Ekskluzive/ Aktet e Ardian Dvoranit kundër korrupsionit dhe krimit që u vlerësuan nga SHBA, votoi kundër Lul Berishës, Ilir Metës dhe kërkoi ndëshkimin e Sali Berishës

24 Shkurt 2021, 18:01| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 21:31

  • Share

Shpallja e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit, vijon të prodhojë reagime dhe polemika në Tiranë. Ditën e djeshme Ilir Meta e cilësoi si ‘mafie ndërkombëtare’ vlerësimin e Dvoranit nga DASH, ndërsa sot e krahasoi Dvoranin me fletët e lavdërimit të Partisë së Punës. Nga ana tjetër, aleati i tij, Sali Berisha, ka hedhur në sulm dhëndrin Jamarbër Malltezin, i cili shpërtheu në ofendime ndaj gjyqtarit dhe DASH. Po cilat janë aktet e Ardian Dvoranit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për të cilat u vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit?! Veprimtaria e Dvoranit si gjyqtar përkon me detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë nga data 17 shkurt 2005 deri në 11 qershor 2020, ku u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të dyshimtë dhe me kërkesë të Ilir Metës.

1. Konfirmimi i korrupsionit të Metës në videon me Priftin

Nuk ka dyshim se një nga kulmet e betejës së Ardian Dvoranit në luftën kundër korrupsionit, është rezistenca e tij, në janar të vitit 2012, për t’u dorëzuar përballë presionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të votuar pro pafajësisë së Metës, për të cilin prokuroria kërkonte dënimin me dy vite burg për korrupsion. Ardian Dvorani, i cili ishte kryesues i turpit gjykues, u pozicionua kundër manovrës, ku u rrëzua ekspertiza ndërkombëtare që shpallte autentike videon Meta-Prifti si dhe caktimit të tre ekspertëve shqiptarë, të cilët e shpallën videon montazh, ashtu siç donte Meta. Në 15 janar 2012, një ditë para vendimit, Sali Berisha dhe Ilir Meta u shfaqën në një darkë tek shtëpia e Metës, duke i dhënë një mesazh të qartë trupit gjykues.

Dhe anëtarët e trupit gjykues Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, e morën mesazhin, duke shpallur Metën të pafajshëm. Që të katër gjyqtarët ishin emëruar nga Sali Berisha në Gjykatën e Lartë dhe çuditërisht asnjëri prej tyre sot nuk është pjesë e drejtësisë për shkak të ligjit të Vetingut. I vetmi që nuk iu nënshtruar presionit politik ishte Ardian Dvorani, i cili përmes një mendimi paralel, argumentoi se pse nuk duhej rrëzuar ekspertiza e ekspertëve të huaj, të kontraktuar nga Prokuroria, të cilët e shpallën videon të vërtetë. Nëse ekspertiza e huaj nuk do të rrëzohej, Ilir Meta rrezikonte të dënohej, pasi videoja ishte prova e korrupsionit.

Por ky qëndrim do t’i kushtonte shumë Ardian Dvoranit, i cili u shpall ‘armik’ nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për 11 vjet me radhë, Dvorani do të ishte në shënjestrën e sulmeve të dyshes Berisha-Meta. Sulmet e Metës ndaj Dvoranit u intensifikuan me akuza, kallëzime penale, shantazhe, montazhe dhe kërcënime në dhjetor të 2019, ku Meta akuzonte Dvoranin se po i merrte kompetencat e emërimit të anëtarëve në Gjykatës Kushtetuese.

