Ekskluzive/ Mjeti e tërheq zvarrë dhe i merr jetën 57-vjeçarit në Elbasan (PAMJE TË RËNDA)

18 Shtator 2020, 17:33| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 17:38

  • Share

ELBASAN -Pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv të një aksidenti të ndodhur në qendër të Elbasanit mbrëmjen e 5 gushtit nxjerr në pah, se viti 2020 edhe pse shpallur si viti i sigurisë rrugore është ende larg këtij objektivi.

Jo vetëm aksidente me pasoja e gjymtime të rënda, por aksidente me vdekje të cilat përgjakin rrugët dhe shoferw të papërgjegjshëm që pas aksidentit në vend të japin ndihmën e parë arratisen duke lënë të vdekurit në rrugë. Ndërsa kur ka kaluar një muaj nga ky aksident që do të ishte i denjë për tu konsideruar një vrasje me makinë në rrugë, shoferi ndodhet në arrati duke sfiduar policinë.Sapo ora shënon 22:16 minuta e 29 sekonda më 5 gusht 2020, në mes të bulevardit të Elbasanit përballë kalasë një person qëndron i ulur në mes të sheshit "Gensher".

Krah tij kalon një mjet i cili me shpejtësi të ulët nuk e aksidenton, ndërsa ka pak lëvizje këmbësoresh pasi në ato momente sapo kishin mbaruar reshjet e shiut. Me një ndriçim të plotë të rrugës si dhe një ndriçim të plotë të mjetit, aty afrohet një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit as e vë re se në mes të rrugës ishte një njëri duke e marrë përpara dhe largohet.

Sipas policisë së Elbasanit tashmë shoferi është identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe rezulton se është një 20 vjeçar me incialet SH.B ndërsa viktimë e këtij aksidenti mbeti një 57 vjeçar. Hetimet paraprake kanë nxjerrë se 57 vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe kish përfunduar në mes të rrugës duke u përpjekur të kalonte në anën tjetër.  I ndjeri  goditet nga autovetura e identifikuar më pas si BMW e marrë me qira nga një 20 vjeçar ndërsa aksidenti i ndodhur në sheshin Gensher, nuk është kuptuar edhe nga ata pak kalimtarë që nën çadër kanë vazhduar të kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Pas aksidentit ka pasur të tjera mjete në bulevard të cilët s’kanë kuptuar fillimisht ç’ka ndodhur por kanë mundur të fiksojnë targën e BMW. I riu pasi ul pak shpejtësinë për disa sekonda, por vazhdon udhëtimin duke e braktisur më pas mjetin në një lagje perifike dhe u arratis për të shmangur arrestimin. Aktualisht policia e Elbasanit është duke kryer kontrolle për kapjen e 20 vjeçarit i cili siç mëson Report Tv i ka shpëtuar edhe një arrestimi.

Ndërkohë në diskutim publik është rihedhur kodi rrugorë për ndryshe me por propozimi ish ministrit Saimir Tahiri që aksidente të tilla të konsiderohen vrasje rrugore ka mbetur sërish jashtë.

*Mesazh sensibilizues
(Këto janë pamje të rënda dhe ne kemi vendosur t'i publikojmë për të ndërgjegjësuar shoferët e papërgjegjshëm. Jeta e një njeriu vlen më shumë se gjithçka).

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 19/09/2020 22:54

    Ikja nga vendngjarja eshte padyshim e denueshme me ligj dhe duhet te denohet. Sipas rregullores ne qytet duhet te drejtosh makinen ne menyre qe te jesh ne gjendje ta ndalosh para cdo rreziku (edhe kjo pike duhet pare). Duke patur parasysh qe personi eshte i shtrire ne mes te rruges me rroba te erreta dhe pa asnje send qe reflekton dritat, naten me shi dhe ndoshta me ndriqim qyteti qe te reflekton tek xhami i makines, shoferi mundet qe nuk e sheh dhe mund te jete i pafajshem.

    Përgjigju
  • Bruno: 19/09/2020 16:12

    Gabimi i shoferit se ka ikur, per te tjerat ne nje shtet qe funksionon trashgimtaret e te ndjerit detyrohen te demshperblejne finaciarisht makinen dhe moralisht shoferin.

    Përgjigju
    • Liku: 19/09/2020 20:06

      O ju komentuesat e times. Ai ka mbi 10 vjet we hecen ashtu! E drejte jete njeriu nuk I vej faj. Ne mengjes ai hedge normal sa pints 2 dopio zvarriteshe pertoke per ato qe nuk e njohin edhe ja fusin rikes me lopate. Un e Kam parashikuar fundin e tij prej shum kohesh ai shtyu shum fare jasht parashikimeve. Jete njeriu nuk e mohoj me dhimbset por e mori ne qafe edhe ate burrin e huj qe e shtypi edhe si vej faj fare se desh e Kam shtypur edhe un njehere e shum te tjere ate rob kemba dore ashtu zvarriteshe!

  • roni: 19/09/2020 09:32

    Gjynah se eshte njeri ai qe iku , pa ai duket se kish dal kastile ne mes te rruges . Po se kuptoj dot ca faj ka shoferi qe ai njeri rri shtrir ne mes te rruges si qen dhe as e rruan fare . Ashtu si rrinte ai dhe me ato rroba qe kish veshur asnje nuk di ta shikonte dot . Pastaj thon e ka fajin shoferi se e mori zvarr e te kalbet ne burg .. joo jo jasht shtetit asnje dit burg nuk do bente . Pa merak

    Përgjigju
  • Aldo: 19/09/2020 09:29

    i shkreti njeri është marr zvarr nga plera

    Përgjigju
  • Unë: 18/09/2020 22:02

    Shoferi gabim që ka ikur nga vendngjarja, jeta e njeriut është e shenjtë,gjynah dhe ai person, po dhe shumë faj ka pasur që ka dal tap në rrugë dhe është shtrir mes rrugës.. Me faj janë të dy.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 18/09/2020 19:55

    me thene te drejten makina po ecte shume ngadale por personi i veshur ne te zeza dhe i ulur ne mes te rruges me shi eshte pothuaje e pamundur per tu vene re, nuk eshte nga ato raste per te drejtuar gishtin mund ti ndodhte kujtdo ...

    Përgjigju
  • Ncjcncxn: 18/09/2020 18:26

    Keto pamje perbejne lajm dhe ju jeni treguar shume etike dhe profesional qe i keni publikuar. Bravo!

    Përgjigju
  • vjosa: 18/09/2020 18:25

    TE arrestohet ky maskara dhe te denohet me 15 vjet burg,,,,,si i merret jeta kot tjetrit ashtu....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?