Ekskluzive/ 79 zyrtarët e verifikuar për spiunazh nga Meta tek Ballanca

13 Prill 2019, 07:36| Përditesimi: 13 Prill 2019, 16:32

  • Share

Funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar janë verifikuar gjatë vitit 2018 nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nëse janë implikuar në veprimtarinë e ish-Sigurimit, në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale.

Në raportin për veprimtarinë vjetore, komisioni i hapjes së dosjeve, sqaron se gjatë vitit 2018, janë verifikuar lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit presidenti i Republikës, Ilir Meta, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshëm, Arta Marku. Po gjatë vitit 2018, komisioni i hapjes së dosjeve ka verifikuar anëtarët e Akademisë së Shkencave, konkretisht Skënder Gjinushi, Rexhep Mejdani, Aurela Anastasi, Anastas Angjeli, Kosta Barjaba, Apollon Baçe, Gudar Beqiraj, Floresha Dado, Artan Fuga, Fatos Kongoli, Beqir Meta, Petraq Petro, Xhevahir Spahiu etj. Gjithashtu janë verifikuar të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjeneralët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në raportin e depozituar në Kuvend, nuk jep të dhëna mbi rezultatin e verifikimit të pastërtisë së figurës. Megjithatë, Autoriteti thotë se gjatë dy viteve të fundit, ka zbuluar 30 kandidatë dhe zyrtarë në dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit. Inicialet e personave në fjalë nuk përputhen me funksionarët e lartë të shtetit, të renditur në listën e mëposhtme, çka do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e zbuluar u përkasin niveleve më të ulëta të administratës shtetërore. Ndërkaq, vetëm një numër i ulët deputetësh janë verifikuar për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Vetëm katër deputetë janë verifikuar me kërkesë të tyre, mes të cilëve është edhe deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD, pasi refuzoi të ‘digjte’ mandatin. Të katër deputetët kanë rezultuar të pastër.

Funksionarët e verifikuar për lidhje të mundshme me ish-Sigurimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, Arta Marku

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bardhyl Kollçaku

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Albert Mullai

Genta Tafa (Bungo), kryetare e KPK

Alma Faskaj, anëtare e KPK

Brunilda Bekteshi (Vasha), KPK

Etleda Çiftja, anëtare e KPK

Firdes Shuli, anëtare e KPK

Lulzim Hamitaj, anëtar i KPK

Olsi Komici, anëtar i KPK

Pamela Qirko, anëtare e KPK

Roland Ilia, anëtar i KPK

Suela Zhegu, anëtare e KPK

Valbona Sanxhaktari, anëtare e KPK

Xhensila Pine, anëtare e KPK

Natasha Mulaj, kryetare e KPA

Albana Shtylla, gjyqtare në KPA

Ardian Hajdari, gjyqtar në KPA

Ina Rama, gjyqtare në KPA

Luan Daci, gjyqtare në KPA

Rezarta Schuetz, gjyqtare në KPA

Sokol Çomo, gjyqtar në KPA

Naureda Llagami, kryetare e KLGJ

Maksim Qoku, nënkryetar i KLGJ

Fatmira Luli, anëtare e KLGJ

Medi Bici, anëtar i KLGJ

Brunilda Kadi, anëtare e KLGJ

Brikena Ukperaj, anëtare e KLGJ

Erjon Muharremaj, anëtar i KLGJ

Marçela Shehu, anëtare e KLGJ

Alban Toro, anëtar i KLGJ

Ilir Toska, anëtar i KLGJ

Dritan Hallunaj, anëtar i KLGJ

Gent Ibrahimi, kryetar i KLP

Kostaq Beluri, anëtar i KLP

Gentian Osmanaj, anëtar i KLP

Bujar Sheshi, anëtar i KLP

Antoneta Sevdari, anëtare e KLP

Besnik Cani, anëtar i KLP

Arben Dollapaj, anëtar i KLP

Tartar Bazaj, anëtar i KLP

Nurihan Seiti Metaj, anëtare e KLP

Sandër Beci, anëtar i KLP

Alfred Balla, anëtar i KLP

Aurela Anastasi, Akademia e Shkencave

Anastas Angjeli, Akademia e Shkencave

Kosta Barjaba, Akademia e Shkencave

Apollon Baçe, Akademia e Shkencave

Gudar Beqiraj, Akademia e Shkencave

Salvator Bushati, Akademia e Shkencave

Floresha Dado, Akademia e Shkencave

Albert Doja, Akademia e Shkencave

Neki Frashëri, Akademia e Shkencave

Artan Fuga, Akademia e Shkencave

Nazim Gruda, Akademia e Shkencave

Skënder Gjinushi, Akademia e Shkencave

Jorgaq Kaçani, Akademia e Shkencave

Adnan Kastrati, Akademia e Shkencave

Anesti Kondili, Akademia e Shkencave

Efigjeni Kongjika, Akademia e Shkencave

Fatos Kongoli, Akademia e Shkencave

Rexhep Mejdani, Akademia e Shkencave

Arben Merkoçi, Akademia e Shkencave

Beqir Meta, Akademia e Shkencave

Petraq Petro, Akademia e Shkencave

Edmond Pinguli, Akademia e Shkencave

Bashkim Resuli, Akademia e Shkencave

Xhevahir Spahiu, Akademia e Shkencave

Vasil. S Tole, Akademia e Shkencave

Jani Vangjeli, Akademia e Shkencave

Marenglen Verli, Akademia e Shkencave

Floran Vila, Akademia e Shkencave

Klement Zguri, kryetar i KQZ

Denar Biba, zëvendëskryetar i KQZ

Edlira Jorgaqi, anëtare e KQZ

Rezarta Bitri, anëtare e KQZ

Bledar Skënderi, anëtar i KQZ

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arben: 14/04/2019 13:02

    Po gjyqtari qe u emerua vjet ne Strasburg Darian Pavli nuk qenka kontrolluar? Qeveria i tha Asamblese PArlamentare qe do kontrollohen kandidatet e Strasburgut?

    Përgjigju
  • Vbj: 13/04/2019 17:44

    E para, kopilat e nivelit larte i kane sistemuar te tyret, e dyta po spiuneve te sherbimeve te huaja si do ua gjejme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?