Alda Klosi nuk ka deklaruar para 'cash' në ILDKPKI, mister dy apartamente dhuratë! Bleu shtëpi  72 m2 për 31 mijë euro në 2017

10 Janar 2023, 16:22| Përditesimi: 10 Janar 2023, 21:10

  • Share

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, deri në 17 gusht të vitit 2022, nuk ka deklaruar në ILDKP, shumat e parave që pastruesja Rozeta Dobin i ka vjedhur në banesë. Në gusht të vitit që kaloi, zonja Klosi ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë, si detyrim ligjor para emërimit në funksionin e drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj. Nga deklarata e siguruar nga Report Tv rezulton se zonja Klosi nuk ka deklaruar shuma parash në banesë dhe as bizhuteri. Nga ana tjetër, Alda Klosi ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobin se i ka vjedhur 120 mijë euro dhe bizhuteri në banesë. Në një intervistë për mediat, Klosi ka pohuar se paratë janë të xhaxhait të saj dhe se i kishte deklaruar sipas ligjit.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie”, tha zonja Klosi.

Ligji për deklarimin e pasurisë, neni 4, parashikon detyrimin e zyrtarëve që janë subjekte deklaruese, siç është edhe Alda Klosi, që të deklarojnë gjendje parash në cash jashtë sistemit bankar, çdo send me vlerë mbi 300 mijë lekë, dhuratat me vlerë mbi 10 mijë lekë, shpenzime, vlerën e likuiditeteve, llogari rrjedhëse etj. Në deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë Alda Klosi nuk ka deklaruar asnjë lekë cash. Por, nuk dihet nëse zyrtarja e shtetit i ka pasur paratë në banesë para apo pasi ka bërë deklarimin e fundit të pasurisë.

Ndërkaq, Alda Klosi deklaron dy apartamente që i kanë dhuruar në Shëngjin në vlerën 7.5 milionë lekë ose rreth 70 mijë USD, apartament 47 m2 në Tiranë në bashkëpronësi, apartament 72 m2 në bashkëpronësi, apartament 50 m2 dhe dy sipërfaqe truall në bashkëpronësi, si dhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013, deklaruar në vlerën rreth 4 mijë euro.

Alda Klosi ka nisur deklarimin e pasurisë në vitin 2017 për shkak të pozicionit të drejtore në Ministrinë e Financave, duke deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme, apartament 72 m2 në Tiranë, bë bashkëpronësi, blerë për 31 mijë euro, një shumë jashtë logjikës së tregut, ndonëse 5 vite më parë. Si burim, deklaron një kredi 1.9 milionë lekë, një hua 900 mijë lekë si dhe një garanci 10 mijë euro të bashkëshortit nga dhënia me qira e një servisi makinash, pasuri kjo që nuk rezulton e deklaruar më vete. Kur ishte drejtore në Ministrinë e Financave, Alda Klosi rezulton se ka qenë edhe anëtare e Bordit të Çështjeve të Mira dhe e Bordit të Monitorimit të Marrëveshjes së Licencimit të Lotarisë Kombëtare.

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2017)

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2018)

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2019)

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2020)

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2021)

(Kliko këtu për të lexuar deklarimin në ILDKPKI në vitin 2022)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 11/01/2023 11:27

    SPAK zgjohu..... merre te pandehur Alda Klosin.... deklarata kontradiktore...nje here 30.000 pastaj 120.000 ...:( jo vetem shume e padeklaruar ne institucionet shteterore kujdo qe ti perkiste, por gjoja e xhaxhait se nuk kishte vete xhaxhai kasaforte ne Amerike....edhe i semure dhe nuk i duheshin atje por le te verifikohen transfertat nga AMERIKA NE SHQIPERI te shumes..

    Përgjigju
  • Iris: 11/01/2023 02:08

    Nga para /te mbledhura PER kurimin e Xhaxhait/,kaluam ne /para TE Xhaxhait te dhena per rregullim shtepie/,tani jemi te /para qe i kisha per nje rast fatkeqsie/!!! Jemi ne pritje per te degjuar, se cfare do t'i shpike mendja ne ditet ne vijim.

    Përgjigju
  • Gripi: 10/01/2023 20:33

    Heton media dhe nxjerr fakte por SPAKU i Dumanit dhe Ambasadores ende nuk ka marre asnje mase shtrenguese, qofte edhe arrest shtepie, ndaj kesaj lavstovilje parash korupsioni. Nderkohe qe nje kardio kiurg qe te pakten shpetonte jete, e kalben deri ne degradim. Kjo jo sepse i duhet partise, shpeto fytyren e dashnoreve. Turp per drejtesine, turp per Spak dhe BKH qe vetem tenderon bileta udhetimi jashte.

    Përgjigju
  • vera: 10/01/2023 20:10

    nuk ka rendesi fytyra, ,,rend3si ka qe ka hyre ne pune me nje shtepi 47 m,../katror,dhe per 6 vjet behet me 6 shtepi...dhe para pa fund...spaku te sekuestroje shtepite dhe parate e kesaj hajduteje dhe jo vetem....

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/01/2023 19:28

    Kjo një nga lavatriqet e shumta të kryekriminelit Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
  • ALAN: 10/01/2023 18:08

    ALDA KLOSI I PASKA TURINJTE SI KALI SERBIT FYTYRE MASHTRUSE DHE HAJDUTE.

    Përgjigju
    • Llazi: 10/01/2023 19:04

      Fytyr plastike njesoj si mona ndoshta doktori plastik ka qen serb . Kemi pare edhe ta me fytyra engjellore se sa te ndershem jan .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?