Gjyqtari Gjin Gjoni

Ekskluzive/ Rrëfimi i gjyqtarit Gjin Gjoni: E vërteta e vilës 700 mijë euro në Farkë (E plotë)

8 Gusht 2018, 07:20| Përditesimi: 8 Gusht 2018, 14:24

  • Share

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kolegjit Zgjedhor, përpos të tjerave, ka sqaruar në prokurori edhe blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro, në vitin 2012, gjatë të cilit ka blerë edhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro, së bashku me bashkëshorten Elona Çaushi.

Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendon se Gjin Gjoni ka bërë deklarim të rremë për blerjen e kësaj pasurie të paluajtshme, ndërsa kjo dhe disa pasuri të tjera të gjyqtarit, sipas ILDKPLI, kanë burim jo të ligjshëm. Në dosjen që ka siguruar Shqiptarja.com, Gjin Gjoni pretendon para prokurorit se, së bashku me bashkëshorten kanë realizuar kontratën për blerjen e vilës në Farkë, por shton se nuk ka paguar këstet, për shkak të pamundësisë, duke anuluar më pas kontratën, me pretendimin se nuk i ka pëlqyer çmimi.

Për sa i përket pikës 7 të kallëzimit penal që ILDKPKI pretendon se është deklarim i rremë nuk qëndron, pasi nga ana ime dhe bashkëshortes sime rezulton se është deklaruar kontrata e sipërmarrjes dhe e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012 sipas deklarimeve të realizuara në deklaratën e pasurisë së vitit 2013. Nga shqyrtimi i kësaj kontrate rezulton se është e vërtetë që në pikën 2.2 të saj thuhet se kësti i parë prej 90 000 euro dhe shuma prej 1 498 euro për sistemin e vaditjes duhej të paguheshin në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, por në realitet në marrëveshje midis palëve kjo shumë nuk është paguar, pasi si palë në këtë veprim kemi qenë në proces negociatash të vazhdueshme për madhësinë dhe çmimin e kësaj vile, sepse nisur nga kushtet kontraktuale kemi qenë në pamundësi reale për përmbushjen e tyre. Për këtë, pala kontraktuale tjetër ‘Mane TCI’ sh.p.k me anë të një deklarate noteriale nr. 452 rep dhe nr. 208 kol datë 23/25/2014 provon se nga ana ime dhe bashkëshortes time nuk është paguar asnjëherë kjo shumë siç pretendon ILDKPKI.

Gjin Gjoni, gjyqtar

 

Zgjidhet kontrata

Gjyqtari Gjin Gjoni pohon se ka zgjidhur brenda vitit kontratën për blerjen e vilës në Farkë me vlerë 700 mijë euro, për shkak se nuk i ka pëlqyer çmimi.

Pasja e një kontrate sipërmarrjeje midis dy palëve nuk do të thotë kurrsesi edhe respektim i pagimit të këtyre kësteve, pasi kjo varet nga mundësia financiare dhe marrëveshja me palën tjetër dhe nga mundësia e ndryshimit të termave kontraktore në çdo kohë, si dhe ka ndodhur në rastin konkret. Kështu, neve me kontratën me nr. 955 rep/1 dhe nr. 313 kol, datë 04/07/2913 dhe konkretisht në pikën 10.3 të saj, rezulton se kemi zgjidhur kontratën e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012, pas asnjë detyrim të ndërsjellë, çka nënkupton se si palë në kontratë unë dhe bashkëshortja ime nuk kemi paguar shumën 90 000 lekë dhe shumën tjetër prej 3 498 euro dhe nuk kishim detyrimin e ndërsjellë me palën tjetër. Kjo tregon qëllimin e mbrapshtë dhe dashakeqës të përfaqësuesve të ILDKPKI për interpretim sa jologjik aq edhe antiligjor në mënyrë që të na ngarkojë me përgjegjësi penale si mua dhe bashkëshorten time me këtë deklarim të rremë. Për sa thash nuk ka elemente të fshehjes së të ardhurave në këtë deklarim, aq më pak të kryer në bashkëpunim, bazuar në argumentet që citova. Këtu nuk ka vepër penale të konsumuar. Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit.

