Sali Berisha dhe Ilir Meta

Edvin Kulluri: Problemet e vjetra të 'opozitës së re'

30 Tetor 2022, 12:52| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 12:56

  • Share

Salla e Hotel Tiranës dekoruar shndrritshëm 3 ditë më parë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes PD-PL , dominoi lajmet e fundjavës që po lëmë pas. Një shkundje e opinionit që për nga solemniteti dhe optimzmi I Berishës dhe Metës, që  nëse do e nxjerrim nga historia dhe konteksti, rrekej të ngjallte vërtetë optimizëm në rradhët e popullit opozitar. Jo vetëm tek votuesit besnikë të dy partive nënëshkruese por më gjerë se kaq, tek ai 65% e qytetarëve që janë të pakënaqur me qeverisjen sipas dy sondazheve të bera publike në shtator dhe tetor. Vendosmëria dhe pompoziteti I dy kryetarëve të zgjedhur “rishtaz” në krye të PD dhe PL ishin vizualisht të arrirë. Teksti I marrëveshjes po ashtu. Primare, referendume, parlamente vendore. Parime universale demokratike të konfirmuara nga thellësia e traditës më të mirë të demokracive perëndimore. Fotot, deklarata dhe dekori nuk calonin, ndërsa thelbi është një cështje që kërkon për të disatën herë diskutim. Pas imazheve dhe fjalëve të prodhuara në atë sallë qëndron një opinion public që diku entuziazmohet e diku tjetër stepet. të parët entuziazmohen prej vrullit pasionant, të dytët frenojnë për nga arsyeja.

Kjo ndasi mes popullit opozitar vijon të përvijojë historinë elektorale të 9 viteve të fundit. Opozita I largohet dhe I afrohet fitores por nuk arrin ta prekë atë. Sepse të dy pjesët  e elektoratit nuk bashkohen për të tejkaluar numrin e votave që mbledh mazhoranza, me apo pa Metën. Nga humbjet normale të 2013, 2015 e 2021 e deri tek marrëzitë epike të 2017 dhe 2019, e djathta bashkë apo vecmas nga ish LSI nuk ka fituar asnjë garë elektorale. E kjo nevojë uluritëse për rotacion pas 9 vitesh në pushtet të një mazhorance pa bilanc të merituar por me vota të mjaftueshme për të qeverisur, thërret për ndryshim. Të gjithë e thonë, por askush nuk po e ofron. Dhe këtu fillon dhe mbaron fabula opozitare.

Si askund tjetër, sa më shumë “vjetërohen” aktorët opozitarë aq më shumë përbetohen për ‘eliksir rinor’. Jo për nga mosha biologjike, por për nga mosha politike. Përbetimet demokratizuese që vijnë si ofertë e re, po shiten si pemë të rritura në vazo. Si PD ashtu edhe PL sapo kanë dalë nga rikthimet e Berishës e Metës në krye të partive të tyre, a thua së Basha dhe Kryemadhi kanë qënë vërtetë drejtuesit e dy partive. Jo sepse nuk kanë qënë të tillë, por sepse as edhe një ditë nuk I tejkaluan paraardhësit e tyre. Dhe ashtu si pa luftë I dorëzuan selitë e partive pikërisht në duart e atyre që ju a dhuruan. Pa garë, pa debat, pa mbajtur përgjegjësi por thjeshtë si dy të penduar që nuk e di askush ku janë dhe cfarë po bëjnë. Dhe ja ku jemi, kthim në të shkuarën më shikim nga e ardhmja!!!


Sikur Berisha dhe Meta pavarësisht nga vitet e tyre në politikë të kishin qënë koherentë dhe seriozë në vitet e dështimeve spektakolare 2017-2021, mbase mund të ngjallnin optimizëm. Por në fakt janë po aq përgjegjës sa Basha dhe Kryemadhi për humbjet seriale. Berisha duke heshtur e luajtur kukamshefti me dështimet e lidershipit të PD, ndërsa Meta hapa-dollapa me dekretet absurde të zgjedhjeve vendore të 2019 e akoma më keq, të dy e përjashtuan veten nga përgjegjësia e humbjes së paralajmëruyar të 25 prillit megjithëse ishin të përfshirë kokë e këmbë në fushatën elektorale.

Por ka dhë një problem tjetër që rëndon mbi pamundësinë e “rilindjes” së këtij binomi opozitar. Humbja e zgjedhjeve të 2013 nga PD dhe largimi I beftë I LSI nga koalicioni I atëhershëm, ende nuk kanë një përgjigje. A mundet dikush që ka humbur 9 vite më parë dhe dikush tjetër që ndërroi llogore pa asnjë shpjegim, të riciftohen me kaq delirësi 9 vite më vonë?! Kësaj pyetje nuk I jep dot përgjigje as ndricimi  vezullues e as rreshtimi I flamujve në sallen mondane ku u nënshkrua marrëveshja e re.

Por ka dhe një “por’ tjetër për të cilën elektorati racional nuk merr dot përgjigje. PD është e përcarë dhe e trullosur keq nga c’ka nisi në 9 shtatorin e “foltores’ dhe u bitis në 8 janar e 6 mars. Një opozitë e përcarë nuk përcjell besim dhe optimizëm, jo sepse Alibej & co gëzojnë popullaritet, por sepse në politikë perceptimi vlen më shumë se gjithcka. Dhe më tej akoma, perceptimi I drejtë është se Berisha nuk u rebelua ndaj Bashës për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme, por vetëm për shkak të pezullimit të tij nga grupi parlamentar I PD! Dhe këtu diskutimi moral peshon më shumë sesa pragmatizmi I skajshëm I Berishës dhe Metës.

Votat që mund të prodhojnë Berisha-Meta janë një e panjohur. Askush nuk e njeh të ardhmen. Dhe mbase dyshimet I kapërcen nevoja për ndryshim e kërkuar me këmbëngulje nga kënetëzimi I mazhorancës. Por mbase pjesa skeptike e popullit opozitar kërkon ndryshim në opozitë po aq sa kërkon në qeverisje! E nëse është kështu, sic në fakt tregojnë dy sondazhet e deritanishme, vota e shumicës do ndjekë shprehjen epike tiranase “qorr për qorr, e kam ne oborr”!

Ndryshimi I qeverisjes nuk është cështje emrash por filozofie. Oferta mediokër “e së keqes më të vogël’ nuk po ngjall optimimizëm. Ndaj deja-vu e gogolit në pushtet përballë gogolëve ne opozitë sic përshkruajnë njëri-tjetrin palët në garë, si rregull nxjerr fitues gogolin në pushtet. Pa u zgjidhur problemet e vjetra të opozitës nuk mund të ketë ofertë të re për shqiparët. Dhe këtu nuk flitet për militatnët e thekur por për votuesit që e peshojnë mirë rëndësinë e votës, pa të cilët firorja e opozitës është e pamundur.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 30/10/2022 19:07

    Nusja e re me brime te vjeter.

    Përgjigju
  • O zej: 30/10/2022 16:08

    Berisha dhe Metab alternative e zorres trashe, sepse produkt i saj jane…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?