EKSKLUZIVE/ Kontrolli i vilës nga SPAK, Arben Ahmetaj kundërshton në gjykatë: I paligjshëm dhe i dhunshëm, nuk u mor leje nga Kuvendi! Bashkëjetuesja u privua nga liria

15 Mars 2023, 12:34| Përditesimi: 15 Mars 2023, 17:21

  • Share

Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Report Tv mëson ekskluzivisht se Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.  

Ndërkohë që një tjetër padi është depozituar nga ish gruaja e Ahmetaj për të kundërshtuar kontrollet nga ana e SPAK. Në ankimin e Ahmetajt thuhet se banesa e znj. Hoxha kontrollohet vetëm për shkak të lidhjes që ka me Arben Ahmetajn sepse ai është person nën hetim dhe se banesa e regjistruar në pronësi të Hoxhës edhe edhe vendi ku jeton Arben Ahmetaj.

“Si përfundim, duke kërkuar sende që lidhen me veprën/veprat penale që dyshohet se ka kryer z. Arben Ahmetaj (znj. Hoxha nuk përfshihet në rrethin e subjekteve që Prokuria e Posaçme ka kompetencë për t'i hetuar - neni 75/a i KPP), në banesën në pronësi të znj. Erjola Hoxha, si prokuroria, ashtu edhe gjykata, kanë qenë të ndërgjegjshme për lidhjen e tyre në bashkëjetesë; pra, duke vendosur të kontrollonin banesën e znj.Hoxha, ato ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural”, thuhet në vendim.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës. Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”

Në ankim kërkohet gjithashtu dhe shpallja e paligjshme e modaliteteve të ekzekutimit të kontrollit personal të partneres së tij dhe banesës, pasi “procedura e zbatuar nga hetuesit e BKH ka cenuar lirinë e zonjës E. H. në kundërshtim me ligjin, dinjitetin njerëzor të saj, të drejtën e mbrojtjes ligjore të çiftit bashkëjetues dhe privatësinë e komunikimeve elektronike”.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Apelin e GJKKO, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetajt “nuk është funksionare e administratës e s’ka lidhje me faktet që hetohen nga Prokuroria e Posaçme dhe vetëm sepse është bashkëjetuese e Ahmetaj është bërë pjesë e kësaj procedure. Nga bashkëjetesa ata kanë sjellë në jetë një fëmijë çka konfirmohet fakti që ata të dy bashkëjetojnë në të njëjtën banesë”.

“Nuk ka asnjë dyshim se shtëpia e regjistruar në pronësi të E. H., është dhe banesë e bashkëjetuesit të saj, Arben Ahmetaj, pasi ata konsumojnë aty në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, privatësinë e raportit të mbështetur në lidhjen e bashkëjetesës Për këtë arsye, GJKKO ka lejuar kontrollin e apartamentit, ku bashkëjeton me zonjën E.H, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe hetuesit e BKH e kanë ekzekutuar atë në kundërshtim me ligjin. Duke vendosur të kontrollonin banesën e zonjës E. H., ata ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural”, theksohet në ankimim.

Gjithashtu, ankimimi thekson se bashkëjetuesja e Ahmetajt ka dorëzuar të dhënat për telefonin e saj, teksa është ndjerë e kërcënuar dhe ka pasur frikë se do arrestohej.

“Akti i detyrimit të zonjës E. H. për të deklaruar fjalëkalimin telefonik dhe PIN e kartës SIM është një akt që cenon të drejtën e saj për privatësinë e komunikimeve. Nuk ka pasur akt autorizues të GJKKO për të ndërhyrë dhe marrë dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private të zonjës E. H. Gjithashtu vënia e saj nën trysni nga hetuesit e BKH menjëherë sapo u vu në kontakt me ta dhe kërkesa e tyre e menjëhershme për të dorëzuar fjalëkalimet që lejonin hyrjen në komunikimet që përmbante telefoni i saj celular është një akt ku shfaqet mungesa e respektit për dinjitetin e njeriut dhe trajtimi poshtërues që i shkaktuan asaj ndjenjën e frikës, ankthit dhe inferioritetit. Pra, dorëzimi i fjalëkalimeve u bë i mundur kundër vullnetit të saj dhe pa pasur mundësinë e një zgjedhje tjetër. Ajo pati frikë se mund ta arrestonin për shkak të kundërshtimit të autoriteteve gjyqësore Theksojmë se hetuesit nuk kishin të drejtë të hynin në sistemin kompjuterik të smartphone të zonjës E. H. dhe të merrnin dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private elektronike pa një vendim të posaçëm autorizues të gjykatës. Kjo mënyrë veprimi cenoi të drejtën e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve”, thuhet në kërkesën e Arben Ahmetajt. 

SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Prokurorja e SPAK-ut Enkeleda Millonai po heton Ahmetaj deri më tani me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha.  Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).  
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

Ora 13:09
Bastisja e SPAK në vilën në Hamallaj, Ahmetaj ishte i pranishëm gjatë kohës që u ushtrua kontrolli

Me rreth të kuq vila që është kontrolluar nga SPAK

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm në momentin që efektivët i kanë bastisur shtëpinë bashkëjetueses së tij Erjola Hoxhaj. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, thuhet se Ahmetaj është paraqitur në vilën në Hamallaj rreth orës 12:15-12:00 të 9 marsit, ndërsa efektivët kishin nisur kontrollin e banesës. Ahmetaj ka qenë i pranishëm kohës që është ushtruar kontrolli.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 15/03/2023 23:08

    Ne fakt policia ka gabuar qe ka shkuar te kontrolloje vilat e bashkejetueses pa e lajmeruar ca dite perpara sepse i zoti i shtepise ka nevoje qe te pregatitet dhe te mos gjendet duarplot kur ti vijne mysafyret.

    Përgjigju
  • shkodrani: 15/03/2023 18:23

    o kolaqi gjirokastritet jane leber,,pyet babane n.q.s.nuk e di...dhe leberit jane hajdute,,njerez te papershtatshem per poste ku ka para....po ashtu dhe maloket....edi rama eshte hajdut njesoj si ahmetaj...

    Përgjigju
  • Kolaqi: 15/03/2023 18:08

    Nuk eshte Lab ai jo se jane me te mire labet se kryespiuna dge intrigan jane por ai eshte gjirokastrit kryetari robqirave te jugut

    Përgjigju
  • shkodrani: 15/03/2023 17:21

    dorezo vilat,,shtepite ,,makinat,,llogarite ne banke o ahmetaj,,, o hajdut ordiner,,,,,u bene labet zv,kryeminstra,, hajdute te lindur jane labet....

    Përgjigju
  • Koli: 15/03/2023 16:47

    Po ti mo qe vetem byrek e dhalle haje u bere me miljarda po ti ato si ke gje o spak ka pa fund ja administron djali tezes ne vlore qe ka universitet pavarsia ka hotel ne vlore ka toka ne radhim ka shpi pa fund ne vlore ka ne dhermi ne jal e 3 ne sarand keni ne tiran shtepi dupleks e tripleks qe jane te tiat ky qe ri me trafikant e maskarenj turp qe rine akoma ne pune keta vemje te te vi turp kryeminister qe i mban

    Përgjigju
  • Or tej: 15/03/2023 14:23

    Edhe per dashnoret dashke leje nga kuvendi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Avokati: 15/03/2023 12:55

    Bie poshte antikushtueshmeria pasi vila nuk eshte ne emrin tuaj por te partneres bashkejetuse me te cilen nuk je i martuar dhe per kete shkak ajo nuk perfiton mbrojtje nga imuniteti i deputetit,vetem ne rast se vila eshte ne emrin tuaj

    Përgjigju
  • Keno: 15/03/2023 12:39

    O robsh. Po ato sikur jane te partnereve jo te tuat. Dmth me kete qe po thua i bie qe te jene te tuat qe u nevoitka pranimi i Kuvendit. Hajde shejtan budalla hajde.

    Përgjigju
    • Agjenti: 15/03/2023 15:08

      Hahahaha kta harrojne ca thojne

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?