Sali Berisha dhe artikulli i 'RD' për UÇK në 11 prill 1999, në kulmin e luftës

Ekskluzive / Akuzat e Sali Berishës ndaj UÇK: Bandë komuniste, marksistë, hajdutë fondesh dhe e lidhur me njerëzit e Millosheviçit, Thaçi si Enveri    

20 Nëntor 2020, 12:00| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 17:17

  • Share

Teksa figura e Lulzim Bashës është veshur tashmë me hije dyshimi sa i takon veprimtarisë së tij kundër UÇK-së pas luftës në Kosovë, ish-kryeministri Sali Berisha tha një ditë më parë se marrëdhënien e tij me UÇK kanë qenë të shkëlqyera dhe se ka pasur raporte miqësore me Hashim Thaçin, drejtuesin politik të ushtrisë. Por, Shqiptarja.com sjell sot qëndrime ekskluzive, dëshmi dhe një pjesë të fushatës së Sali Berishës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj, sidomos ndaj Hashim Thaçit, pikërisht gjatë ditëve dhe javëve dramatike, ku UÇK po luftonte me ushtrinë e Millosheviçit.

Fushata e sulmeve, gjatë periudhës janar-maj 1999, konfirmon se Sali Berisha ka qenë një nga kundërshtarët më të vendosur të UÇK-së, në kuadër të planit të tij për diktuar pushtetin në duart e Ibrahim Rugovës dhe të kryeministrit të vetëshpallur në ekzil, Bujar Bukoshi. 

Qëndrimi dhe raporti i vërtetë i Sali Berishës me UÇK-në reflektohet në Gazetën ‘Rilindja Demokratike’, organ zyrtar i Partisë Demokratike dhe praktikisht zëri i Berishës. Herë duke dalë vetë në skenë personalisht dhe herë përmes të besuarave të tij, Berisha e konsideronte UÇK-në bandë komuniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë, i akuzonte për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden dhe si lojë e njerëzve të Millosheviçit dhe UDB-së. Berisha nuk e njihte qeverinë e krijuar drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës, por vetëm Presidentin Rugova dhe qeverinë e Bukoshit në arrati. 

Në 4 prill 1999. Genc Pollo dhe Arjan Starova sulmojnë në gazetën ‘RD’, Hashim Thaçin, drejtuesin politik të UÇK, teksa në Kosovë zhvilloheshin beteja të përgjakshme. Dy ditë më vonë, në 6 prill 1999, Edi Paloka shkruan në ‘RD’ se krijimi i qeverisë ‘Thaçi’ “po i shkakton çështjes kombëtare jo më pak dëme se sa po i shkakton Millosheviçi... UÇK është ushtri e Kosovës dhe jo e ushtarëve të kuq”. Pas këtyre sulmeve fshihej Berisha, i cili kishte sulmuar edhe marrëveshjen e Rambujesë, pikërisht për shkak të prezencës të drejtuesve të UÇK si palë negociatore që përfaqësonte Kosovën. 

Në 8 prill 1999, në gazetën që kontrollohej nga Berisha, qeveria e formuar nga drejtuesit e UÇK konsiderohej një bandë e sajuar nga njerëzit e Milloshviçit në Tiranë.  “Qeveria e fantazmave të Kosovës, krijuar në një pej zyrave të qeverisë në Tiranë, prej disa ditësh po tund flamujt e një marrëveshje politike. Mirëpo asnjë prej ‘ofiqarëve’ të Kosovës nuk ka publikuar tekstin dhe thelbin e asaj marrëveshje që qenka arritur në Rambuje. Njerëz të njohur të Beogradit në Tiranë si Neritan Ceka, Sabri Godo, Fatos Klosi, Spartak Braho etj., i kushtuan të njëtën rëndësi qeverisë fantazmë të Kosovës paralelisht me linçimin e Preisidentit Rugova... Sidromi i qeverisë së bandave u shfaq në momentin me të keq për Kosovën”, thuhet në artikull. 

