Report TV mëson dinamikën e takimin 30 minutësh të kryeministrit Rama me Presidentin e Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e së mërkurës. Burime qeveritare pohojnë se kreu i qeverisë e ka njoftuar Presidentin se negociatat me Greqinë janë drejt fundit, ndaj ka kërkuar që Meta të përgatisë autorizimin për firmosjen e marrëveshjes. Por burimet saktësojnë për Report TV se presidenti Meta është shprehur se nuk mund të marrë një vendim tani, pavarësisht kërkesës të kryeministrit për mos të humbur kohë.
Kreu i shtetit duke u treguar i kujdesshëm për këtë çështje, ka kërkuar detaje mbi termat e marrëveshjes, detaje të cilat kryeministri Rama nuk ia ka vënë në dispozicion në nivel të kënaqshëm që Presidenti i Republikës të bindet për të autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes.
Sipas të njëjtave burime qeveritare, Presidenti i Republikës heziton të firmosë autorizimin, në kushtet kur vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e gatshme për çdo rast, nëse ndonjë faktor në vend do të ankimonte marrëveshjen. Lëvizja e Ilir Metës nuk mund të parashikohet, por burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit, duke mos dashur të mbajë përsipër të gjithë peshën dhe garancinë për interesat kombëtare, mund ta lërë pezull autorizimin deri në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim edhe nuk është marrë nga Presidenti, por është një tezë e hapur, për sa kohë informacioni që Meta ka mbi detajet e marrëveshjes paraprake të arritur është i kufizuar. Në një dalje publike një ditë pas takimit, Meta tregoi se ka nevojë për më shumë informacion duke treguar detaje nga biseda me Ramën.
“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje”.
Jo rastësisht, po në të njëjtën ditë Meta tha edhe se duhet ngritur sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.
“Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e debateve, ligjeve dhe akteve”.
Deri më tani janë zhvilluar vetëm dy raunde bisedimesh mes grupeve negociatore, një në Tiranë e një në Athinë, nga të cilat informacioni ka qenë hermetik. Diplomacia shqiptare është e kufizuar në detaje dhe informacione, ndërsa në Greqi, ministri Kotzias është shprehur se nuk do të ikte në pushime verore pa nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë.
Më në fund një veprim i duhur i Metës. Nuk ka nevojë aspak për veprime të nxituara, të paktën jo deri sa të kemi një gjykatë kushtetuese. Kur më kujtohet marrëveshja e Berishës sesi shpëtoi deti vetëm për shkak të kësaj gjykate, atëherë nuk mund të rri pa i dhënë Metës se drejtë dhe të më lindi njëfarë dyshimi për këtë nxitim të Ramës duke kërkuar që ta nënshkruajë sa më parë marrëveshjen.
PërgjigjuLikja gjithe kohen me bllok ne dore...
PërgjigjuShih si bo Likja. Athu ti sikur iu dogj barku per popullin.
PërgjigjuShyqyr qe po vepron 1 here ne interes te vendit.
Përgjigju