Ramadan Troci, Shpëtim Kurti, Bujar Hoti dhe Besnik Cani janë katër prokurorët e fundit nga grupi i parë prioritar praj 57 prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilët do të dalin para komisionit të Vetingut, gjatë ditëve të para të muajit shtator, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimit dhe aftësitë profesionale.
Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalin gjithashtu edhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita si dhe Kryeinspektorja në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari. Me verifikimin e këtyre 6 subjekteve, përfundon kontrolli i grupit të parë prioritar, duke i hapur rrugën kësisoj ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale.
Pasuria, Besnik Cani
Shqiptarja.com publikon pasurinë e katër prokurorëve, që nga viti 2003 deri në vitin 2016, pasuri e cila po verifikohet nga KPK dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Prokurori i Elbasanit, Besnik Cani, sa i takon pasurive të paluajtshme, në vitin 2016, deklaron se ka blerë një truall me sipërfaqe 360 m2, në Paskuqan, me vlerë 1 500 000 lekë. Këtë truall ia ka dhënë me qira një kompanie për 25 vjet, për ndërtimin e një karburanti, lokali dhe lavazhi. Prokurori deklaron gjithashtu një banesë private me sipërfaqe 100 m2, ndërtuar në vitin 1995 me të ardhura sipas tij nga emigracioni dhe kursime ndër vite, 700 000 lekë. Cani posedon 50 % të banesës. Prokurori deklaron blerjen e një apartamenti në vitin 2005, me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, me vlerë 69 000 euro. Në vitin 2011 deklaron sipërfaqe toke prej 633.8 m2, fituar përmes legalizimit si dhe në 2012 një garazh me sipërfaqe 18.76 m2, blerë për 7 000 euro. Djali i tij, Devis Cani deklaron një llogari bankare me vlerë 9 500 euro si dhe një kontratë qeraje për banim në Vjenë, ky paguan 580 euro në muaj. Më parë, prokurori deklaron se i ka shkolluar fëmijët në Kolegjin Turk.
Bujar Hoti
Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit Durrës, Bujar Hoti, deklaron apartament banimi me sipërfaqe 157 m2 në vitin 2004, shtesë apartamenti me sipërfaqe 30 m2 dhe me vlerë 6 mijë euro, viti 2005. Po gjatë vitit 2005, prokurori ka blerë një karabina me vlerë 2 400 000 lekë. Në vitin 2006, Hoti ka blerë një armë gjahu me vlerë 80 000 lekë. Në vijim, prokurori deklaron makinë me vlerë 14 300 euro, apartament me sipërfaqe 41 m2, me vlerë 1 000 000 lekë, apartament me vlerë 93 940 euro, makinë e markës ‘DAILER CHRYSLER’ me vlerë 1 200 000 lekë dhe makinë ‘NISAN’ me vlerë 16 900 euro.
Shpëtim Kurti
Prokurori pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti, rezulton se ka shitur makina me çmim më të shtrenjtë se sa i ka blerë, ndonëse me kalimin e viteve makinave u bie vlera. Në vitin 2008 Kurti ka blerë makinë tip ‘Ford Fiesta’ për 260 000 lekë, të cilën e ka shitur në vitin 2010 për 600 000 lekë. Në vitin 2010 ka blerë makinë benz për 700 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2012 për 7 mijë euro, duke blerë po gjatë këtij viti makinë ‘Reno’ për 6 mijë euro. Në vitin 2011, prokurori deklaron se ka shitur një apartament për 10 888 100 lekë, të cilin e ka rivlerësuar, teksa deklaron se jeton në një apartament në pronësi të babait të tij, ndonëse posedon një apartament tjetër në Laprakë, të cilin e ka dhënë me qira. Prokurori deklaron apartament banimi me sipërfaqe 64 m2, me vlerë 1 650 000 lekë, apartament me sipërfaqe 48 m2, me vlerë 25 mijë euro dhe truall 146 m2 me sipërfaqe ndërtimi 52 m2, me vlerë 5 500 000 lekë.
Blerja
Prokurori Besnik Cani ka blerë një truall me sipërfaqe 360 m2, në Paskuqan, me vlerë 1 500 000 lekë. Këtë truall ia ka dhënë me qera një kompanie për 25 vjet, për ndërtimin e një karburanti, lokali dhe lavazhi.
Çudia
Prokurori Shpëtim Kurti në vitin 2008 ka blerë makinë tip ‘Ford Fiesta’ për 260 000 lekë, të cilën e ka shitur në vitin 2010 për 600 000 lekë. Në vitin 2010 ka blerë makinë benz për 700 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2012 për 7 mijë euro.
