Ekskluzive/ Tunel dezinfektimi, termometër, doreza e maska në sallë... Ja si do rikthehet Vettingu

10 Maj 2020, 15:08| Përditesimi: 10 Maj 2020, 16:27

  • Share

TIRANË- Pas më shumë se 2 muaj, Vettingu rikthehet në zyra dhe paralajmëron nisjen brenda javës së seancave dëgjimore. Report Tv ka siguruar masat që do të përdoren nga komisionerët përgjatë nisjes nga puna prej të hënës 11 maj, ku për çdo person do të matet së pari temperature para se të futet në zyrë apo ambientet e KPK-s.

Ndërkohë,  stafit të KPK-s përfshi dhe komisionerëve u kërkohet të respektojnë distancimin shoqëror prej dy metra.

Edhe për teshtitjen apo kollitjen, KPK u kërkon vartësve të saj të përdorin vendosjen e brryllit si dhe shamitë njëpërdorimshme. Në rast se ndonjë nga stafi i KPK-s apo Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit rezulton me simptoma COVID-19 atëherë njoftohen autoritetet kompetente të shëndetësisë sipas rregullave të përcaktuara. Po ashtu sipas procedurës KPK do të lejojë median të jetë e pranishme si dhe publikun përgjatë zhvillimit të seancave duke respektuar rregullat e vendosura me doreza maska dhe distancim shoqëror 2 metra.

Në hyrje të seancave KPK njofton se do të ketë tunel dezinfektimi si dhe matje temperature si për pjesëtarët e medias si dhe publikun. Tek salla e madhe pranë Pallatit të Kongreseve lejohet trupi gjykues, një përfaqësues i ONM, një përkthyes dhe një anëtar i KPK-s si vëzhgues. Ndërsa për denoncimet e qytetarëve, KPK kërkon prej tyre të vazhdojnë me denoncimet online në faqen e tyre "denocnime.kpk".

E teksa përgjatë kësaj periudhë KPK thotë se s'ka pezulluar punën, por ka punuar me punë nga shtëpia ‘’telework’’.

(Kliko këtu për të lexuar protokollin e sigurisë për seancat e Vettingut)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?