Po në 8 prill 1999, Sali Berisha akuzon qeverinë socialiste në Shqipëri, krerët dhe UÇK dhe Beogradin për sulme ndaj Rugovës. Në 11 prill 1999, kryeartikulli i gazetës ‘RD’ i konsideron njerëzit e UÇK si marksistë. Në artikull, thuhet se nderimi me grusht i komunistëve është simbol i qeverisë së Hashim Thaçit. Sipas gazetës së Berishës, UÇK arrestonte ata që nuk nderonin me grusht, ndërsa akuzohej ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, se po mbështeste Thaçin. 

Teksa Millosheviçi po kapitullonte dhe roli i UÇK ishte i padiskutueshëm, Berisha intensifikon sulmet, duke akuzuar drejtuesit e UÇK-së për vjedhje fondesh dhe për financime të dyshimta. Berisha vijonte të mos njihte qeverinë e Hashim Thaçit, duke e konsideruar si një bandë e diktuar nga të besuarit e Beogradit në Tiranë. 

Në 18 maj 1999, Berisha jep një intervistë, e cila është siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com dhe Report Tv. Berisha pyetet për një përcaktim që i kishte bërë më parë UÇK-së në gazetën ‘The Time’, duke e quajtur “një grumbullim të bandave rivale të paafta, të pajisura keq dhe të stërvitura”. Duke zbutur qëndrimin Berisha thotë se këtë intervistë së ka denoncuar pajisjet e dobëta që autoritetet shqiptare u japin luftëtarëve të UÇK-së. 

“Tendencat për të vendosur komisarë është e gabuar. Ka mungesë ushtarakësh dhe oficerësh. Nuk kam pasur një koncept të tillë. Ka pasur të tjerë që në televizione të huaja janë shprehur në këë mënyrë”, thotë Berisha. 

Por, gazetarja e pyet Berishën se nga kjo deklaratë ka ardhur edhe reagimi i UÇK-së. Megjithatë, Berisha thotë se nuk impresionohet nga ky reagim. Berisha thotë se mbi 80 e luftëtarëve të UÇK-së janë sipas tij ish-anëtarë të LDK, partisë së Rugovës. Me këtë qëndrim konfirmon se Berisha e mbështet UÇK-në pasi përbëhet nga anëtar të KLD. Në fakt, asnjëra nuk është e vërtetë. UÇK-ja nuk përbëhej nga anëtarë të LDK dhe Berisha e kishte quajtur UÇK-në më parë bandë komuniste, siç rezulton në artikujt e ‘RD’-së. 

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira. Pastaj unë di një gjë tjetër. Mbi 80 % e luftëtarëve të lirisë janë ish-anëtarë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Janë aktivistë. Janë nacionalistë”, thotë Berisha. 

Gjatë intervistës, Berisha pranon se nuk e ka njohur qeverinë ‘Thaçi’, duke konfirmuar në këtë mënyrë sulmet e tij në ‘RD’. “Mund të ketë një zemërthyerje sepse unë nuk e kam njohur qeverinë Thaçi. Por, nuk e ka njohur askush në botë qeverinë Thaçi. Dhe kjo nuk do të thotë se unë nuk njoh ata si përfaqësues të UÇK-së. Dhe Enver Hoxha desh të krijonte në Berat qeverinë pa procedurë në ’45. Por, i thanë këshilltarët jo, nëse e bën kështu, do kesh pasoja. Që të gjithë nuk bëjnë fjalë për qeverinë ‘Thaçi’, përveç ndonjë gazetari”. 

Berisha thotë se UÇK-ja ka bërë lisa të vdekjes. “E vërteta është se për turpin e atyre që i kanë bërë këto lista, Fehmi Agani rezulton në listat e vdekjes UÇK-së, të botuara, që nuk përfaqësojnë fare UÇK-në, por që përfaqësojnë një linjë antikombëtare. Këtë e kanë shfrytëzuar serbët për të bërë akuzën”, është shprehur Berisha. Fehmi Agani ka qenë profesion, politikan dhe veprimtar i shquar, i cili u vra nga forcat e Millosheviçit.

