Ekskluzive/ Kancelarët e prokurorive në Vetting, ja 8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitë'

3 Shtator 2019, 14:51| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 15:16

  • Share

TIRANË- ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se prej disa ditësh ata kanë nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.

Janë këta 8 subjektet që po i nënshtrohen Vetting-u nga KLP dhe mbajnë postin e kancelarit të prokuroreve.

Dhora Qirici, kancelare pranë Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Zamira Spahiu, kancelare e prokurorisë së apelit Tiranë. Rudina Shermadhi kancelare e prokurorisë së Apelit Durrës, Valentina Qoka kancelare e prokurorisë Tiranë. Në sitën e vetting do të kalojnë edhe kancelaria e Vlorës drejtuar nga Përparim Hoxha, ajo e Korçës drejtuar nga kancelar Sotiraq Stratoberdha si dhe Kancelarja e prokurorisë Elbasan, Alketa Kurmaku, si dhe kancelarja pranë krimet e rënda Laureta Binaj. 

Burime nga KLP thanë për Reporttv se Vetting-u për këto subjekte kryhet duke verifikuar pasurinë, figurën dhe formimin profesional.

Ndërsa institucionet që po shkëmbehen informacion dhe mblidhen të dhëna janë ILDKPI, Tatime, SHISH, Dogana, DSIK.

8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitën' e Vettingu-t
Dhora Qirici, kancelare pranë prokurorisë së apelit për krimet 
Zamira Spahiu kancelare e prokurorisë së apelit tiranë
Rudina Shermadhi kancelare e prokurorisë së apelit Durrës
Valentina Qoka kancelare e prokurorisë Tiranë. 
Kancelari prokurorisë Vlorës Përparim Hoxha
Kancelari prokurorisë Korcë Sotiraq Stratoberdha 
Kancelare prokurorisë Elbasan Alketa Kurmaku
Kancelare pranë krimet e rënda Laureta Binaj

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?