Politikë

Ekskluzive / Berisha-Kryemadhi, 9 mijë USD pagë në vit edhe pas djegies së mandateve! Mbi 400 mijë USD kosto për buxhetin e Shtetit të 2020-s nga ish-deputetët e PD-LSI

4 Qershor 2021, 16:16| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 17:48

  • Share

Dorëzuan mandatet e përfaqësimit në Kuvend në mars të vitit 2019, me qëllimi krijimin e një krize politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’ dhe për të marrë pushtetin, por krerët e opozitës shqiptare nuk kanë hequr dorë në asnjë moment nga të gjitha përftimet e mundshme që burojnë nga statusi i ish deputetit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2020, rezulton se ka përfituar 940 620 lekë ose rreth 9 mijë USD nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në formën e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit. Mbi 9 mijë USD ka futur në xhep edhe Sali Berisha gjatë vitit 2020, ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve.

Berisha dhe Kryemadhi kanë aplikuar për pagesë kalimtare nga ISSH, duke shfrytëzuar një hapësirë ligjore në ligjin e ’96 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore dhe më pas marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Përpos Berishës dhe Kryemadhit, kanë aplikuar për gjysmën e pagës edhe 43 ish deputetë të tjerë të PD-LSI.

Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e linjës radikale të opozitës kanë aplikuar për gjysmën e pagës. Ish-ligjvënësit e opozitës, gjatë vitit 2020, kanë përfituar në total 41 387 280 lekë për vitin 2020 ose rreth 400 mijë USD nga buxheti i shtetit. Disa prej tyre, të cilët nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të vijojnë përfitimin financiar deri në mars të vitit 2022. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili vijon të mbrojë si një vendim të drejtë aktin politik të djegies së mandateve, nuk ka përfituar pagesë kalimtare, për shkak të mos aplikimit.

Lista me ish-deputetët dhe përfitimi i tyre për vitin 2020

Monika Kryemadhi, 940 620 lekë

Fatmir Mediu, 940 620 lekë

Sali Berisha, 940 620 lekë

Jorida Tabaku, 940 620 lekë

Klevis Balliu, 940 620 lekë

Petrit Vasili, 940 620 lekë

Edi Paloka, 940 620 lekë

Ervin Salianji, 940 620 lekë

Flamur Noka, 940 620 lekë

Oerd Bylykbashi, 940 620 lekë

Enkelejd Alibeaj, 940 620 lekë

Aldo Bumçi, 940 620 lekë

Grida Duma, 940 620 lekë

Genc Pollo, 940 620 lekë

Gerti Strazimiri, 940 620 lekë

Klajda Gjosha, 940 620 lekë

Silva Çaka, 940 620 lekë

Mesila Doda, 940 620 lekë

Aqif Rakipi, 940 620 lekë

Gledion Rehovica, 940 620 lekë

Valentina Duka, 940 620 lekë

Sezai Rokaj, 940 620 lekë

Floida Kërpaçi, 940 620 lekë

Isuf Çelaj, 940 620 lekë

Xhemal Gjunkshi, 940 620 lekë

Albana Vokshi, 940 620 lekë

Agron Çela, 940 620 lekë

Bardh Spahiu, 940 620 lekë

Nora Malaj, 940 620 lekë

Bujar Kallogjeri, 940 620 lekë

Luciano Boçi, 940 620 lekë

Hekuran Hoxhalli, 940 620 lekë

Endri Hasa, 940 620 lekë

Endrit Brahimllari, 940 620 lekë

Luan Rama, 940 620 lekë

Përparim Spahiu, 940 620 lekë

Kejdi Mehmetaj, 940 620 lekë

Orjola Pampuri, 940 620 lekë

Nard Ndoka, 940 620 lekë

Dhurata Çupi, 940 620 lekë

Andon Frrokaj, 940 620 lekë

Florjon Mima, 940 620 lekë

Vangjel Dule, 940 620 lekë

Deklarimi i pasurisë së Monika Kryemadhit për vitin 2020 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 05/06/2021 08:56

    Kur i moren leket deputetet e PS mbas 2013 qe ndenjen 6 muaj pa shkuar ne parlament ju brohoritet sepse kishin fituar gjygjin kunder Berishes , ndersa sot thoni ju befshin ilaçe. Edhe un them ju befshin ilaçe por(per ilaçet me shume po paguajme ne) por per te dyja palet.Ata i kane bere ligjet ne ate menyre qe te mos u futet gjemb ne kembe,qe me 6 muaj deputet marrin nje pension sa 10 fishi i nje puntori qe ka punuar mbi 40 vjet.

    Përgjigju
  • tosi: 05/06/2021 05:53

    Turp i madh qe sharebajgat e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja, Nora bythderrja, Kajda gjoshja, Edhjet barkderr brahimkari, Floida surratalienja, Silvi surratpastikja, kryevagabondi Muli horri geringu i pd leshelis, Klevis krrici i faros, Strazua me patllake te marrin rroga qyl nga buxheti i shqiptareve edhe per nje vit kur shqiptaret me zor po mbijetojne ne kete kohe krize.

    Përgjigju
  • Urimi: 04/06/2021 21:55

    Nuk eshte faji i tyre por i ligjit qe le keto hapesira. Duhet ndryshuar. Ata deputete qe braktisin pozicionin duhet t' ju hiqet statusi dhe perfitimet pergjithmone si dhe e drejta per rikandidim. Nuk jane votat e popullit qejf i deputetit por detyre e pergjegjesi.

    Përgjigju
  • DURRSI: 04/06/2021 21:18

    ISHALLA I ZEN NDONJE SEMUNDJE NE TRU TE GJITHE ....ZOTI ESHTE I MADH

    Përgjigju
  • ert: 04/06/2021 19:33

    vazhdo ed rama ti paguash me rryfshet dhenderat dhe krushqit

    Përgjigju
  • Like: 04/06/2021 18:45

    Arkivole dhe gjak per ata, femijet dhe familjet e tyre. Eshte pak ne krahasim me ate qe kane vjedhur e shkaterruar prej 30 vjetesh keto jashteqitje te kombit perfitimet nga lenia e mandateve

    Përgjigju
  • Maks: 04/06/2021 16:46

    I befshin ilace keto lek qe marrin pA te dtejt keta hajdutet dhekriminela

    Përgjigju
  • vlora: 04/06/2021 16:37

    Tu thuash plehra,ke thene pak.U dalte nga hundet e gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?