Ekskluzive/ Report Tv zbardh skandalin e radhës! Problem në Rinas edhe vjedhja e valixheve

17 Prill 2019, 11:37| Përditesimi: 17 Prill 2019, 15:08

  • Share

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbulon një skandal të vjedhjes së sendeve nga valixhet në aeroportin e Rinasit, ngjarje të ndoshura në vazhdimësi dhe të evidentuara prej Policisë pas kallëzimeve të udhëtarëve, që në korrik 2018. Lidhur me grabitjet e valixheve me para të udhëtarëve policia ka bërë edhe një kërkesë ndaj kompanive ajrore.

Ajo kërkon që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit. Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s. 

Dokumenti i siguruar nga Report Tv

Qytetarët kanë bërë denoncime për vjedhje të sendeve të tyre në bagazhe. Pranë policisë janë bërë një numër i konsideruar kallëzimesh për humbjen e tableteve, celularëve dhe sendeve të tjera me vlerë.

Për sa i përket valixheve të humbura ka një dëmshpërblim nga kompania ajrore por kur ato konstatohen të vjedhura, duhet fillimisht të bëhet një hetim për të gjetur përgjegjësin për vjedhjen e kryer.

Lidhur me këtë fakt kompania e sigurisë së aeroportit nuk ka marrë masa duke mos iu përgjigjur kërkesës së policisë. Shkresa e policisë është dërguar që në korrik 2018.

Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë. 

Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 17/04/2019 13:33

    I thone mos u befsh per fjale. Tani na doli TIA !!!??? Neser del dicka tjeter !!!!! ATy eshte aeroporti: Aty eshte toke shqiptare.!!! Aty kryesisht udhtojne shqiptaret !!! Aty te vjedh kushdo e kur do !!! Hajdutet me te medhenje jane policet dhe agjentet polic qe marrin japin e kontroopjne canta !! Perfundimisht ne Shqiperi akoma ska shtet qe nga 90 Fatkeqsi e kombit.

    Përgjigju
    • polici: 18/04/2019 10:10

      I ka zbardhur Policia keto vjedhje!? Nese jo, Pse? Polici qe nuk pranon as denoncimet, i hedh fajin tjetrit se paska vjedhje. Po detyra policise eshte ti kapi

    • Arbëri: 17/04/2019 18:01

      Fatkeqsisht komunisti tiran, sali berisha u bë ”demokrat” gjat natës dhe e vazhdoi per 30 vite agonin shqiptare...!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?