Artikulli i 'RD' për UÇK në 11 prill 1999, në kulmin e luftës

Sulmet e Berishës dhe njerëzve të tij kundër krerëve të UÇK në gazetën 'Rilindja Demokratike' në 4 dhe 8 prill 1999
 
 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lush: 21/11/2020 15:18

    7 vete ka pase Enver hoxha te besushem ne ate koh, nder te 7 ishte Doktorr professor Sali Berisha, keshtu kunder vetes mose te dale, ater ka shume gajna qe çalojne, UDB ka pas shume influence ne shqiperin mbas çlirimit,

    Përgjigju
  • Ottimismo: 21/11/2020 11:43

    Ky eshte fati i shqiptareve te qeverisen po' nga shqipetare,dhe si gjithmone dihet perfundimi.historikisht,dhe keshtu do vazhdoje gjithmone,

    Përgjigju
  • saliu: 21/11/2020 10:01

    plasni nga inati o komunista te dhjere e pate si e nderoi kosova sali berishen o plera

    Përgjigju
    • Te qif...saliu: 21/11/2020 12:21

      Ha i mut o plehra e saliut...me 25 prill...do i lastrone njehere e mir cibanin serborus sali portopapen...do E mbyllim kapiullin ma sali serbin...do kujtohet vec si tradhtar i KOSOVES dhe SHQIPERISE...

  • ,,,,,,,,,: 21/11/2020 09:14

    PD-ja, zgjatimi pervers i partise se punes (PPSH) duhet te shuhet komplet nga skena politike shqiptare.

    Përgjigju
  • Iris: 21/11/2020 02:58

    Metoda Gandiste qe kishte zgjedhur z.Rugova kunder Serbise, ishte e deshtuar qe ne embrion, sepse serbet nuk mund te krahasoheshin me anglezet,per nje mije arsye,po keshtu dhe situata e Indise me Kosoven ,dhe nuk mund te pritej i njejti reagim e rezultat.S.d.q. eshte ironike te mendosh si perfundoi relacioni mes Berishes e Rugoves,pasi lexon artikujt e PD e Berishes ne ato vite per opinionin e tyre per UCK.

    Përgjigju
  • Avni Rustemi: 20/11/2020 22:16

    Ky ibrahim rugova ka qene daje dhe nip me xhafer deven pergjegjesin e masakres se 4 skurtit ne Tirane ne '44 prandaj edhe rruges deshmoret e 4 shkurtit i vune emrin e ketij rugoves. Na duhet Avni Rustemi shume.

    Përgjigju
    • E verteta: 21/11/2020 15:32

      Avni rustemi ishte nje langaraq po me sa shoh ti paske lexuar shum nga veprat e enverit..e verteta eshte se avni rustemi ishte nje qen dhe si qen iku ..

    • Lui: 21/11/2020 09:19

      Avni Rustemi, po ti akoma nuk e ke kuptuar sa te cuditshem jemi ne?! Ne kemi ne Tirane emra rrugesh te viktimave por njekohsisht nderojme edhe vrasesit. Kemi bulevardi Bajram Curri, pastaj kemi dhe bulevardin e personit qe e vrau Bajram Curri, dmth kemi Zogu I. Afer Toptanit kemi sheshin Avni Rustemi. Lere pastaj kjo qe ke thene ti qe eshte sa per te qeshur aq per te qare. Hiqet emri per deshmoret, dh per ironi vendoset emri i nipit te egzekutorit te viktimave.

  • Andrea Papa: 20/11/2020 18:43

    Mjer populli per keta palaco qe na qeverisin

    Përgjigju
  • Kacidhe: 20/11/2020 17:33

    Berisha produkt i Zorres se Trashe

    Përgjigju
  • Lui: 20/11/2020 16:37

    Eh.., na ra per hise te jetojme dhe durojme njeriun me te poshter qe ka patur Shqiperia qe nga krijimi i shtetit shqiptar!

