Ilir Meta nuk do të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiak, pa paraqitur një certifikatë të re të pastërtisë së figurës, lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve me në krye Gentiana Sula. Kështu parashikon nisma ligjore e mazhorancës, depozituar në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim për të dekumunistizuar Kuvendin dhe pushtetin vendor.
Projektligji i siguruar nga Report Tv parashikon shtimin e nenit 63/1 në Kodin Zgjedhor për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Sipas ndryshimit, partitë politike, 70 ditë para zgjedhjeve, paraqesin një formular për secilin kandidat të tyre në Autoritetin e Dosjeve, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Të njëjtën rrugë duhet të ndjekin edhe kandidatët e pavarur.
Autoriteti i Dosjeve është i detyruar të kryejë verifikimin. Nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit, çështja referohet nga KQZ-ja në Prokurori, ashtu siç vepron për formularët e rremë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, ndryshon pika 3 e nenit 63, duke parashikuar që kandidat për t’u zgjedhur është vetëm personi, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës. Pra, KQZ nuk regjistron si kandidat një person, i cili rezulton i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve ka referuar një dosje në Kuvend, sipas të cilës ish Presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke nënkuptuar se Meta ka paraqitur certifikata false për pastërtinë e figurës nga komisionet Bezhani dhe Mezini. Ilir Meta ka mohuar se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim dhe manipulim të dosjeve. Megjithatë, Meta ka paralajmëruar rezistencë ndaj nismave të mazhorancës për largimin e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit nga Kuvendi dhe politika.
Shume mire. Bravo. Te qerohet maskarai. Te shtojme oburra edhe nje nen per kedo antar te ish PPSH dhe sidomos edhe nje per ish byroist apo familjare te tyre deri ne brez te shtate! Dhe ti zhdukim felliqsirat.
PërgjigjuPer spiunat po te gjith po ti mor trap mos i fut te ter se koha ashtu ka qen dhe jo cdo njeri qe ka pas nje teser esht maskara se po te jet per bq kan qen te persekutuarit spiuna dhe kaluar spiunit more vesh bq.
Pra nuk behet me fjale per "spiun" apo "bashkepuntor" me OSSH por nese, personi permendet ose jo ne letra te sigurimit....pra "ekzistencen per ta te informacioneve..."! Bukuri. Madje perfekt. Tashme qe e mbaroi "revizionimin" shoku Rame dhe zbuloi se emri i njerit apo tjetrit jo qe jane "bashkepuntore" por u eshte permend emri dhe fap "ndalohen"! Zot i madh ku shkon "me ligj" korruptimi politik. Dhe nga kush se, nga klasa komuniste e gjenerates se pare dhe te dyte te "udheheqjes".
PërgjigjuE dhjere o Like kopani mire hajdut por edhe spiun more batakci?
PërgjigjuJa futen Ilir Spiunit dhe hajdutit.
PërgjigjuIlir Meta dhe Sali Berisha janë dy personat që mund t'ia fusin Ramës dhe tani ky don t'i ndalojë të kandidojnë. Nuk e vë në diskutim që janë të gjithë hajduta të parave të popullit por ky i sotmi në qeveri është më mu*i.
PërgjigjuO gxim mos je nga sali shpellari ulu bre burr me kemb ne tok se mbaroi koha e sali kipilit
Rri o gzimo merru me ujitjen e barit se punet e politikes jon te ronda per ty. Rri urt e futi ndonje sufllaqe per darke se Sala e Like koktuli dun plumin ne ball
po qe se je spiun greku a serbi ku aplikohet per pastertine? apo quhesh patriot se ke qene kunder sigurimit te shtetit!
Përgjigjukeshtu qe thua ti bie qeveria ????