Ekskluzive/ Historia misterioze e 'terroristit' pa identitet! Emigranti i izoluar në Shqipëri kyç gojën

30 Prill 2019, 17:10| Përditesimi: 30 Prill 2019, 17:51

  • Share

Prej muajit korrik të vitit 2018, në territorin shqiptar ndodhet një shtetas i huaj, i cili nuk është mundur të identifikohet apo të mësohet origjina se nga vjen.

ReportTv sjell historinë e rrugëtimit të personit pa identitet, i cili mbahet i izoluar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Karec të Vorës.

Ai u ndalua 10 muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës, si person i dyshuar për terrorizëm. Por para autoriteteve ai refuzon të tregojë identitetin e tij.  Sipas ekspertizës mjeko-ligjore nuk është as shurdh as memec, por thjesht nuk pranon të flasë.

Kush është nga vjen dhe përse zgjodhi Shqipërinë, janë pyetjet që kanë angazhuar Anti-terrorin dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të zbardhur identitetin e 40-vjeçarit që mbahet i izoluar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se personi i moshës rreth 40 vjeç në momentin e shoqërimit nuk ka pasur mjet identifikimi. Ai është pikasur nga Antiterrori në mesin e një grupi emigrantësh nga Lindja e Mesme korrikun e shkuar.

Për identifikimin e tij autoritetet i janë drejtuar Interpol dhe Europol por personi nuk rezulton i skeduar, pasi nuk i dalin shenjat e gishtërinjve të lidhura me asnjë ngjarje kriminale.

Por a është i vetmi person ky që ndodhet në këto dhoma izolimi?

Sapo panë shohin praninë e medias disa nga personat që mbahen në qendrën e pritjes së emigrantëve, dalin në dritare.

Ata shprehen se janë 10 persona që mbahen të izoluar dhe sipas dëshmive janë nga Lindja e Mesme.

ReportTv ka mësuar se mbi ta ka dyshime se kanë lidhje me celulat terroriste që veprojnë jashtë vendit dhe deri në një verifikim të plotë është caktuar masa e izolimit.

Qendra e pritjes në Karec është nën monitorimin e forcave të policisë kufitare dhe atyre RENËA, të cilat për 24 orë bëjnë shërbime me tre turne.

Personat që mbahen në këtë qendër u ndalohet komunikimi me personat jashtë rrethimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 01/05/2019 02:40

    Pse i transportojnë në brendesi të vendit duke i veshtiresuar gjerat nderkohe qe më kollaj eshte qe te dergohen mbrapsht nga vendi qe hyne në token shqiptare? A u futen në Shqiperi nepermjet nje vendi të BE-sê? Pse nuk i kthyen mbrapsht që në atë moment?

    Përgjigju
  • Moni: 30/04/2019 18:10

    Cojeni ne Guantanamo se i zgjidhet goja atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?