Pep Guardiola

'Ej luajtëm në Bernabeu', Pep Guardiola këshilla Perezit: Stadiumi i shkëlqyer, bëni diçka për barin

10 Prill, 19:27| Përditesimi: 10 Prill, 19:29

  • Share

Real Madrid dhe Manchester City barazuan 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League. Në "Bernabeu" dy skuadrat dhuruan spektakël dhe lanë gjithçka të hapur për kalimin më tej në ndeshjen e kthimit pas një jave në "Etihad".

Pas ndeshjes për mediet Pep Guardiola tha se rezultati ishte i mirë, pasi po luanin në "Bernabeu". I pyetur nga gazetarët për lojën jo dominuese, spanjolli tha se ishin duke luajtur kundër Realit.

"Madridi është gjithmonë i veçantë. Ne morëm epërsinë, por nuk ka mbaruar kurrë këtu. Ne e pranojmë rezultatin, javën tjetër do të luajmë në një stadium plot, tifozët do të na ndihmojnë. Pse nuk e mbajtëm epërsinë? Është në rregull, miku im, ky është Bernabeu. Ne shënuam tre gola këtu, është mirë, është një rezultat i mirë për ne, kjo është e sigurt. Reali është i fortë, nuk është shaka", tha Guardiola.

Trajneri i Cityt më pas tha se i pëlqeu stadiumi i ri "Bernabeu", paçka se dëshironte të luante me qiellin mbi kokë dhe jo me çatinë mbyllur. Veç saj Pep kishte kritika për gjendjen e barit.

"Më pëlqen pamja e qiellit, por fakti është se stadiumi është i bukur. Tani ata vetëm duhet të bëjnë diçka me barin. Florentino Perez duhet të sigurohet që Real Madrid të luajë në një fushë të mirë si gjithmonë. Mos harroni, ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Kur luaja vetë në Bernabeu, fusha ishte gjithmonë si një tapet. Epo, nuk kam asnjë dyshim se ata do ta rregullojnë fushën", tha Guardiola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?