TURQI- Pas 31 orësh nën rrënoja ekipi i kërkim-shpëtimit shqiptar ka shpëtuar mrekullisht një fëmijë vetëm 4 vjeç nga qyteti Malatya nè Turqi, një zonë e prekur shumë nga tërmeti
Ekskluzivisht për Report TV shpëtimtarët tregojnë momente nga terreni ku dëgjohen vetëm thirrje "eja më shpëto".
Grupi special i nisur nga Shqipëria do të qëndrojnë në gatishmëri për ndihmë mjekësore dhe evakuim.
Me punën e palodhur e cila vështirësohet edhe nga temperaturat e ulëta dhe moti I keq ata do të lëvizin nga një zonë në tjetrën, në kërkim të jetëve të gjalla dhe shpëtimit të tyre.
“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulërimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh”.
“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”.
“Çdo operacion është i ndryshëm, nisim kërkimet me besimin se personi nën rrënoja është i gjallë”, kanë treguar anëtarët e grupit shqiptar në Turqi.
Qëllimi kryesor i punës së tyre është që të nxjerrin gjallë personat nga rrënoja, mirëpo po aq e vështirë është edhe mbajtja nën kontroll të familjarëve, të cilët jo pak herë, e bëjnë situatën edhe më të rënduar.
“Ne kemi bërë edhe me familjarët e personave në rrënoja se situatën e bëjnë më kritike reagimet e familjarëve. Prioritet janë personat e gjallë të bllokuar në rrënoja, në disa vatra skuadra ndahet në 2 grupe”, tregojnë ato.
Në ndihmë të shtetit turk i cili po vuan pasojat tragjike të një tërmeti të fuqishëm është solidarizuar pothuajse e gjithë bota. Nga Shqipëria janë dërguar 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim shpëtimit dhe 7 mjete për të lehtësuar sado pak pasojat e këtij tërmeti.
Intervista e plotë
Report Tv sjell një pjesë nga momenti kur ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit në Turqi po punojnë për të shpëtuar nga rrënojat një fëmijë 4-vjeçar. Ata arritën që ta zbulonin, për shkak të ulërimës së fëmijës, ku i dhanë ndihmën e parë.
Respekt... nga te paktat ndodhi qe te bejne krenar... zoti ju bekofte e ju dhente force se cdo minute qe kalon eshte nje shprese e humbur per jete te shpetuar
PërgjigjuBravo, o cuna, ndihma w solidariteti ne dite te keqija duhet. Hallall mundi e zemra e madhe e juaj.
PërgjigjuDUHEN derguar 500 ushtare atje ,,,,sepse ka shume nevoje ....
PërgjigjuNuk besoj se kane nevoje per ushtare se ka me shumice Turqia. Duhen derguar Zjarrfikes e infermiere me shume.