Funksionimi i gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri, e cila përpos shqyrtimit të 103 çështjeve, do të vendosë edhe për fatin e Presidentit Ilir Meta, është çështje javësh.
Aktualisht përfunduar mbledhja e informacionit dhe verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Brenda disa ditëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të përfundojë verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve, për të vijuar më pas me vlerësimin e kritereve profesionale dhe morale, si dhe renditjen përfundimtare të tyre. Ecuria e procesit konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese për Shqiptarja.com. Në përgjigje të interesimit të Shqiptares.com, Gjykata Kushtetuese, pranë se cilës është vendosur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thotë se shumë shpejt lisat me renditjen e kandidaturave për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese do t’i dërgohet Kuvendit dhe Presidentit.
“Duke marrë në konsideratë interesin e madh të publikut për këtë çështje, si dhe anëtarësinë e zonjës Vitore Tusha edhe në organin kushtetues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, informacioni që mund të jepet nga Gjykata Kushtetuese për ecurinë e procesit deri në këtë moment është si më poshtë vijon: Ka përfunduar i gjithë kuadri normativ i domosdoshëm për funksionimin dhe mbarëvajtjen e organit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në ditët në vijim do të përfundojë edhe miratimi i metodologjisë mbi bazën e së cilës Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të bëjë vlerësimin profesional/moral/organizativ të kandidatëve, pikëzimin dhe renditjen e tyre përfundimtare. Ka përfunduar i gjithë procesi paraprak përgatitor në lidhje me mbledhjen e informacionit dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët që kanë shprehur interesin për vendet vakante të shpallura nga organet e emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë. Brenda disa ditëve pritet të përfundojë edhe faza e verifikimit të pushteteve ligjore të secilit prej kandidatëve. Kjo fazë varet tashmë edhe nga përfundimi i procesit të rivlerësimit të tri prej kandidaturave (gjyqtarë) nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Me përfundimin edhe të këtij procesi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka detyrimin ligjor të mblidhet dhe të bëjë vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve, si dhe renditjen përfundimtare të tyre jo më vonë se 10 ditë nga dita e mbledhjes (neni 239/2 i ligjit nr. 115/2016 për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”). Lista me renditjen përfundimtare të kandidaturave për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese i dërgohet më pas organeve të emërtesës, respektivisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, sqaron Gjykata Kushtetuese.
103 çështje në pritje për t’u shqyrtuar
Gjykata Kushtetuese konfirmon për Shqiptarja.com se 103 është numri i kërkesave që presion për t’u shqyrtuar nga kjo gjykatë. Çështjet janë të mbaruar nga viti 2017, 2018 dhe 2019. “Numri i çështjeve te pashqyrtuara nga Gjykata Kushtetuese deri në këtë moment është 103, nga te cilat: 8 çështje janë te mbartura nga viti 2017; 68 çështje janë të mbartura nga viti 2018; 27 çështje i përkasin vitit 2019”. Nga të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, vetëm Vitore Tusha kaloi me sukses procesin e Vetingut. Anëtarët e tjerë ose u shkarkuan nga Vetingu ose dhanë dorëheqjen nga gjykata nga frika e Vetingut.
Kandidatët që kanë aplikuar te Presidenti i Republikës
Alban Brati
Avni Shehu
Besnik Muçi
Dedë Kasneci
Denar Biba
Gëzim Allaraj
Ilir Mustafaj
Ilir Panda
Kristaq Traja
Luan Dervishi
Petrit Kaja
Rexhep Bekteshi
Theodhori Sollaku
Vladimir Gërmenji
Ardita Alsula
Elsa Toska
Regleta Panajoti
Rovena Gashi
Valbona Bala
Zhaklina Peto
Prel Martini
Sinan Tafaj
Ardita Buna Alsula
Kandidatët që kanë aplikuar në Kuvend
Anila Kristani
Arta Vorpsi
Besnik Muçi
Çlirim Gjata
Dashamir Kore
Dedë Kasneci
Denar Biba
Elsa Toska
Gëzim Allaraj
Ilir Kadiu
lir Panda
Irena Nino Kazhanxhi
Kristaq Traja
Rexhep Bekteshi
Sinan Tafaj
Sokol Hasani
Shpresa Beçaj
Theodhori Sollaku
Valbona Bala
Ilir Panda
Sinan Tafaj
Theodhori Sallaku
Vasil Bendo
Elsa Toska
Fiona Papajorgji
Valbona Bala
Avni Shehu
Marsida Xhaferllari
Theodhori Sollaku
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
Të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit;
Të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me;
Të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore;
Të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij.
Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
Të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
Të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
Vjetërsisë në profesion;
Përvojës së veçantë të kandidatit;
Kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
Treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
Ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
Turp per drejtesine qe lejon emra te korruptuarish si Dhori Sollaku qe vetem para te deklaruara ka mbi 138 milione pa llogaritur ketu prona, apartamente,makina...Vajza e tij futet ne top listen e 15 vajzave te pasura te Shqiperise. Korrupsioni i krereve te institucionit te akuzes nuk duhet kurre te lejohet te riciklohet duke u emeruar ne krye te gjykates me te rendesishme ne vend. Sollaku duhet te shkoje aty ku po shkon dhe Llalla.
PërgjigjuAta te presidentit , mendoj te kene vetem keto kushte : Te kene mbaruar universitetin e PLEPAVE , KRISTAL VITRINA , mos kene mare asnje lek shqiptar , vetem euro , dollare FLORI , te kene jo me pak se 2 deri 3 tesera partie(preferohen te opozites)!
PërgjigjuPo shkoi kjo Regleta ne Kushtetuese do jete nje regres per reformen ne Drejtesi, le ta verifikoje kpk
PërgjigjuDed kasneci
PërgjigjuPo Çlirim Gjata ça dreqi do qe konkuron aty,ai eshte koke e kembe i politizuar dhe eshte sherbetor qorr i PDse!!!
PërgjigjuKlani I METES me kandidaturen e DHORI SOLLAKUT. ZEQINE SOLLAKU bashkeshortja e perfshire ne rryshfete e afer corruptive ne drejtesi. Mjere Shqiptaret po i paten perseri ne sistemin e drejtesise keto lloj njerezish
PërgjigjuPo ky theodhori sallaku paska hedh kandidaturen per ne gjykaten kushtetuese. Ky eshte nje ofendim ...nder hajdutet me te medhenj
Përgjigju