EKSKLUZIVE/ Berisha-Meta forcë kryesore e opozitës? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas kur mund të shikojmë nga e ardhmja

3 Maj 2023, 17:02| Përditesimi: 3 Maj 2023, 23:01

  • Share

Të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Deklaratën e ka bërë ekskluzivisht për Report Tv, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar. I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Escobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa.

“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja  shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite. Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje që Berisha të mos votohet pasi edhe nëse do të ndodhte që të fitonte zgjedhjet nuk do t’i hiqej ‘non grata’. Ka qenë pikërisht Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, njëherazi i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë i ka shuar çdo shpresë Sali Berishës, duke ia bërë të qartë se edhe nëse fiton zgjedhjet, “Non Grata” nuk do i hiqet. Duke e cilësuar si “e shkuara e vendit”, Escobar tha në këtë intervistë se SHBA është shumë e qartë në qëndrimin e saj ndaj personave që janë sanksionuar për “korrupsion” dhe “minim të demokracisë”. Historia ka treguar se “Non Grata” nuk i është hequr askujt dhe këtu nuk bën përjashtim as Sali Berisha.

Në mesin e prillit Escobar zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku sigurisht e shmangu një takim me Berishën. Ai ka pasur takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj si edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku ka folur për zgjedhjet, por jo vetëm.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 04/05/2023 09:41

    habitem me ca komentues qe syte ne balle i kane (se shkruajne) ,por me sa duket nuk kane mend ne koke(d,m,th jane kokebosha),qe mbrojne te DAMKOSURIT dhe BANDITET berisha-metaj dhe shajne AMERIKEN...

    Përgjigju
  • Riku: 03/05/2023 21:58

    Paska taku shoket e mconigal dhe ky me duket...

    Përgjigju
  • 0987: 03/05/2023 21:35

    Sali Berishes dhe Ilir Metes mos ja u prite zoti rrezikun sa her tju vine tek dera e shpise.

    Përgjigju
  • Kaleshi Mersepe Gaxhi Çafajt: 03/05/2023 20:07

    O sali bajga nuk ke shanc Amerika të është qepur keq o maloku sali. Prit me qetsi e dashuri sëbashku me levrekun ilir floriri që të luani domino në Reç

    Përgjigju
  • Dhimokrati: 03/05/2023 19:30

    Me Berishen dhe spiun Meten shkohet vetem ne vrime te halese.

    Përgjigju
  • Orineo: 03/05/2023 19:22

    Këta që sot ju thoni janë e shkuara, dje 30vjet më parë ishin e ardhmja. Dhe këta qe ju sot thoni janë e ardhmja, nesër do të jenë e shkuara përseri për ju.

    Përgjigju
  • Partia: 03/05/2023 19:12

    Çudi, fiks slogani i Ramës, sa të pavarur Amerikanët. Janë të njëjtët që thonin Berisha burrë shteti. Na e duan të mirën apo bëjnë interesat e veta?

    Përgjigju
  • Dakort por: 03/05/2023 19:03

    Dakort o Pablo mire thua nuk po shkojme me te shkuaren por a mund te na thuash me ke te shkojme???? Me hajdutet e ripjedhjes dmth te besojme ata qe po grabisin tash 10 vjet me shume se berisha dhe meta bashke. Mos fol me se late kokrren e namit. Mire thoshte shalsi qe sdo vidhnin si ata por siç vidhet vuuuu dhe pa dhimte. Turpi bites u bete edhe ju si dash dhe si skap. Skeni bythe ti arrestoni dhe thoni mos i votoni. Qorr per qorr e kam ne oborr

    Përgjigju
  • Tino: 03/05/2023 18:54

    Ky zyrtari duke kenduar e tha kte vetem perpara ???

    Përgjigju
  • Turi: 03/05/2023 18:27

    Nga momenti qe nje i huaj vjen dhe ben fushate elektorale per ke duhet te votojme apo jo ky vend ka marre fund , te huajt do vendosin ne krye te shtetit ata qe ju zbatojne urdhrat dhe as qe ju intereson vendi

    Përgjigju
    • e drejta: 04/05/2023 10:13

      ai (ESCOBAR) nuk tha mos votoni PD DHE PARTITE E TJERA, THA THJESHTE MOS VOTONI BANDITET E DAMKOSUR...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?