Ekskluzive/ Ja kandidatët e parë për SPAK-un që tremb politikën (Lista e plotë)

25 Dhjetor 2018, 07:15| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 15:03

  • Share

Gjyqtarët pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë kandidatët më potencialë për t’u bërë pjesë e Gjykatave Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme, të projektuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos çdo akuzë penale për pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë që nga vitit 1991 deri në ditët e sotme.

Deri më tani, kandidatja e vetme e konfirmuar deri më sot për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale është Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Kosova ka kaluar Vetingut, ndërsa tani i duhet vetëm të plotësojë një deklaratë, ku të pranojë se heq dorë nga privatësia, për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale.

Kandidat mund të ishte edhe Dritan Hallunaj, por ky i fundit u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkaq, gjyqtarët Dhurata Haveri, Nure Dreni, Saida Dollani, Dhimitër Lara, Fehmi Petku, Sokol Binaj, Amarildo Laçi, Ardit Mustafaj, Sandër Simoni, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti etj., mund të bëhen pejsë e Gjykatave Speciale vetëm nëse do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut në të dy shkallët dhe nëse pranojnë që të heqin dorë nga privatësia. 

Kandidatët për Prokurorinë e Posaçme  
Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Besnik Muçi, mund të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivele. Ky prokurorët kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut, duke u bërë kandidatë të siguritë. Ata tani vetëm duhet që të firmosin deklaratën për hequr dorë nga privatësia. Kandidatë mund të ishin edhe prokurorët Bujar Sheshi dhe Gentian Osmani, por këtë dy të fundit janë zgjedhur me votim nga të gjitha prokurorët si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili do të zgjedhë prokurorët e posaçëm. Nëse do të kalojnë Vetingun, kandidatë potencialë për Prokurorinë e Posaçme do të jenë edhe Donika Prela, Elisabeta Imeraj, Artan Bajrami, Besim Hajdarmataj, Arenc Çela, Olsian Çela, Behar Dibra, Njazi Seferi, Ened Nakuçi, Përparim Kulluri, Doloreza Musabelliu, 
Eugen Beci, Klodian Braho, Edvin Kondili, Blerim Tominaj, Vladimir Mara, Manjola Kajana, Pranvera Hoxha dhe Sonila Muhametaj. 

Dy kushtet  
Për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, strukturës që ka trembur politikanët dhe çdo funksionar apo ish-funksionar të korruptuar, gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda duhet të plotësojnë dy kushte. Kushti i parë konsiston kalimin me sukses të procesit të trefishtë të Vetingut, në të dy shkallët, si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ashtu edhe në Kolegjin e Apelimit, gjithnjë nëse do të ketë ankesë. Kushti i dytë parashikon që gjyqtari ose prokuroi, bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre, duhet të japin të gjithë pëlqimin, përmes një deklarate të firmosur, për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Këto dy kushte reflektohen në nenin 57 të ligjit për SPAK-un si dhe në nenet 162 dhe 163 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kandidatët, pra duhet të heqin dorë me vullnetin e tyre për privatësi. Sipas nenit 48 të ligjit për SPAK-un, kandidatët dhe gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK-ut, bien dakord të përdorin vetëm ato numra telefoni dhe adresa poste elektronike. Ata nuk lejohen të përdorin asnjë formë tjetër komunikimi elektronik. Numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike i nënshtrohen kontrollit periodik nga oficeri përgjegjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Kompetencat
Në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale është çdo akuzë penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, deputetëve, kryetarëve të bashkive, zëvendësministrave, anëtarëve të KLP dhe KLGJ, drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër të gjithë ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Pra të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartpërmendur, të dyshuar për çdo vepër penale, do të merren nën hetim nga SPAK-u. Po ashtu, në kompetencë të SPAK-ut janë edhe 40 vepra penale të kryera nga çdo shtetas i mundshëm.

Kandidatë potencialë për Prokurorinë e Posaçme 

Dritan Prençi, Prokuroria për Krime të Rënda (kaluar Vetingu).
Besnik Muçi, Prokuroria për Krime të Rënda (kaluar Vetingu).
Donika Prela, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Artan Bajrami, Prokuroria për Krime të Rënda (i mundshëm)
Besim Hajdarmataj, Prokuroria për Krime të Rënda (i mundshëm)
Arenc Çela, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Olsian Çela, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Behar Dibra, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Njazi Seferi, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Ened Nakuçi, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Elisabeta Imeraj, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Përparim Kulluri, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Doloreza Musabelliu, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Eugen Beci, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Klodian Braho, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Edvin Kondili, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Blerim Tominaj, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Vladimir Mara, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Manjola Kajana, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Pranvera Hoxha, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)
Sonila Muhametaj, Prokuroria për Krime të Rënda (e mundshme)

Kandidatë potencialë për Gjykatat Speciale 

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda (kaluar Vetingu).
Dhurata Haveri, Krimet e Rënda (e mundshme) 
Nure Dreni, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Saida Dollani, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Dhimitër Lara, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Fehmi Petku, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Sokol Binaj, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Amarildo Laçi, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Ardit Mustafaj, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Sandër Simoni, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Gurali Brahimllari, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Idriz Mulkurti, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Albana Boksi, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Etleva Deda, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Luan Hasneziri, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Flora Hajredinaj, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Fran Prendi, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Ilirjana Olldashi, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Liljana Baku (Sulollari), Krimet e Rënda (e mundshme)  
Marsela Balili, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Bib Ndreca, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Miliana Muça, Krimet e Rënda (e mundshme)  
Klodian Kurushi, Krimet e Rënda (i mundshëm)  
Gjovalin Pernoca, Krimet e Rënda (i mundshëm) 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 25/12/2018 12:30

    Mendonim njerez te rinj dhe te oa emeruar politikisht ne prokurorine dhe gjyksten e krimeve te rebda . Cfar po ndodh me reformen ?

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/12/2018 10:07

    Hahhahaha po mo do trembin kta po do trembin laraskat ama

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/12/2018 10:07

    Hahhahaha po mo do trembin kta po do trembin laraskat ama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?