Berisha dhe Alibeaj

Edvin Kulluri: Pyetjet që lindin natyrshëm të nesërmen e vendimit të Apelit, kush e drejton Partinë Demokratike?

4 Mars 2023, 10:02| Përditesimi: 4 Mars 2023, 10:04

  • Share

Pyetjet që lindin natyrshëm të nesërmen e vendimit te Gjykatës së Apelit: kush e drejton Partinë Demokratike? Kuvendi i 11 dhjetorit nuk u legjitimua nga Gjykata e Apelit, qe domethënë se Berisha nuk e regjistron dot PD ne KQZ! Basha ka dhëne dorëheqjen publikisht por nuk e ka depozituar ne regjistrin e partive politike ne Gjykatën e Shkalles se Pare Tirane! Alibeaj është shpallur kryetar nga Bardhi ne shkelje te Statutit te PD pasi nuk është votuar ne Këshillin Kombëtar ne mungese te Kryetarit Basha!

Po kryesia cila është? Po Këshilli Kombëtar a mblidhet dot te marre vendime për listën e kandidateve për kryetare bashkie dhe këshillat bashkiake? Do kandidohen ata qe kane dale nga primaret, apo kandidatet qe prezanton Alibeaj pa asnjë vendim institucionesh te Partisë Demokratike?

Dhe mbi te gjitha kush do ti përgjigjet këtyre pyetjeve?

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muzaka i Ri: 04/03/2023 10:48

    Po mire konstatimi po zgjidhja, zgjidhja kush eshte sipas teje nuk na the.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?