ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë këshillit të lartë gjyqësorë se presidenca ka depozituar një kërkesë ku vë në dukje se gjyqtarit Ardian Dvorani njëherazi kreut të gjykatës së lartë dhe këshillit të emërimeve në drejtësi i kanë përfunduar të gjitha funksionet.
Kjo shkresë sipas burimeve për ReportTv është shqyrtuar nga KLGj në mbledhjen e 16 Prillit, procesverbali i të cilës ende nuk është zbardhur ndërsa është vendosur t'i kalojë Komisionit të Karrierës për shqyrtim.
Në përmbajtjen e saj, ReportTv mëson se presidenti Meta në shkresën e tij i vë në dukje KLGJ njëherazi dhe shumë institucioneve të tjera përfshi dhe trupit diplomatik se Dvorani nuk ka më mandat për të vazhduar detyrën.
Më tej sipas shkresës thuhet se me dekretimin e tre gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Lartë, sipas presidencës kreu aktual duhet të ishte larguar.
Pak ditë më parë KED në drejtimin e z.Dvorani njoftoi mbledhjen online të Këshillit ndërsa vetë gjykata e lartë formimin e kolegjeve dhe nisjen e shqyrtimeve të dosjeve të mbartuara.
Në këto kolegje ishte pjesë edhe z.Dvorani, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Karrierës në KLGJ pas shkresës së presidencës.
Prej kohësh Presidenti Ilir Meta dhe z.Dvorani janë përfshirë në debat publik dhe juridik, ku aktualisht hetime po kryen edhe prokuroria e posacme për mënyrën e funksionimit të KED drejtuar nga Dvorani në cilësin e gjyqtarit të vetëm dhe kreut të gjykatës së lartë.
Kjo shkresë e Presidentit Ilir Meta pritet të rikthejë sërish vëmendjen në institucionet e reja të drejtësisë sic është edhe KED e cila është duke renditur kandidatët për gjyqtarë kushtetues të cilët më pas do të emërohen për ta bërë funksionale këtë gjykatë që nga 9 anëtarë ka vetëm 4.
O Zoti President pse nuk i merr punet me radhe. Fillo me gjykaten kushtetuese ku zonjes TUSHA i ka mbaru mandati me perpara se Dvoranit. Po Gjiri i Lalzit ka rrenje te thella ne korupsion e po i vjen era qelbesire gjithnje e me shume...
PërgjigjuPo mire e ka te iki edhe Dvorani u be gjithandej vetem dvoran... ka te rinj sa te duash. Dvorani njesoj ka firmosur me ata qe kane dy vjet te shkarkuar...
PërgjigjuTani qe u pajtuan 2 "kokat" te gjithe budallenjte qe Rama i nderseu kunder ketij hajdutit qe kemi per president do ikin per lesh.Loje e vjeter kjo
PërgjigjuTotalisht e vertete, loje e stervjeter por kam pershtypjen se rilindasit edhe kete rregull te pa shkruar e tejkalojne pa problem fare. Prsh ajo miss dogana, elisa e miliardave dhe vilave tek kodra e diellit se ka problem, i shkon ne zyre mafjozit Meta per te miren e popullit dhe kushtetutes. E tmerrshme eshte si tallen keta me kete popull! E dhimbshme!!
Lojera politike tani qe presidenti u akuzua per flirtimin me ramen hodhen tezen e mosmarrveshjes serish. Shihni house of cards ne netflix dhe do ta kuptoni
PërgjigjuAhahahahahah, mbajani gjalle ju mediat konfliktin, se thelbin e zgjidhen mafjozet vete rama dhe meta, koke me koke edhe ne 5 vitet qe vine. Konfliktin mbajani gjalle ju, qe mos merziten militantet qe ju duhet shpejt prape mafjozeve te politikes. Good luck narcos.
Përgjigju