Sali Berisha në sulmin e 8 janarit në PD

Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i 'PDR'-së, i pashmangshëm

12 Janar 2022, 09:57| Përditesimi: 12 Janar 2022, 10:00

  • Share

Për t’i marrë zyrën Bashës nuk nevojiten 44 mijë përkrahës të Berishës në oborrin e SHQUP-it. 1000 përkrahës të tij të zjarrtë, të pajisur me mjetet e duhura, mund ta zaptojnë atë zyrë. Por problemi është se, në çastin kyç, ndërhyn fort policia, dhe përkrahësit e zjarrtë përfundojnë tek bregu i Lanës…

Beteja ligjore për t’i marrë vulën Bashës mund të jetë më pak dramatike, por me pak gjasa të ketë sukses për disa vjet. Vendimet e gjykatës së Tiranës mbi dy statutet e depozitura (një i PD-së zyrtare dhe një i Komisionit të Rithemelimit të PD-së) mund të zvarriten me lloj-lloj justifikimesh deri pranverën tjetër. Dhe më pas, vendimet e shkallës së parë mund të apelohen në shkallët më të larta të gjyqësorit…

Pas 15 muajsh, Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të gjendet para një dileme të fortë – ose të regjistrojë zyrtarisht PDR-në (Partia Demokratike e Rithemeluar) për zgjedhjet lokale, ose të zaptojë Kryeministrinë. Por këtë të dytën s’ka gjasa fare ta realizojë, kur edhe SHQUP-in nuk e zapton dot…

Me pak fjalë, e vetmja zgjidhje do të mbetet regjistrimi zyrtari PDR-së para zgjedhjeve lokale, me shpresën se mund të fitojë ca bashki në Veri.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?