4. Ardian Dvorani votoi pro procedimit penal të Sali Berishës

Ardian Dvorani ka votuar pro procedimit penal të Sali Berishës për shpifje ndaj Aneta Ramës, nënës së Edi Ramës. Në maj të vitit 2010, anëtarët e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani,Ardian Nuni dhe Andi Çeliku rrëzuan kërkesën e nënës së Edi Ramës për procedimin e Berishës. Kundër shpëtimit të Berishës kanë votuar Ardian Dvorani dhe Majlinda Andrea. Sipas Dvoranit, “Kolegji Penal duhet të kishte vendosur kërkimin e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë për procedimin penal për këtë vepër penale të shtetasit Sali Berisha, deputet dhe Kryeministër, bazuar në nenin 141 të Kushtetutës dhe nenet 75/b/2 e 288 të Kodit të Procedurës Penale, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në themel të akuzës private të paraqitur në kërkesën për gjykimin e së dëmtuarës akuzuese Aneta Rama”. Gjithashtu, po në maj të vitit 2010, Dvorani ishte i vetmi që kërkoi procedimin e Berishës për akuza ndaj Artan Dulakut.

3. Ardian Dvorani votoi që Lulëzim Berisha të dënohej me burgim të përjetshëm

Ardian Dvorani ka luftuar që kreu i ish-bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, të mos dilte nga burgu. Drejtësia shqiptare liroi nga burgu Lulzim Berishën në vitin 2016, 5 vite para afatit. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Berisha u lirua nga tre gjyqtarë të Apelit në Durrës, por në fakt dyert e burgu ia hapi Gjykata e Lartë në vitin 2014, duke i hequr dënimin me burgim të përjetshëm. Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë dhe e dytë e krimeve të rënda, për vrasjen e Dritan Sallakut, Marsel Sotirit, Eduart Ongarit, Arjan Pajës, Viktor Currit, vrasjen e mbetur në tentativë të Ilir Nelajt dhe Agim Rexhepit, si dhe për të krijimin e organizatës kriminale etj.

Në korrik të vitit 2014, trupi gjykues i përbërë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli i hoqën burgun për jetë Lulëzim Berishës, duke e dënuar me 25 vite burg. Ardian Dvorani dhe Admir Thanza kanë votuar kundër heqjes së dënimit për jetë. “Si përfundim i këtij arsyetimi ligjor, duke qenë se mbi provat e çmuara dhe rrethanat e pranuara si të vërtetuara prej tyre, gjykatat e faktit i kanë dënuar të gjykuarit Lulëzim Berisha dhe Indrit Taullai për secilën nga veprat e vrasjes me paramendim të kryer prej tyre, me masa të ndryshme burgimi dhe me burgim të përjetshëm, konkludojmë se ato gjykata me të drejtë në bashkim të dënimeve i kanë dënuar këta të gjykuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në arsyetimin e vendimit nga Dvorani dhe Thanza.

4. “E përzgjedhura e Metës në Kushtetuese Marsida Xhaferllari s’ka moral”

Në tetor 2019, Ardian Dvorani dhe Arta Marku ishin të vetmit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët kanë vlerësuar me zero pikë Marsida Xhaferllarin, sa i takon me integritetit moral dhe etik. Xhaferllari, ish-avokate e qeverisë Ë dhe bashkëpunëtore e Metës në KLD, ishte kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse e renditur nga KED jashtë listës fituese, Meta e emëroi Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, në vend të Arta Vorpsit, e cila sipas ligjit ishte zgjedhur automatikisht anëtare e kësaj gjykate. Xhaferllari nuk kishte kaluar as procesin e Vetingut. Për të vlerësuar Marsida Xhaferllarin me zero pikë Dvorani ishte bazuar në një raport të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, i cili ngrinte dyshime për përfshirje të kandidates në një praktikë korruptive. 

5. Ardian Dvorani votoi kundër daljes nga burgu të Mark Frrokut

Në vitin 2015, Ardian Dvorani ka votuar kundër kërkesë e ish-deputeti Mark Frroku, për heqjen e masës së sigurimit “Arrest në Burg” dhe vendosjen e masës sigurimit « Arrest në shtëpi». Frroku akuzohej nga prokuroria për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Po gjatë vitit 2015, Dvorani ka votuar kundër edhe disa kërkesave të Mark Frrokut, i cili synonte të godiste vendimet e gjykatave dhe prokurorisë kundër tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 25/02/2021 06:49

    Nuk eshte aq i paster, ndoshta leke nuk merrte, por nuk eshte i drejte sa trumbetohet, e njoh nga afer..