Box
4 prokurorët që do t’i nënshtrohen Vettingut
Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme
Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë
Bujar Hoti Prokuroria Durrës
Besnik Cani Prokuroria Elbasan
Pasuria e prokurorit Benik Cani
Bashkëpronar me 50% i një banese private 100 m2, ndërtuar në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni dhe kursime ndër vite, 700 000 lekë.Pronar me 100% i një veture, blerë me kursime, 200 000 lekë. Blerë në shtator 2005 apartament banimi me sip. 117 m2 në Tiranë, 69 000 euro, pjesë e regjimit martesor, për të cilin ne momentin e blerjes ishin ende 48 000 euro papaguar. Në vitin 2011, sipërfaqe toke prej 633.8 m2. Prona është fituar përmes legalizimit, ku janë për të janë paguar pranë ALUIZMIT v752 131 lekë. Në vitin 2012 blerë garazh me sip. 18.76 m2 më 10.04.2012, 7 000 euro. Blerë makinë, në vitin 2012, me vlerë 1 300 000 lekë. Në vitin 2016, truall me sipërfaqe 360 m2, me vlerë 1 500 000 lekë, në Paskuqan, burimi 1 020 000 kredi dhe 500 000 lekë nga të ardhurat. (Trualli i është dhënë me qira një kompanie për 25 vjet, për ndërtimin e një ndërtimin e një karburanti, lokali dhe lavazhi).
Llogari, 10 641 euro.
Shtesë në fond investimi, 150 327 lekë.
Pakësim në llogari, 22 169 lekë.
Paga si prokuror, 1 683 081 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke, 706 149 lekë.
Kredi në NBG, shlyer 1 645 euro, mbetur 10 320 euro.
Kredi në Rasiffeisen Bank, shlyer 30 688 lekë, mbetur 989 312 lekë.
Devis Cani, djali, llogari 9 500 euro.
Kontratë qeraje për banim në Vjenë, 580 euro në muaj.
Pasuria e prokurorit Bujar Hoti
Apartament banimi 157 m2, viti 2004.
Kredi 40 mijë euro, viti 2004.
Shtesë apartamenti, 30 m2, 6 mijë euro, viti 2005.
Karabina me vlerë 2 400 000 lekë, viti 2005.
Blerë armë gjahu, me vlerë 80 000 lekë, viti 2006.
Blerë makinë me vlerë 14 300 euro, viti 2007.
Blerë apartament, me sipërfaqe 41 m2, me vlerë 1 000 000 lekë, viti 2007.
Blerë apartament me vlerë 93 940 euro, viti 2008.
Blerë makinë e markës ‘DAILER CHRYSLER’, 1 200 000 lekë, viti 2009.
Blerë makinë ‘NISAN’, vlerë 16 900 euro, viti 2012.
Shitur makinë me vlerë 5 mijë euro, viti 2012.
Shitur makinë me vlerë 6 500 euro, viti 2013.
Të ardhura nga puna si Prokuror Apeli Durrës, 1 377 308 lekë.
Bashkëshortja të ardhura si notere, 4 118 404 lekë.
Kredi, shlyer 360 000 lekë, mbetur 770 357 lekë.
Kredi, shlyer 601 035 lekë, mbetur 898 964 lekë.
Pasuria e Prokurorit, Shpëtim Kurti
Kredi bankare për strehim, 1 400 000 lekë, për 25 vjet, deklarata e vitit 2004.
Apartament banimi, 64 m2, 1 650 000 lekë, viti 2006.
Shitur apartament me sipërfaqe 84 m2, në Kukës, me vlerë 2 600 000 lekë, viti 2007.
Blerë apartament, me sipërfaqe 48 m2, 25 mijë euro, blerë me të ardhurat e shitjes së apartamentit në Kukës dhe kursime, viti 2008.
Blerë makinë, ‘Ford Fiesta’, 260 000 lekë, viti 2008.
Shitur makinë tip ‘Ford Fiesta’, 600 000 lekë, viti 2010.
Blerë makinë benz, 700 000 lekë, viti 2010.
Shitur apartamenti i deklaruar më parë dhe i rivlerësuar, 10 888 100 lekë, viti 2011 (Tani banoj në shtëpinë e babait).
Rivlerësuar apartament, deklaruar më parë 1 600 000 lekë, në 4 600 000 lekë, viti 2011.
Shitur makina benz, 7 mijë euro, viti 2012.
Blerë makinë ‘Reno’, 6 mijë euro, viti 2012.
Blerë truall, 146 m2, me sipërfaqe ndërtimi, 52 m2, 5 500 000 lekë, viti 2012.
Dhënie për ndërtim e truallit të deklaruar, viti 2015.
Të ardhura nga qiraja e banesës tek Fusha e Aviacionit Tiranë, 205 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 6 mijë euro.
Llogaria rrjedhëse e pagës, 1 417 022 lekë.
Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në Poliklinikën nr. 3 Tiranë, 540 314 lekë.
Popull primitiv organe primitive
PërgjigjuBujar Hoti prokurori me i drejte ne detyre dhe njeri shembull me ligjin dhe eshte nje bga ne te miret qe ka vendi bashke me Trocin
PërgjigjuKy Bujar Hoti eshte hajduti dhe gangsteri me i madh i prokurorise se durresit. Nuk ka lene trafik dhe pislleqe pa bere; Ka dhe mbesen e vet gjyqtare qe eshte shoqe me Inen prandaj mori kot per shume kohe. +
Përgjigju