Ekskluzive/ BE ‘rrëzon’ Athinën për çështjen ‘Beleri’! Zëdhënësja e KE për Report TV: Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare

24 Gusht 2023, 11:00| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 11:48

  • Share

Reagimet  ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian. Në reagimin ekskluziv për Report TV, zëdhënësja e KE, Ana Pisonero i tha gazetarit Ermal Qori se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.

“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim" tha zëdhënësja e KE, Ana Pisonero për Report TV.

 Ndryshe nga vendi fqinj, përfaqësuesja e medias në BE i tha Report TV se kishte një thirrje për organet e drejtësisë.

"Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur" vijon në deklaratën e saj zëdhënësja e KE, Ana Pisonero

Referuar deklaratës, zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për  integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve” tha pak ditë më parë Adonis Georgiadis 

Më herët, pas protestës së organizuar në Himarë, kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar nga përfaqësuesit e Athinës t’i binden ligjit.

“Ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare, shkruante Rama.

Qëndrimi i Belerit në burg i pamundëson atij betimit. Sipas ligjit shqiptar, nëse Beleri nuk betohet brenda një afati 3 mujor, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, atëherë qeveria shqiptare ka të drejtën për ta shkarkuar. Këshilli u konstitua me 27 qershor, që do të thotë afati maksimal i Belerit për betimin është 27 shtatori. Kjo çeshtje është kthyer në teme e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë

Ora 12:54
Rrumbullaku pezulloi shefin e rrugores në Sarandë, burime: Shkak 17-vjeçari pa patentë, nuk ushtroi kontrolle gjatë sezonit veror

1692625260_policiaelbasan.jpg

Burime për Report Tv mësojnë arsyen e pezullimit të Shefin e Rrugores në Sarandë, Adriatik Shehu.

Arsyeja kryesorë ka qenë fakti që një 17-vjeçar lëvizte në Sarandë pa patentë. Ai u përplas me motorin me dy italianët të cilët ndërruan jetë.

Shehu, nuk ka ushtruar kontrolle dhe monitorim te vazhdueshem te ketij aksi tejet te ngarkuar ne sezonin veror

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TurkAegean: 25/08/2023 09:35

    Lironi ishujt në Egje, ikni në Athinë se aty e keni shtëpinë.

    Përgjigju
  • dori: 25/08/2023 04:11

    greqia te na rruaje topet..

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 24/08/2023 14:54

    Thyjani hundet grekut se na eshte ber sikur te jet nji superfuqi,nji vend cifut qe nuk ka respekt per fqinjet bejn cfar te duan deri ne kercenime me futje ne BE sepse kan gjetur politikanet tan qe nuk reagojn ,qe nuk ua thyejn hundet njeher e pergjithmon ketyre te shpifurve te ballkanit

    Përgjigju
    • Miri: 24/08/2023 15:29

      Te lumtë nacionalisti ok

  • Avranitasi: 24/08/2023 13:01

    Tani supe po' pa' kripe dhe fasule me spec djeges ketij" Greku" qe ne vetete eshte Shqipetar po' pa' asnje lloje diniteti tip Esat pashe toptani qe ai morri dy lekshin ky sto qe ju shkruajta me l'arte tja bejne llogarin nga Peshkepi ky iken dy bije nenash deri tek djegia e flamurit dhe kjo e fundit tani Micotaqis ta dije qe nuk ka pazare qe mbron nje la 1001 te keqia shiko e shkruaj cfate fytyre ka tek shtepia pa' qira ta zdukin kete ciban te keq kur mohon vetem cili je eshte karabush qepe? BURG SE ATJE E KA VENDIN!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?