EKSKLUZIVE! Babai e vëllai vranë vajzën/ Njerka: E rëndë, por burri dhe djali (Shkëlzeni) janë të pastër! Do shkoj te vëllezërit se mbeta qyqe e vetme

8 Shtator 2020, 11:53| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 22:32

  • Share

TIRANË- Shtëpia e Faik Bucit është mbyllur "hermetikisht", pas lajmit se ai kishte urdhëruar në 2012 djalin që të vriste të motrën, Eglantina Buci, pasi nuk ishin dakord për bashkëjetesën me një djalë. Në atë shtëpi banon gruaja e dytë e Faikut, Liria e cila në një rrëfim ekskluziv për Report Tv i ka dalë në mbrojtje burrit dhe Shkëlzenit, që e quan "djalin e saj". Për të, Faiku dhe Shkëlzeni janë të pastër teksa thotë se vëmendja që ka marrë ditëve të fundit për këtë lajm makabër i ka përkeqësuar shëndetin mendor.

E fshehur pas derës gri të shtëpisë dy katëshe në Allias ku jetonte me Faikun prej më shumë se 7 viteve, gruaja ka thënë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi se ngjarja për të cilin akuzohet burri i saj është shumë e rëndë, por shton se nuk ka asgjë për të thënë momentalisht.

"Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj te jetoj tek vëllezërit e mi s'keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, djalin dhe burrin i kam të pastër", tha njerka e Eglantina Bucit për Report Tv.

Liria është gruaja e dytë e Faik Buci, pas ndarjes së këtij të fundit nga Nafija në vitin 1993, vit i cili ka shënuar edhe pikën e kthesës në këtë familje, ku asgjë nuk ka qenë si më parë. Nafija nuk i ka parë më fëmijët e saj, dy vajzat e dy djemtë që pas ndarjes me Faikut, ndërkohë që dramat në këtë familje nuk kanë pasur të sosur. Një prej djemve të Bucit vdiq nga leucemia, ndërkohë që tjetri, Shkëlzeni së bashku me babanë vrau motrën dhe e groposi në Malin me Gropa.  Sëmundja e vëllait ka qenë një argument i përdorur nga Shkëlzeni pse mori përsipër të bëhej vrasës me pagesë pasi donte të siguronte paratë për kurimin e të tij.

Shtëpia e Faik Bucit

Faik dhe Shkëlzen Buci u lanë pak ditë më parë në burg nga gjyqtari Lazer Sallaku. Shkëlzen Buci u soll nga burgu forcërisht në gjykatë pasi ai  ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës, teksa babai u shfaq i qeshur në disa momente. Të dy e kanë mohuar të jenë të përfshirë në krim, madje babai dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm.

Dinamika e ngjarjes
Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend. Më herët Report Tv ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit, ku mësohet se Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralala: 09/09/2020 00:34

    Keta qenkan familje hidhu pirdhu.. vari lesht familje koti..!

    Përgjigju
  • Ana: 08/09/2020 15:21

    Te zhduken gjithe kasta e politikaneve qe kane 30 vjet qe rrjepin e shesin shqiperine. Duhet nje brez ri te udheheq kete vend. Ka me qindra te rinj te shkolluar në Europe e Amerike te afte ta bejne Shqiperine nje Zvicer te dyte Popull zgjohu, boll fjete!

    Përgjigju
  • Lani: 08/09/2020 14:51

    Ik moj barxhell

    Përgjigju
    • Bedrana: 09/09/2020 00:53

      Po ty mooo ti kane mbushur baçet me "lule tulipani" prandaj nuk do o dhemb pa lare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?