'Të fala jetën o plehrë'...Kërcënimet e trafikantëve pasi policia kapi X5-ën me kanabis: Do t'i hedh fëmijët nga ballkoni

8 Maj 2019, 14:12| Përditesimi: 9 Maj 2019, 12:19

  • Share

Përgjime të shumta të bisedave telefonike mes anëtarëve të bandës së trafikantëve të kanabisit nga Saranda drejt Greqisë, kanë zbuluar emrat e anëtarëve dhe rolet e tyre. Report Tv, përmes burimeve nga prokuroria, mëson se në bisedat e përgjuara, anëtarët e bandës që u arrestuan në kuadër të megaoperacionin "Brezi i Gjelbër", arrijnë deri në kërcënime të fëmijëve.

Më 24 nëntor 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg canabis dhe një BMW x5. Në këto përgjime rezulton se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj, kërcënojnë me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se Jorgji kish qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

Donald Nelaj dhe Ervis Hysaj, bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, janë të dënuar për vepra të tjera penale dhe aktualisht janë në burg, por hetimet 10 mujore për rrjetin e trafikut zbuluan përfshirjen e tyre. Bisedat e përgjuara janë të bërë më 25 nëntor 2018.

Pjesëtarët e këtij grupi rezultojnë se pas çdo operacioni policie shfaqnin interes për të arrestuarit nëse ishin apo jo nga të tyret, kjo faktohet dhe nga një bisedë e përgjuar mes numrit dy të spitalit Sarandë Florenc Llanaj dhe Kejdi Sadushit njohur si kreu i grupit me kodin Kosta. Ky i fundit, kishte përfshirë në rrjet edhe të dashurën e tij, Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara. Telefonatat me pjesëtarët e grupit ku binin dakord për trafikun e kanabisit, Kosta i bënte nga telefoni i Sarës. Ky nuk është rasti i parë që trafikantët fshiheshin pas numrave të vajzave. Edhe vetë Ervis Hysaj në bisedën ku kërcënon Mikel Jorgjin, ky i fundit gjithashtu i arrestuar, përdor një numër telefoni të një vajze.

Më 13 shkurt sipas përgjimeve, Llanaj telefonon Kostën. “Shiko andej mo shiko i cik se çka dalë” Por Kosta i përgjigjet “Po s’janë ata tanët jo. Kur të dalin ata, ajo e imja do të dalin me pesqind veta, me pesë makina, me fshati, me lazo, me tërë bashkë".

PERGJIMET ku Mikel Jorgji kercenohet me jeten e femijeve

25.11.2018 Ora 21:48

Tupe - (nofka) - Emri Donald Nela/ Aktualisht në burg, i është komunikuar masa arrest me burg

(Bashkëpunëtor i Ervin Hysajt - gjithashtu në burg)

Tupe: Tani hajdeni nesër pimë kafe tek lokali jonë

Mikel Jorgji: Tani nuk kemi mundësi që të vimë ne, e kupton, se ju është problem, e kupton se kemi fol edhe me këtë. Unë do ta heq, më jep një numër e kupton.

Tupe: Do të të marr nesër unë, merr një numër ti që të ma japësh mua, edhe do të të marr nga një numër unë.

Mikel: Hajdeni këtu llafosemi, o vlla, se po na bini në qafë mo pasha.

Tupe: Jo jo nuk të biem në qafë, dëgjo një sekondë dëgjo, atje ku është marrë makina dje ai do të mbajë përgjegjësi.

Mikel: Unë nuk kam qenë fare e para e punës.

Tupe: Ore na keni rënë ju neve në qafë jo ne, ne njohim ty edhe nuk njohim njeri tjetër, e do kështu ti, e do të flasim ndryshe ne.

Mikel: Po më bie në qafë vëlla.

Tupe: Ti i pari do të mbash përgjegjësi.

Mikel: Unë nuk doja që të bënim një punë të ndihmonim njëri-tjetrin.

Tupe: E ti që ti vlen 50 euro, ai shoku jo është mësuar me të marrë peng, edhe të hajë dru, po të them kaq, nesër nga ora 11:00 ose 12:00 ju dua në Tepelenë, po nuk erdhët do ju do t'iu dërgoj unë njerëz që t'iu sjellin prej veshi juve.

Mikel: Po na bie në qafë e kupton

Tupe: Ore më ratë ju mua në qafë, keni futur tre veta në burg

25.11.2018 ora 22:00

Ervin Hysaj telefonon Mikel Jorgjin nga numri që e përdor një vajzë me emrin Blerta.

Ervini: O shoku nesër ca do bësh nesër? Ca do bësh? Do biedh makinën ato shoku, lekët ca ke.

Mikel: O vlla?

Ervin: Hë?

Mikel: Tani po na bie në qafë o pasha. Po na bie në qafë mo vlla se i ka marrë. Tani fola edhe me tjetrin, se i ka, i ka marrë një ditë e ca para.

Ervin: ore vlla, mua mos më trego kur i ka, kur i ka,

Mikel: I ka marrë një ditë e ca para mo, po më bie në qaf mo vlla.

Ervin: O vlla, t'fala jetën...o plerë. Të fala jetën.

Mikel: Po më bie në qafë mo vlla, po më bie në qaf, nuk ke gjë nga mua, më kupton?

Ervin: Ore na -na ty është ajo, po ti do përgjigjesh tani. Atë kohë të fala jetën.

Mikel: Nuk ke, nuk ke gjë nga mua.

Ervin: O vlla. mos ta kthejmë ndryshe

Mikel: Po ke, po ke gjë nga mua hajde, hajde këtu o vlla, po ke gjë nga mua.

Ervin: Mos paça njeri vlla, do t'i hedh kalamajt nga ballkoni.

Mikel:Jo jo, po ke gjë nga mua e kupton?

Ervin: O shoku nuk jam nga ato larot e Sarandës unë.

Mikel: Nuk të kam, nuk të kam rënë në qafë o vlla.

Ervin: Do t'i hedh kalamajt nga ballkoni për kokë të pleqve o vlla.

Mikel: (dëgjohet një ze femre në sfond: Kalamajve tu hash m***) Mos Jonida. Ne ndeshëm të bënim një punë o vlla, nuk u bë, tani mori një dit e ca para mo vlla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 08/05/2019 21:20

    Në burg një jetë dhe me punë të detyruar, “pastroni” bajgërinë ne të gjithë republikën qe femijet tanë të jetojne më dinjitet e meritokraci! Dërrmojeni plerllëkun! Bravo policia!

    Përgjigju
    • ilo: 09/05/2019 12:16

      ku di gje ti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?