Ekskluzive/ Debatet në KLGJ për luftën Meta-Dvorani, vetëm 1 anëtar pro Presidentit, politika humbet influencat në drejtësinë e re

18 Maj 2020, 15:14| Përditesimi: 18 Maj 2020, 15:16

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësorë në 5 maj 2020 vendosi të shtynte vendimmarrjen mbi fatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, njëkohësisht edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar KLGJ të konstatojë mbarimin e mandatit të Dvoranit dhe largimin e tij nga Gjykata e Lartë, rrjedhimisht edhe nga KED. Gjatë kësaj mbledhje, 8 anëtarë kanë votuar për shtyrjen e vendimmarrjes për t’i dhënë kohë Dvoranit që të njihet me aktet si dhe për t’u konsultuar me partnerët SHBA-BE. Pro konsultimit me SHBA-BE dhe për t’i dhënë kohë Dvoranit kanë votuar kryetarja Naureda Llagami si dhe anëtarët Ilir Toska, Dritan Hallunaj, Maksim Qoku, dhe Erjon Muharremaj Brikena Ukperaj dhe Medi Bici. Fatmira Luli ka provuar pro propozimit për t’i dhënë kohë Dvoranit dhe kundër konsultimit me SHBA-BE.

Ndërkaq, 3 anëtarë të KLGJ kanë votuar kundër shtyrjes së vendimmarrjes për fatin e Dvoranit. Ata janë Brunilda Kadi, Marçela Shehu dhe Alban Toro. Por, edhe 3 anëtarët që kanë votuar kundër, nuk do të thotë se janë pro Metës, pasi ata kanë kërkuar të votohej raporti i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës pranë KLGJ, sipas të cilit Dvorani duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet. Nga tre anëtarët që kanë votuar kundër shtyrjes së vendimmarrjes, vetëm Alban Toro është shprehur hapur kundër qëndrimit të Ardian Dvoranit në detyrë, duke u pozicionuar në krah të Metës. Nuk dihet se si do të votojë Brunilda Kadi, ndërsa Marçela Shehu ka përgatitur raportin që rrëzon kërkesën e Metës për largimin e Dvoranit. Gjithsesi, vendimmarrja e KLGJ, ndryshe nga KLD-ja, konfirmon zbehjen e influencave të politikës në drejtësinë e re. 

Debatet e plota dhe votimi në KLGJ për luftën Meta-Dvorani 
-Marçela Shehu: Duke qenë se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka paraqitur racionin e tij dhe të gjitha ato çështje të problematika (sipas Komisionit Dvorani duhet të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet) që janë të rëndësishme për marrjen e një vendimi apo zgjidhjen e çështjes, vetë komisioni dhe unë si relatore e kemi shprehur propozimin tonë, kërkojmë që secila nga pikat e relacionit të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, të trajtohet dhe të vlerësohet nga të gjithë anëtarët. 

-Ilir Toska: Dua të ndalem në dy momente nga letra e Dvoranit. Konstatoj se z. Dvorani nuk i njeh argumentet apo vendimmarrjet e KLGJ për shpalljen e pozicioneve të lira në Gjykatën e Lartë. E dyta, konstatoj se Dvorani nuk është në dijeni të korrespondencës që KLGJ ka pasur me Presidentin e Republikës në momentin kur KED kishte dërgua tre propozime për emërimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe Presidenti ishte brenda afatit për të nxjerrë dekretet apo dekretet e mos emërimit. Kur ne i kemi kërkuar shpjegim z. Dvorani, nuk i kemi bashkëlidhur këto materiale. Deri kur të kemi mbledhjen tjetër, mund ta konsiderojmë që t’ia përcjellim edhe këto dokumente. Mendoj se këto dy momente janë të rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për z. Dvorani, për sa kohë ai i ka parashtruar në letrën e tij. 

-Erjon Muharremaj: Veç kësaj sa tha kolegu Toska, referuar praktikës së mëparshme të Këshillit kur kemi kërkuar opinion edhe nga dy parterët strategjikë të vendit tonë, por edhe të Këshillit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kërkoi që të kërkojmë  një opinion prej tyre edhe për këtë çështje siç kemi vepruar në rastin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. 

-Naureda Llagami (kryetare): Me sa kuptova, propozimet e z. Toska dhe z. Erjon kanë të bëjnë për t’i dhënë një mundësi z. Dvorani dhe për t’u konsultuar me partnerët tanë ndërkombëtar. Mendoj që t’i hedhim në votim propozimet. Hedhim në fillim propozimin z. Toska. 

-Maksim Qoku: Dakord. 

-Brunilda Kadi: Jam kundër sepse mendoj se nuk ka asnjë arsye ligjore që e gjithë kjo situatë t’i njoftohej z. Dvorani. 

-Dritan Hallunaj: Pro. 

-Ilir Toska: Dakord. 

-Alban Toro: Kundër për shkak se z. Dvorani ka pasur mundësi që t’i drejtohej Këshillit që të njihej me materialet e nevojshme, pëpos faktit që materialet kanë qenë publike, si dhe ndaj opinionin që ai vazhdon të ushtrojë një detyrë për një shërbim të pakërkuar.  

