TIRANE - Shqiptarja.com dhe Report zbardhin pasurinë e plotë të deklaruar në organet ligjzbatuese nga kryegjyqtarja e Durrësit, Joana Qeleshi, e cila dha dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares, me pretendimin për t’iu përkushtuar sektorit privat.
Gjatë viti 2010, kur ka nisur punë në Gjykatën e Tiranës, Qeleshi deklaron një makinë Mercedez Benz, modeli CLS 320 CDI, dhuratë nga babai, me vlerë 3 000 000 lekë ose 27 mijë USD. Po gjatë vitit 2010, deklaron apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 108 800 euro, burimi ‘kursime familjare’, 10 mijë euro kursime cash si dhe përfitimin 500 eurove çdo muaj bashkë me vëllain, që nga viti 2002, të qirasë së një apartamenti 2+1. Pronarë të kësaj banese janë gjyshërit, por sipas saj, gjyshëria ua kanë dhënë paratë e qirasë Joana Qeleshit dhe vëllait të saj. Ndërkaq, në vitin 2014, Joana Qeleshi deklaron 3 mijë euro dhuratë nga nëna dhe 2 500 euro dhuratë nga gjyshja.
Gjatë këtij viti, kryegjyqtarja e dorëhequr deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 52 m2 dhe me vlerë 65 mijë euro. Si burim deklaron një kredi 63 mijë euro kredi dhe 2 mijë euro kursime. Edhe në vitin 2015, Joana Qeleshi deklaron 1 mijë euro dhuratë nga nëna. Kryegjyqtarja e Durrësit deklaron edhe një pagesë për ekspertizën e dhënë gjatë muajve prill-dhjetor 2016 në grupin e punës për harrimin e projektligjit për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, si pjesë e Reformës në Drejtësi.
Pasuria e plotë e deklaruar nga Joana Qeleshi
Viti 2010
Dhuratë nga babai për 25 vjetorin, makinë Mercedez Benz, modeli CLS 320 CDI, 3 000 000 lekë.
Apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 108 800 euro, burimi kursime familjare
Qira mujore të apartamentit 2 + 1, që prej vitit 2002, 500 euro / muaj, e ardhura e dhënë në favorin e saj dhe të vëllait nga gjyshërit
Kursime cash 10 mijë euro, kursime familjare.
Bursë e përfituar si studente në Shkollën e Magjistraturës, 382 500 lekë.
Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë, 6 000 lekë.
Paga si gjyqtare për tre muajt e fundit të 2010, 195 900 lekë.
Viti 2011
Shitje automjeti 15 mijë euro.
Paga si gjyqtare 818 496 lekë.
Viti 2012
Kursime nga paga 250 000 lekë.
Paga si gjyqtare 797 042 lekë.
Viti 2013
Blerje makine 3 mijë euro.
Shitje makine Mercedez Benz tip C220 CDI, 3 mijë euro.
Blerje makine Mercedez Benz tip C220 CDI, 3 mijë euro.
Kursime në Fondin e Investimeve, 20 256 lekë.
Llogari rrjedhëse, 9 800 lekë.
Kursime nga paga si pedagoge e jashtme në NYUT, 3 mijë euro.
Paga si gjyqtare, 859 072 lekë.
Pagesa si pedagoge e jashtme në NYUT, 3 mijë euro.
Pagesa si pedagoge e jashtme në NYUT, 4 501 euro.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.
Viti 2014
Blerë apartament në Tiranë 52 m2, me vlerë 65 mijë euro. Burimi 63 mijë euro kredi dhe 2 mijë euro kursime.
Dhuratë nga nëna 3 mijë euro.
Dhuratë nga gjyshja 2 500 euro.
Shpenzim i shumës 4 mijë euro për mobilimin e shtëpisë.
Kursimi 4 mijë euro, burimi pagesat si pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë.
Derdhje në fondin e investimeve, 18 000 lekë.
Derdhje në llogarinë rrjedhëse të pensionit, 21 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 881 lekë.
Paga si gjyqtare, 1 120 278 lekë.
Paga si pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut, 2 530 euro.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 18 360 lekë.
Ditë e paguar nga UNDP si eksperte trajnimi... 202 euro.
Pagesë prej 5 mijë euro nga Clifford Chance për vizitën në Londër gjatë eksperiencës profesionale organizuar nga Slynn Foundation.
