EKSKLUZIVE/ Ekzekutohet në Itali për hakmarrje Elson Kalaveri, i arrestuar në 2014 se qëlloi me plumb në kokë brenda në komisariatin e Mamurrasit fqinjin

19 Gusht 2022, 12:07| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 18:39

  • Share

Shqiptari i vrarë ditën e djeshme në rajonin e Pisa, Itali është  Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Elson Kalaveri, i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Atentati është bërë për hakmarrje nga një tjetër shqiptar. Policia Italiane dhe ajo shqiptare kanë ngritur grup të përbashkët hetimor. Kalaveri ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras disa vite më parë.

Ndërkohë që mediat italiane kanë njoftuar për ngjarjen vetëm se një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën pas të shtënave me armë që u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pisës. Rrethanat e ngjarjes sipas mediave italiane janë ende të paqarta, ndërkohë që hetimet vijojnë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ekzekutimi.

Kalaveri është vrarë brenda në makinën e tij, ndërkohë që makina drejtohej nga nga një person tjetër. Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal. Njerëzit u përpoqën që të jepnin ndihmën e parë, por nuk u arrit që të shpëtohej. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta në një zonë që nuk ishte e banuar. Sipas dëshmive të para thuhet se autorët janë larguar me një makinë me ngjyrë të errët.

Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet. Qendra më e njohur më pak e largët është Volterra. Ndërkohë që mediat matanë Adriatikut shkruajnë se viktima ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

Ngjarja në vitin 2014

Në vitin 2014 Kalaveri u konfliktua me Genti Keçin, fqinjin e tij. Ky i fundit e ndoqi për ta vrarë deri në komisariatin e Mamurrasit! Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit. Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë 'live' në afërsi të Rinasit. Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje.

Elson Kalaveri kishte hyrë në postën e policisë së Mamurrasit për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi. Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë. Kalaveri ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë. Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë.

 

Ora 13:54
Report Tv siguron foton e shqiptarit që u vra në Itali për hakmarrje

1660910107_cats.jpg

Report Tv siguron fotografinë e Elson Kalaverit, i cili u vra mbrëmë në Itali. Ai ka qenë i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Kalaveri është vrarë brenda në makinën e tij, ndërkohë që makina drejtohej nga një person tjetër. Atentati dyshohet se është bërë për hakmarrje nga një tjetër shqiptar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 19/08/2022 21:59

    Po ky c'pati qe s'erdhi per pushime ne Shqiperi por ngordhi rrugeve te botes.

    Përgjigju
  • Tregtari makinave: 19/08/2022 17:46

    Mos blini makina benz-mercedes clas B. Aq me teper ngjyr gri!

    Përgjigju
  • Monopol: 19/08/2022 15:17

    Ky eshte ai qe kishte lokalin Monopol ne myslym shyri, Apo e ngatrroj ?! Se eshte bo tmerri myslym shyrit me makina te parkuara dhe zhurme Dhe policia totalisht in-egzistente cdo nate dhe me e bukra eshte se lokali eshte afer drejtorise policise tirane !!! Urime policia perdite dhe me zi po e beni, vetem kundra popullit

    Përgjigju
  • Asp.gov.al: 19/08/2022 14:21

    Mire policia shqiptare nuk i parandalon vrasjet po Policia Italiane e Belge pse nuk i parandalojne??!Atje nuk jane mediat kaq llumb sa ketu te pakten qe gjeja e pare qe dine te bejne eshte te nxijne turizmin shqiptare ,policine eshe gjithcka tjeter qe nuk u vjen pas avazit pronareve te medjave .Gjithsesi respekte per Report Tv sepse nuk e fus ne te njeitin thes me llumbin

    Përgjigju
  • Durresi: 19/08/2022 14:16

    Kur mendoj dy ditet qe kam ndenjur brenda ne rajon per 0.6 gr,vini re,0.6 gr hashash,me duket vetja me i forti i Shqiperise...

    Përgjigju
    • Beni: 19/08/2022 22:08

      Kriminel hahaha

  • Askushi: 19/08/2022 13:24

    Ja dhe një tjetër i arrestuar nga policia për vrasje brenda në komisariat dhe liruar nga burgu. Ku janë këta komentuesit e famshëm që thonë s'ka polici, fle gjumë që është e gjitha e korruptuar etj etj... Mjerë ne sa kohë do vuajmë akoma gjer sa të ikin gjithë prokurorët e gjyqtarët e ndershëm që kemi.

    Përgjigju
    • Borizana: 19/08/2022 15:43

      Je në rregull! Të gjithë peshqeshet i kemi prej drejtësisë! Të gjithë që kryejnë vrasje dhe mbajnë armë thonë edhe unë si të tjerët do të bëj dhe ishalla nuk fillon e zbatohet ligji tek unë..i ka fut plumbin ballit robit dhe në 2022 është jashtë dhe e vrasin në Itali!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?