TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka prezantoi sot paketën ligjore kundër ngacmimit seksual të grave në Forcat e Armatosura. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar nismën ligjore, e cila ka si qëllim të parandalojë të gjitha format e dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Nisma parashikon ngritjen e një mekanizimi këshillues dhe disiplinor kundër dhunës dhe ngacmimit në ushtri. Mekanizmi përfshin ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të FA, komandantët e forcave tokësore, detare e ajrore, komandantët e strukturave mbështetëse, presidentin e Republikës, komisionet disiplinore, drejtorinë e inspektimit, drejtoria e burimeve njerëzore, këshilltari ligjor, inspektori i policisë ushtarake, psikologu etj.
Struktura ngarkohet me ligj që të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo formë të ngacmimit seksual dhe të dhunës në ushtri. Sipas nismës ngacmimi seksual nënkupton të gjitha orvatjet e padëshiruara seksuale, kërkesa për favore seksuale dhe sjellje të tjera verbale apo fizike me natyrë seksuale, të kryera gjatë apo jashtë orarit të punës, kur një sjellje e tillë bëjet për emërimin, punësimin, kualifikimin, përparimin në gradë apo për çdo favor tjetër, ose për të krijuar një mjedis pune frikësues, armiqësore dhe fyes. Kur një punonjës bie pre e ngacmimit ose dhunës, ndjek procedurën formale dhe informale. Procedua informale synon të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes ndërhyrjes së eprorit. Ndërsa, procedura formale ndiqet kur rasti është më serioz dhe nuk zgjidhet me procedurën informale.
Në rasatin e procedurës formale, punonjësit i drejtohet eprorit me kërkesë për ngacmimin. Nëse eprori është vetë ngacmuesi, i drejtohet një niveli më të lartë se eprori. Ankesa duhet të përmbajë prova si mesazhe, e-maile, foto, letra, raporte, dëshmitarë etj. Kur provohet se dhuna apo ngacmimi ka ndodhur, eprori merr masë disiplinore ndaj ngacmuesit sipas ligjit, në të kundërt ankesa rrëzohet. Në çdo rast, eprori përgatit një raport për çështjen dhe ua përcjellë strukturave më të larta. Nëse shkelja përbën vepër penale, eprori vë në lëvizje Policinë Ushtarake.
Ngacmimet seksuale përfshihen tek shkeljet e rënda sipas ligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura. Nisma ligjore përmban disa rregulla që duhet të zbatohen nga ushtarakët, ku përfshihet ruajtja e standardeve etike, respekti për kolegët, të ketë njohë kufijtë e ngacmimit, të mos keqpërdorë pushtetin etj. Ndërkaq, lejohen komentet pozitive mbi veshjen, shakatë që nuk përbëjnë ngacmim, komplimentet për pamjen etj.
Cjane keto lloje ligjesh specifike ne ushtri ne nje kohe kemi nje kod penal dhe nje kod te etikes te detyrushem per cilin do.Mesaduket Ministrja Xhaxha e paska problen ngacmimet seksuale ne forcat e Rmatosira,po te mbushet ushtrija me kurva e kurvare problem dot jete ngacmimi seksual.Cdo njeri duhet te ruje figuren dinitetin dhe personalitetin.Ne ushtri eshte kerkese e domosdoshem.Cjane keto hetues e gjygjtare ne ushtri duke perfeshi dhe Presidentin e repuplikes.Ministra Xhaxha te zbatoje e te kerkoje llogori per zbatomin e disiplines dhe ligjit ne ushtri.Lloj lloj ligjesh po miratojme me keq po shkojm.Se la fajin ligji por zbatuesit dhe kontrolloret e ligjit.
Përgjigju