Efektet e mesazhit të Edi Ramës për Gjukanoviçin

27 Gusht 2020, 21:24| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 21:25

  • Share

Deri sa Edi Rama nuk dërgoi një mesazh në shqip për të votuar listën shqiptare në Mal të Zi, efekti i videos të shpërndarë dje ishte mjaft i polarizuar.

Edhe pse përkrahte hapur partinë e Milo Gjukanoviçit, DPS, mesazh që e kishte dhënë në një fjalim të studiuar në shqip, pak malazezçe dhe anglisht, si presidenti i Malit të Zi, ashtu dhe kryeministri i tij, Dushko Markoviç, nuk e shpërndanë në faqen e tyre.

Arsyeja: Qarqet nacionaliste nisën ta përdorin mbështetjen e Ramës si një mesazh nacionalist shqiptar antisllav, dhe rrjetet sociale e protalet pro serbe e pro ruse e bënë atë viral, ku mbizotëronin komentet e rënda ndaj kryeministrit shqiptar.

Një gazetar malazez, Alekandër Radoviç, e shikon mesazhin e Ramës si tipik qytetar, europian dhe ai mendon se ka pasur efekt.

“Rama shpesh përbën lajm nga veshjet e tij, apo nga mesazhet kontroversiale, por faktikisht mesazhi qe direkt, i hapur dhe mjaft i qartë.

Natyrisht që qarqet e lidhura me Kishën Serbe e kanë sulmuar.

Pati edhe hezitim na DPS që ta tregojnë si suport, por fakt është që kryeministri i Shqipërisë dje theu rrjetin, e kjo nuk eshtë pak.

E çau as me sharje si ndonjë person i çakërdisur, e as si një politikan populist, por me një mesazh proeuropianist.

Po pse pak është kjo”, thotë Aleksandri pas pyetjes së Shqip.

Megjithatë fakt është se mjaft politikanë shqiptarë në Mal të Zi ishin të pavendosur për të folur.

Ne ju drejtuam disave pyetje për këtë mesazh dhe nuk donin të shpreheshin, por pas mesazhit të sotëm për listën shqiptare, gjithçka ndryshoi.

Në fakt ka një sjellje jo shumë të elaboruar nga Tirana zyrtare për zgjedhjet në Mal të Zi.

Kjo sepse Lista Shqiptare maksimumi mund të marrë 2 ose 3 deputetë, kur në të kaluarën shqiptarët kanë pasur edhe katër e kanë luftuar për të pestin.

Kjo ngase ka një numër banorësh shqiptarë që votojnë edhe partinë e Gjukanoviçit, por edhe partitë e opozitës.

E tek opozita, shumë, po shumë laramane, është edhe një shqiptar, një djalosh i ri nga Ulqini, Dritan Abazoviç, i cili drejton listën Bardh e Zi.

Një listë qytetare, anti-Gjukanoviç, por që ndryshe nga opozita filoruse, është pro NATO-s dhe pro hyrjes në BE.

Madje një numër eurodeputetësh kanë firmosur për të mbështetur listën e Dritanit nga Ulqini.

E sulmojnë disa pasi nuk ka një parti etnike dhe që është aleuar edhe me grupe pro-serbe, por mesazhi i lëvizjes së Dritanit është qytetar jo etnik dhe për një shtet të të gjithëve.

Shqiptarët në Mal të ZI përbëjnë një pjësë të vogël, janë rreth 31 mijë banorë 5% të numrit të përgjithshëm, por shumë të rëndësishëm.

Në referendumin e pavarësisë në 2006-n ishin determinantë.

Shqiptarët kryesisht jetojnë në Ulqin e fshatrat përreth dhe në Tuz e rrethina, kurse zonat e vjetra shqiptare si Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Kraja, Dobrovoda, Shpuza etj, fatkeqësisht janë asimiluar.

Tivari një nga qytetet më të rëndësishme të Malit të Zi, një qytet që ka qenë thuajse i tëri shqiptar, sot i numëron me gishta.

Megjithatë ka një katedrale e Ipeshvni shumë të rëndësishme, edhe më shumë se numerike.

Por edhe aspekti religjoz luan rol dhe ka zëra brenda këtyre zhvillimeve që trazojnë ujërat, natyrisht të nxitur nga qarqe të pushtetit.

E këto Tirana nuk i di fare, ose bën sikur s’i di.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ulqinaku: 28/08/2020 08:10

    Zoti Edi Rama mir ka thene qe te votohet Milo Gjukanoviçi jo fashistet Serb qe jane ne opozite!sikur te vine serbet ne pushtet ne Mal te Zi dote destabilizohet vendi mumd te kemi edhe ne pasoja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?