Pavarsisht se disa përkrahës të zjarrtë të mazhorancës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë opozitarë si Berisha e Meta, apo disa përkrahës të zjarrtë të opozitës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë mazhoritarë si Rama e Veliaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtushëm japin një vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot.
Sondazhe të shumta (ndër të cilat edhe Barometri rigoroz i CSDG, i drejtuar nga unë në terren), tregojnë se 65%-70% e banorëve të rritur anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e SPAK-ut.
Ky opinion pozitiv i përhapur gjerësisht për SPAK-un ndër shqiptarët e thjeshtë ka bërë që ata ti drejtohen dyerve të tij për çfarëdo çështje që i shqetëson. Madje në ndonjë rast, edhe me pasoja tragjike vetëvrasje!
Sado besim të ketë krijuar dhe sado efektiv mund të jetë treguar deri më sot SPAK-u, qytetërët e thjeshtë duhet ta kuptojnë se kjo strukturë e posaçme e drejtësisë ka një personel dhe juridiksion të kufizuar. Ajo nuk mund të merret me çdo çështje penale apo civile që shqetëson qytetarët e thjeshtë…
SPAK-u është një strukturë e posaçme që merret me korrupsionin në nivele të larta të politikës dhe me krimin e organizuar. Dhe në këtë fushë, ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme – ish kryeminstra, zv.kryeministra, ministra, kryebashkiakë, deputetë, kryekriminelë janë dërguar e po dërgohen drej burgut.
Për çështjet e tjera, qytetarët duhet t’i drjetohen prokurorive dhe gjykatave të qarqeve!
Po qe se nuk shkojne pas hekurave dy gjigandet e korrupsionit, kryekriminelet dhe kryehajdutet Sali Berisha dhe Ilir Meta, SPAK me mire te shkrihet dhe ne po ikim nga Shqiperia!
PërgjigjuHahaha edhe me kap e fut brenda Saliun e Metën, shqiptarët përsëri do ikin nga Shqipëria se problemet e tyre nuk do zgjidhen veç me futjen e tyne në burg, as me ardhjen e një pushtetari tjetër. Prandaj ik mos rri kot
Ai që u vetëfliju tek Spaku nuk e bëri për besimin që kishte për Spak, por për humbjen e shpresës dhe tregon se Spak është vetëm propagandë e mbështetur nga politika.
Përgjigju