Viti 2015
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 3 124 euro, nga kursimet e pagës dhe dhurata nga nëna.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 869 lekë.
Gjendja e llogarisë, 4 246 lekë.
Gjendja e llogarisë në emrin tim dhe të babait, 73 euro.
Dhuratë nga nëna, 1 mijë euro.
Gjendja e llogarisë në fondin e investimeve, 18 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së pensionit, 21 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së përbashkët me babain, 26 097 lekë.
Paga vjetore si gjyqtare, 1 151 319 lekë.
Paga si pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut, 2 432 euro.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 26 540 lekë.
Pagesa si anëtare e Borit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, 32 087 lekë.
Pagesë si eksperte e Shkollës së Magjistraturës, 14 745 lekë.
Viti 2016
Shitje automjeti, 350 000 lekë.
Gjendja e llogarisë, 8 802 euro.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 21 114 lekë.
Gjendja e kartës së kreditit, 11 230 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 373 euro.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 25 499 lekë.
Gjendja e llogarisë, 157 682 lekë.
Gjendja e llogarisë të fondit të investimeve, 66 706 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pensionit, 25 002 lekë.
Shpenzuar shuma 300 000 lekë.
Paga si gjyqtare, 1 126 075 lekë.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 29 490 lekë.
Pagesa si anëtare e Borit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, 32 087 lekë.
Pagesa për ekspertizën e dhënë gjatë muajve prill-dhjetor 2016 në grupin e punës për harrimin e projektligjit për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, si pjesë e Reformës në Drejtësi, 105 740 lekë.
Pagesë për pjesëmarrje në programin e zhvilluar nga Banka Botërore në Malajzi, 348 euro.
Pagesë nga Këshilli i Evropës për pjesëmarrje në konferencën rajonale mbi dialogun mes gjykatave, 105 euro.
Viti 2017
Tjetërsim i apartamentit me sipërfaqe 128 m2.
Shpenzuar, 1 118 046 dhe 64 174 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 59 821 euro. Burimi 7 802 euro gjendje e mëparshme dhe 49 874 euor vlerë e mbetur pas shlyerjes së detyrimeve të kredisë personale me burim tjetërsimin e apartamentit.
Gjendja e llogarisë, 228 560 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 159 euro.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 25 394 lekë.
Gjendja e llogarisë së fondit të investimeve, 21 000 lekë.
Paga si gjyqtare, 1 118 046 lekë.
Pagesa si anëtare e Borit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, 64 174 lekë.
Pagesa nga mësimdhënie si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, 1 794 euro.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 36 862 lekë.
Pagesë nga OSBE si eksperte pr hartimin e kazuseve për gjyqin imitues të zhvilluar nga Shkolla e Avokatisë, 900 euro.
Pagesë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për trajnimet e avokatëve, 1 465 euro.
Pagesë si eksperte nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, për trejnimin e zhvilluar mbi regjistrimin e pasurive të paluajtshme, 34 000 lekë.
Viti 2018
Paga vjetore si kryegjyqtare e Durrësit, 1 137 933 lekë.
Pagesa dhe shpërblime nga gjykata, 70 487 lekë.
Pagesa si anëtare e Borit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, 32 088 lekë.
Shpenzuar 915 875 lekë.
Kursime 339 931 lekë.
Pagesa nga Këshilli i Evropës, 450 euro.
Llogaria rrjedhëse pakësuar me 1 676 euro.
Llogaria rrjedhëse pakësuar me 9 euro.
Kursime 631 538 lekë në llogarinë rrjedhëse.
Pagesë nga IRZ si eksperte bendore e EURALIUS IV, 2 238 euro.
Pagesë nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, 34 425 lekë.
Rimburism shpenzimesh dhe dietash nga UNDP, 859 USD.
Shpenzuar, 289 euro, 1 mijë euro.
Vlera e kuotave në fondin e investimeve, 27 915 lekë.
Llogaria pakësuar, 1 066 lekë.
Paga nga mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, 54 678 lekë.
Pagesë si lehtësuese në trajnimin e zhvilluar në Shkollën e Magjistraturës, 128 454 lekë.
Pagesë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 313 953 lekë.
Pagesë nga GIZ, 100 000 lekë.
Pagesë nga IRZ për punën si eksperte
(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e interesave private para fillimit të punës)
(Kliko këu për të lexuar deklaratën e pasurisë së Joana Qeleshit)