Gjin Gjoni

Në rrëfimin për prokurorinë, Gjin Gjoni thotë se është gjyqtari më i votuar në historinë e krijimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Dua të vë në dukej para jush se kallëzimi i ILDKPKI është një farsë dhe një show mediatik që është bërë për të denigruar figurën tim si gjyqtar, me mbi 21 vite eksperiencë në sistemin e drejtësisë, nga të cilët 16 vite në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pesë vjet si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, për të diskretituar figurën time si anëtar i KLD, si gjyqtari më i votuar në historinë e krijimit të KLD në vitin 2003 dhe 2013 më mbi 60 % të votave të gjyqtarëve në raundin e parë, për të diskretituar qenien time si anëtar i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të kësaj konference dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Pikëzimit të gjithë gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apeleve bë Shqipëri. Gjithashtu duka të vënë në dukje se sipas kërkesave të ligjit nr. 9049, datë 10/04/2003, të ndryshuar, neni 25/2 i tij, ILDKPKI duhet të realizonte hetim administrativ dhe të thërriste subjektet për të dhënë shpjegime sipas nenit 27 të këtij ligjit, të caktonte ekspertë sipas nenit 29 të këtij ligji dhe pas realizimit të të gjitha këtyre procedurave ligjore që është detyrim i ligjit të realizonte dhe kallëzimin penale.

Gjin Gjoni

Versioni i ILDKPKI për pasurinë e Gjin Gjonit

Në vitin 2012 kanë deklaruar: 150 000 euro blerje dyqani me sipërfaqe 77 m2 në Tiranë. 700 000 euro kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një vile rezidenciale, deklaruar se nuk kanë kryer asnjë pagesë, por sipas kushteve të kontratës së sipërmarrjes, të firmosur nga Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi, thuhet se kësti i parë prej 90 000 euro dhe shuma 3 498 euro për impiantin e vaditjes, janë paguar në momentin e nënshkrimit të kontratës, brenda muajit prill 2012. 67 180 euro llogari në Strasburg. 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Për të justifikuar me burime financiare pasuritë e deklaruara, shtetasja Elona Çaushi në procesverbalin e mbajtur në ILDKPKI ka sqaruar se në vitin 2007 ka shitur 70 % të aksioneve të kapitalit të shoqërisë ‘ADFD’, shoqërisë ‘Gerb. Heinemann Albanien Gmbh’, në vlerë 300 000 euro duke paraqitur kontratën me Nr 384 kol, të datës 20.03.2007. Sipas dokumentacionit origjinal që vërteton të njëjtën shitje, e administruar nga përgjigja e QKR, e njëjta kontratë me Nr 384 kol, të datës 20.03.2007, rezulton me vlerë shitje 70 000 lekë. Shuma 70 000 lekë specifikohet edhe në kërkesën e bërë nga shtetasja Elona Çaushi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shitjen e kuotave të lartpërmendura, si dhe në vendimin e kësaj gjykate. Kjo do të thotë që kontrata e paraqitur në ILDKPKI është e falsifikuar dhe si rrjedhojë deklaratat e pasurisë bëhen të rreme dhe shuma e mësipërme 300 000 euro nuk mund të shërbejnë si burim i ligjshëm asetesh. Vihet re se shoqëria ‘ADFD’, në vitet 2003, 2004, 2005 dhe 2008 ka rezultuar me fitim në total prej 2 790 121 lekë, ndërsa në vitet e tjera me humbje, sidomos në vitin 2007, humbje në vlerën mbi 45 000 000 lekë, vit në të cilin ka pretenduar shitjen e 70 % të kuotave të kapitalit në shumën prej 300 000 euro, fakt që shkon në favor të dyshimeve të fiktivitetit të veprimeve financiare të deklaruara në ILDKPKI.

Komento

Komente

  • sgfsyjef: 12/03/2019 17:20

    CA merreni me Gjin Gjonin mer. Shifni se ata te korruptumit i kemi duke drejtu vendin

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/08/2018 16:14

    Ik ore gjin se je bere si pare e lame me ato pislleqet e tuaja

    Përgjigju
  • Populli: 08/08/2018 15:05

    Futeni ne burg qenin de po e late te lire kafshon njerzit

    Përgjigju
  • Pronari i ligjshem: 08/08/2018 14:08

    O Gjin Gjoni o hsjdut pronash edhe deti Adriatik nuk te lan

    Përgjigju
  • Fredi: 08/08/2018 10:43

    Shikoni c fytyra kane Gjin Gjonët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?