-Fatmira Luli: Dakord me propozimin e Ilirit. 

-Marçela Shehu: Kundër për shkak se njoftimi që në fillim i z. Dvorani me aktet dhe me atë që do të procedohej në Këshill për mua është i padobishëm. 

-Erjon Muharremaj: Pro. 

Brikena Ukperaj: Pro. Për të konsideruar të respektuar të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të shfaqur mendimin, subjekti i interesuar në këtë procedurë administrative duhet të njihet me të gjitha materialet e çështjes. 

-Medi Bici: Pro. 

-Naureda Llagami: Dakord. Atëherë Këshilli me shumicë votash vendosi që t’i përcjellë z. Dvorani të gjithë dokumentacionin që ka Këshilli lidhur me procesin për dekretimin e tre gjyqtarëve në Gjykatë të Lartë. Kalojmë tek çështja e dytë, që t’i kërkojmë një mendim të specializuar (SHBA-BE) lidhur me çështjen në fjalë. 

-Erjon Muharremaj: Propozimi im kishte të bënte me pikën 5 të nenit 136 të Kushtetutës, ku gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Që do të thotë a konsiderohet i emëruar pasardhësi, në rastin konkret me emërimet që janë bërë në Gjykatën e Lartë?  

-Marçela Shehu: Ne akoma nuk kemi arritur në pikën që të diskutojmë nëse këshilli i ka të qartë kuptimin dhe interpretimin e pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutës apo jo. Nëse Këshilli do të ketë paqartësi, atëherë të rivlerësojmë marrjen e mendimit të misioneve EURALIU dhe USAID. Në këtë moment nuk është i nevojshëm. 

-Erjon Muharremaj: Propozimi im u bë duke pasur parasysh ekonominë kohore, në mënyrë që të përfitojmë nga koha për të marrë edhe një mendim prej tyre. 

-Maksim Qoku: Dakord. 

-Brunilda Kadi: Kundër. Unë e kam shumë të qartë interpretimin e Kushtetutës dhe ligjit. Anëtarët që e kanë të paqartë si duket paskan nevojë për të marrë mendimin e të tjerëve. 

-Dritan Hallunaj: Pro. Le të merret mendimi tyre, meqenëse ata kanë asistuar edhe në draftimin e akteve të reformës në drejtësi. 

--Alban Toro: Jam kundër sepse bëhet fjalë për vlerësim faktesh. 

-Fatmira Luli: Jam kundër sepse nuk shtohet problemi për të diskutuar ndonjë problem ligjor. 

-Marçela Shehu: Kundër. Në raste të mëparshme, të dyja misionet, kanë pranuar se nuk japin mendime për rastet e personalizuara. 

-Erjon Muharremaj: Pro. 

Brikena Ukperaj: Dakord. 

-Medi Bici: Pro. 

-Naureda Llagami: Dakord

Komento

Komente

  • Papi: 18/05/2020 22:38

    Eshte e kunderta ne fakt! Athere vendosnin gjyqatret pro ligjit tani vendosin te zgjedhurit e Rames sic do Rama

    Përgjigju
  • Gimi Dires: 18/05/2020 17:11

    Po cfare influence politike, thjesht presidenti ushteoi nje te drejte qe ja njeh kushtetuta, konstatoi mbarimin e mandatit te Dvoran 100 milionishit qe ne vitin 2013

    Përgjigju
  • rety: 18/05/2020 17:10

    ikni sa me shpejt nga ai vend i mallkuar, se skeni per te bere hajer kurre me ato plehra qe na drejtojne.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 18/05/2020 17:08

    O trutharet e korrupsionit mos u gezoni dhe mos u deshperoni per "krhesat" marramendse te ketyre "tytave". Keta tytat jane me pak se te perkoheshem. Shqiperia do behet. Eshte ne PROGRAMIN E SHTEPISE BARDHE.Asnje pengese sllavo-ortodokse-bizantine-arabe buk do te funksionoj me.KURREN E KURRES!

    Përgjigju
  • raportet e reja. mentaliteti i njejte: 18/05/2020 16:24

    Se ne disa raste eshte e kote edhe te shkruhet cesurohet ne doppio fileter cdo gje. O Gazetar pasha'. NUK humbi infuenca e politikes. Nderoj raporti ne drejtesine e re, qe u be sipas ekzekutivit dhe tendences se sponsorizimit te ri. Jane te njejten, ne mos si emra si mentalitet. nderoj forma, jo permbajtja. ishin blu u ben te kuq. KAQ

    Përgjigju
  • Drejtesi: 18/05/2020 16:24

    Si paska humbur politika influencen ne drejtesi. Tani e ka partia socialiste.

    Përgjigju
  • O tej: 18/05/2020 16:12

    Mender Meta hengri nje mu*** t haj ti beje mire

    Përgjigju
  • Miti: 18/05/2020 15:30

    Po shyqyr me ne fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?