    Përgjigju
  • Salonika: 24/02/2021 21:07

    Bravo te qofte o Dvoran. Futi ne burg qelbesirat dhe pastaj do te te ngreme nje monument. Njerezit me te urryer ne Shqiperi jane meta dhe berisha. Ndyresirat qe jane pasuruar ne kurriz te ketij populli. Do tju vije dita o plehra perballe drejtesise. Nuk harrojme ckeni bere keto 30 vjet. Tani nuk ju degjon me njeri, vetem fisi dhe ata qe ju keni dhene ndonje kocke per te lepire. Do vij te votoj bashke me te tjere nga jashte vendit vetem e vetem qe tju shikoj ju o bajga ne burg. Rrofshin intelektualet qe luftojne me keto hiena.

    Përgjigju
  • Luani: 24/02/2021 20:50

    Dvorani eshte gjyqtar Europe, jo pazarexhi Drejtesie. Sa mire do te qe qe te kishim sa me shume Dvoraner!Respekte SHBA qe vazhdon te inkurajoje Drejtesine shqiptare!

    Përgjigju
  • Tami: 24/02/2021 20:45

    Gazetari Doci shume kurajoz dhe analiza perfekte. Ju lexoj sa here shikoj shkrimet tuaja. Respekt

    Përgjigju
  • vetingu: 24/02/2021 19:31

    ketij gazetarit te pavarur nga mazhoranca duhet ti tregoj dikush kur shkruan se vetingu qe beri Dvoranin hero hoqi nga puna kot gjyqtaret e prokuroret qe denuan kete Lul Berishen. pastaj te na shkruaj per heronjte e ps

    Përgjigju
  • JamKushJam: 24/02/2021 19:19

    Bukur fort, po normal dihet qe Dvorani eshte i pavarur jo si Sala, Lulka, Mona dhe Likja qe jan te varur nga leket!!!!!

    Përgjigju
  • Falcon-ja Albanese: 24/02/2021 19:04

    Ky qenka nje trim dhe hero i vertet! Isha vetem kureshtar te dija se perse ky Trimi alla Albanese i bie vetem nje krahu politik? Valle nuk ka gjetur gje nga Rilindiotet? Apo krimi dhe korrupsioni ne Cepanistan eshte i vetem nje krahu politik! Boll me keto pallavra se heronjte e vertet te Shqiperise i perkasin epokave te tjera!

    Përgjigju
    • Arberia: 24/02/2021 22:25

      Po pse o Falcone na e prish imazhin! Lere tani, ai mori goxha dekllarate nga Vashingtoni! Lere tani. Pse i bie nje krahu thote, po sepse atij krahut tjeter vetem Dvorani i mbeti nga spastrimi qe i beri Berisha deri ne 2013 Gjykates se larte dhe kushtetuese. Meqe V-Rroma nuk kishte durim te priste i futi nje rrenaforme duke e cuar me prokurori e gjykata per lesh. Dhe...mbajti nje gjyqtar ne te larten, ate te krahut te tij. Ca problemi ka! Ia kishte borxh ambasada e jamerikes nje cmim te tille: rrezimi i Kurtit dhe kufijte e Kosoves, prrallat me iranianet terrorriste etj. Keshtu behen keto pune mor plak.

  • BenTironci: 24/02/2021 18:55

    Ja kush eshte gjyqtari me integritet ndaj ju djeg bytha Metes Berishes & CO

    Përgjigju
  • vjosa: 24/02/2021 18:43

    BRAVO DVORANI,,,FUTI BRENDA KET DY KERMA TE QELBURA,,SALI --METEN....POPULLI I DO TE VARUR KETA PLEHRA....

    Përgjigju
    • Kujtim: 24/02/2021 23:06

      Kur degjoj per njerez te tille shpresoj se ka drite ne fund te tunelit sepse lukunia e ujqerve eshte shume e madhe ju pershendes Dvoran vazhdo te na japesh shprese Respekt per Ju

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?