Foto ilustruese

Ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rritet me 3.8%, Banka Botërore: Variantet e reja po shtojnë pasigurinë

11 Janar 2022, 20:10| Përditesimi: 11 Janar 2022, 20:21

  • Share

Pas një rritje të shpejtë në vitin e kaluar, ekonomia e vendit pritet të ketë një rritje më të ngadaltë gjatë këtij viti. Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3.8%, nga 7.2% që janë pritshmëritë për vitin që lamë pas.

Sipas raportit rritja ekonomike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nxitet më tej nga reformat që do të ndërmerren për anëtarësimin në BE. 

“Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të e moderuar në 4.1% 2022 dhe 3.8% në vitin 2023. Rimëkëmbja pritet të humbasë vrullin ndërsa besimi është dëmtuar nga pasiguria në rritje e politikave, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë. Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të nxitet duke përshpejtuar reformat strukturore në përgatitje për anëtarësimin në BE”, thuhet në raportin e Bankës Botërore. 

Sipas raportit, rritja në afatin e mesëm e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut mund të nxitet nga përshpejtimi i reformave strukturore në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që ky proces nuk shtyhet më tej.

Rreziqet e ekonomive që listohen në raportin e Bankës Botërore kanë të bëjnë me variantin Omicron, me rritjen e çmimeve, me uljen e prodhimit global, rritje të pabarazive apo thellim të mëtejshëm të varfërisë. 

“Rreziqe të ndryshme negative po turbullojnë perspektivën, duke përfshirë ndërprerjet ekonomike të njëkohshme të drejtuara nga Omicron, pengesat e mëtejshme të ofertës, rritje inflacionit”, thuhet ndër të tjera në raport.

(Klikoni këtu për të parë dokumentin)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?