Ekskluzive/ Gianluca Zambrotta për Report Tv: Penalltia e Real Madrid ishte

12 Prill 2018, 22:08| Përditesimi: 13 Prill 2018, 11:32

  • Share

Emocionet e Champions League janë ndjerë edhe në Shqipëri. Ish-futbollisti italian, Gianluca Zambrotta, i ftuar nga Heinekein, sponsor gjeneral i Ligës së Kampioneve ka treguar eksperiencën e tij, por njëkohësisht edhe vlerësuar Shqipërinë.

Është hera e dytë që Zamrotta vjen në Shqipëri, pasi për herë të parë ka ardhur me skuadrën e Milanit, gjatë një miqësore me ekipin e Tiranës. Në një prononcim ekskluziv për Report Tv, Zambrota, dikur lojtar i Juventusit, ka treguar edhe episodin e penalltisë shumë të diskutuar të Real Madrid në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Sipas tij, ishte penallti…

Me 99 përqind ishte penallti, por gjithsesi është arbitri ai që vendos. Sipas meje ishte penallti dhe duhej të jepej, pavarësisht se çfarë minute ishte.

Gianluca Zambrotta

Gianluca Zambrotta ka dhënë edhe mendimin e tij se cila skuadër e fiton këtë vit Champions League.

Shpresoj që Roma në këtë pikë të kompeticionit, edhe për faktin se është një skuadër italiane.
 

Gianluca Zambrotta

Zambrotta ka luajtur në karrierën e tij me Juventus, Milan, Barcelona dhe me Kombëtaren italiane, me të cilën është shpallur kampion botë në vitin 2006. Tani në rolin e trajnerin ai ka pranuar se do t’i pëlqente të drejtonte edhe një skuadër shqiptare nëse do të kishte ofertë.
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?