Ekskluzive/ Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin, gjykata: Qëndroi 200 metra larg dhe largohu nga shtëpia (VENDIMI)

2 Mars 2020, 14:32| Përditesimi: 3 Mars 2020, 13:58

  • Share

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar. Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Vetë deputeti Gjuzi, është person ligjbërës në parlament ku në ditët në vijim pritet të votojë paketën ligjore për ashpërsimin e dënimit të dhunuesit e grave. Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj.

Njëherësh, gjykata urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij. Gjithashtu në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij.

Ora 16:20
Kujtim Gjuzi mohon dhunën ndaj djalit dhe bashkëshortes: Ajo u nxit pasi i kallëzova të motrën

1558960316_gjuzi.jpg

Pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com se deputeti Kujtim Gjuzi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit në rrjetet sociale. Gjuzi shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë ata, ndërsa e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshortes e cila, thotë ai, është denoncuar në polici prej tij.

"Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S'kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë", shkruan Gjuzi.

Postimi i Kujtim Gjuzit
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 02/03/2020 22:28

    Ka imunitet plako

    Përgjigju
  • Loran: 02/03/2020 21:34

    Pse nuk arrestohet kte se kuptoj

    Përgjigju
  • Emigrante: 02/03/2020 19:18

    Fatkeqesi o shoke te degjosh nga hajdutet kapni hajdutin.Te flase

    Përgjigju
  • Trump: 02/03/2020 18:48

    Do mbahet mend gjate si turpi i parlamentarizmit shqiptar.

    Përgjigju
  • Fabi: 02/03/2020 18:24

    Tipik verior. Llafazan, shpirtzi, mendjemadh.

    Përgjigju
    • Beni: 02/03/2020 22:29

      Nuk osht verior osht katunar tirone plako

  • Sali berishani: 02/03/2020 16:30

    O kto duhen vare me kembe perpjete duke filluar nga ky, ore e di njeri ca shkolle ka mbaruar ku se nga drejtshkrimi i postimit me zor i jap edhe tetevjecaren?!

    Përgjigju
  • Alb: 02/03/2020 16:25

    Urdherohet i paudhi kujtim gjuzi te kontrolloj emocionet dhe agresivitetin me grat,nja 15 dit burg do e benin kete mbrojtsin me te madh te te drejtave te grave.

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 02/03/2020 16:11

    Në nje vend demokratik te bere nje gje e tille do ishte skandal i madh i cili do detyronte dhunuesin të jepte doreheqjen. Eshte llaftari te mendosh se nje person publik pas kesaj ngjarje te vazhdoje te jete perseri kryetar partie

    Përgjigju
    • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 03/03/2020 07:00

      Eno dhe Peqini jane po i njejti person fshatar na Vlora!

    • Eno: 02/03/2020 20:45

      Me duket se je dobiç, pjell me jotem? Ta provonte me kinen...

    • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 02/03/2020 20:44

      Ëëëëë...peqinëzeza fshatarë!

    • Peqini: 02/03/2020 18:41

      Pyete mamin mire ,se une qe te kam bere jam nga peqini..

  • Titi: 02/03/2020 16:03

    Ky do futur në stallë s'duhet të dali ne xhiro, tremb edhe fëmijët rrugës...

    Përgjigju
  • Loran shehu: 02/03/2020 15:05

    Ky duhet futur ne burg sipas ligjit cdo me then kjo vec urdher mbrojtje jan ne terezi gjykatat apo sjan prandaj po vriten nga tre gra ne dit ktu , hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?