Eduard Zaloshnja: Shqiptarët të pakënaquar edhe para skandalit tek spitali onkologjik

29 Qershor, 12:52| Përditesimi: 29 Qershor, 13:00

  • Share

Ndër 115 pyetjet e Barometrit të Sigurisë të CSDG-së (i cili u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe disa pyetje rreth sistemit të shëndetwsisë publike. Një pyetje kishte të bënte me trajtimin e pancientëve në institucionet shëndetësore publike.

Konkretisht pyetja ishte: “A mendoni se mjekët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore publike i trajtojnë pacientët me respekt dhe kujdes?” Dhe ja si u përgjigjën të anketuarit.

Vetëm 21.7% e të anketuarve (që përfaqësojnë rreth 431 mijë banorë 18 vjeç e sipër) ishin të mendimit se mjekët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore publike i trajtojnë pacientët me respekt dhe kujdes. Shumica dërrmuese e të anketuarve (77.7%, që përfaqësojnë rreth 1.55 milionë banorë 18 vjeç e sipër) ishin të mendimit se trajtimi me kujdes e respekt ndodh vetëm ndonjëherë ose asnjëherë.

Do të ishte interesante të pyeteshin të njëjtët të anketuar tani, pas skandalit në spitalin onkologjik!

SHËNIM: Vrojtimi rigoroz statistikor për Barometrin e Sigurisë të CSDG-së u krye në gjithë territorin e vendit nga 34 anketues profesionistë. Kampioni i përzgjedhur u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?