    Përgjigju
  • O Berish: 20/11/2020 16:03

    O shkerdhate

    Përgjigju
  • Jani: 20/11/2020 15:29

    SALI BERISHA TI JE FUNDERRINA E FUNDIT NE TRESHEN E FUNDERRINAVE QE KANE MBETUR NE SHQIPERI,,,BASHA DHE META JANE DY TE TJERET...JU TE TRE DUHENI HEDHUR NE KAZANIN E PLEGRAVE SEPSE KENI VRARE E VJEDHUR,,,ESHTE YURP SESI JU FUSIN PARTITE E JUAJA NE FLETEN E VOTIMIT...

    Përgjigju
  • FATMIRI: 20/11/2020 14:33

    VET ESHTE KRIMINEL DHE NE SHERBIM TE SERBEVE FAMILJARISHT DUKE FILLUAR NGA E SHOQJA BIJA E SERBES VAJZA DHENDERRIDHE DJALI KY DO FUTUR NE GROPEN E GELQERES QE TI SHKRIJN EDHE KOCKAT

    Përgjigju
  • Beni: 20/11/2020 14:02

    Kur ishte Saliu ne pushtet Arkani vinte ne Shiperi si ne vendin e tij

    Përgjigju
  • Latif: 20/11/2020 13:53

    Te fotoja trete qeka dhe kronologjia per Mirush Matin

    Përgjigju
  • BASTARRRDI KRIMINEL: 20/11/2020 12:38

    SALMUT BERSHURRA ËSHTË BURI MË I POSHTËR NË ZË GJITH HISTORIN E KOMBIT SHGQIPTAR. KY KRIMINEL HAJDUT BASTARD MALOK FUNDËRRIN I KA BËR POPULLIT SHQIPTAR SHUM DËME KOLOSALE. KY FUNDËRRIN ME PREJARDHJJE FAMILJE ANALFABETËSH KOMPLET FAMILJA E TIJ E BËRI SHQIPRIN NJË HAN DERRASH PA PORTA. PO SHYQYR ZOTIT QË TANI SHQIPRIN PO E DREJTON EDI RAMA ME PREJARDHJE FAMILJE E LART INTELEKTUALE SI FIS. KJO ËSHTË FATI I SHQIPTARVE . IMAGJINONI TA KISHTE PUSHTETIN KY QENI KËRM SALMUTI TANI NË KTË SITUAT TËRMETI E KOVIDI 19 SE ÇDO PËSONIN SHQIPTARËT. DHËNDRI I TIJ PEDERASTI MALLTEZI E PAM SE SA MILJON EURO I KA VJEDHUR SHQIPTARVE. E KTO FAKTE NUK I JEP EDI RAMA PO TOP CENLËL. PRA FYTYRËN E QENIT BASTARD SALMUT QENEF BERSHURRA E TREGOJN FAKTET E PA KUNDËRSHTUSHME PËR KTË KËRM ME EMRIN SALMUT. RROFT SHQIPRIA POSHT QENI BASTARD KËRMA SALMUT BERSHURRA.

    Përgjigju
  • sifu: 20/11/2020 12:38

    Ky eshte fateqesi kombetare.Mallku dita kur lindi kjo moster

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 20/11/2020 12:21

    Berisha me kujton komunistet slave mes tyre edhe disa komunist shqiptare,argat e komunisteve serb,kur pas ngjarjeve te 1981, nga urrejtje e mllefi kunder studenteve dhe popullit shqiptare,kishin humbur kontrollin logjike e mendor me shperhje pezhorative politike,sllavokomunistet shpreheshin per ngjarjet e 1981,jo natyrshem,si Berisha tash ndaj UCK,"Duhet ta luftojme fundamentalizmin Islamik dhe marksizmin e tipit stalinian".Pas nuk deshironin nte t honin te verteten se, Shqiptaret luftojne per largimin e okupat orit serb dhe clirim kombetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?