Kronikë

Ekskluzive/ Shpejtësia skëterrë i preu jetën në mes 20-vjeçarëve, sekondat e fundit të 2 të rinjve! Report Tv siguron pamjet e aksident tragjik në Shkodër

19 Maj 2021, 09:21| Përditesimi: 19 Maj 2021, 12:29

  • Share

Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç,  humbën jetën tragjikisht dje në një aksident të rëndë në rrugën rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Report Tv ka siguruar videon e aksidentit, ku duket qarte punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, i cili tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kuka, dhe Eglis Delaj  ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Foto nga momenti i aksidentit

 

1621409094_1621340581SERXHOKUKA.jpg
 
Dy viktimat e aksidentit

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirane: 19/05/2021 20:14

    Te gjitha bashke

    Përgjigju
  • Durres: 19/05/2021 09:35

    Qofshin te xhenetit dhe zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve po eshte e pabesushme sa budallenj ka ne Shqiperi, o ne timon o me arme neper xhiro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?