Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë, të gjitha llogaritë nën 'sitën' e 25 prillit

20 Janar 2022, 14:31| Përditesimi: 20 Janar 2022, 14:40

  • Share

Para zgjedhjeve të 25 prillit të vjetshëm, dihej publikisht se deputetët fitues të PSD-së do të votonin për një qeveri të majtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PS-së. Ashtu siç dihej publikisht se deputetët fitues të LSI-së do të votonin për një qeveri të djathtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PD-së.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidatët e Ramës për kryebashkiakë do të shkojnë ta kërkojnë votën pikërisht tek ata zgjedhës që votuan për PS-në ose PSD-në më 25 prill, duke u munduar të sjellin sa më shumë prej tyre në kutitë e votimit. Nga ana tjetër, si kandidatët e Bashës, edhe ata të Berishës e Kryemadhit (këta të dy mund të dalin me lista të përbashkëta), do ta kërkojnë votën tek zgjedhësit që votuan për PD-në ose LSI-në më 25 prill.

Në zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në votim pothuaj gjithmonë pëson firo, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse parlamentare. Sidoqoftë, firoja zakonisht është proporcionale mes kampeve politike. Në mënyrë metaforike, mund të thuhet se përqindjet e ndarjes së picës elektorale i ruajnë pak a shumë proporcionet e regjistruara në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, edhe pse vetë pica elektorale zvogëlohet nga rënia e pjesëmarrjes.

Por në zgjedhjet e 6 marsit do të kemi një veçanti – pjesa e picës elektorale të kampit PD-LSI duket se do të ndahet në dy-tre pjesë. Në tabelën e mëposhtme jepet ndarja në secilën nga 6 bashkitë të picës elektorale mes dy kampeve të zgjedhjeve në 25 prillin e vjetshëm (partitë e vockëla nuk janë përfshirë në tabelë).

 

Përqindjet e dy kampeve më 25 prill        

  • Bashkitë             PS+PSD                              PD+LSI    
  • Durrës                51.5%                                    48.5%      
  • Shkodër              40.4%                                   59.6%      
  • Lushnjë               55.6%                                    44.4%      
  • Dibër                   41.9%                                    58.1%      
  • Vorë                     57.3%                                   42.7%      
  • Rrogozhinë           55.9%                                   44.1%   

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?