Dashamir Shehi, Edi Paloka, Agron Shehaj, Tritan Shehu

Ekskluzive/ Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona 

23 Dhjetor 2021, 17:05| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 18:22

  • Share

TIRANË- Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht të dhëna të reja mbi pasurinë e plotë të deklaruar nga deputetët, të cilët dorëzuan mandatin në shkurt-mars 2019, në kuadër të skenarit Berisha-Meta për rrëzimin e qeverisë Rama. Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në  ‘Guest House’ ose bujtinë. Tritan Shehu, pjesë e aksionit të Berishës, deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2. 

Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, i 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMË X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës. 

Deputeti i PD-së Edi Paloka, pjesë e grupit të Berishës për të rimarrë kontrollin e partisë, përpos dy banesave në Tiranë dhe Golem, deklaron katër parcela tokë arë në Kavajë, me sipërfaqe të papërcaktuar, si dhe një vresht, gjithashtu me sipërfaqe të papërcaktuar, trashëguar sipas tij nga babai. Paloka deklaron edhe një garazh, makinë Range Rovër si dhe 4 llogari bankare në vlerat 95 USD, 29 mijë euro, 3 mijë euro dhe 38 mijë lekë. 

Për shkak të dorëzimit të mandatit, ka deklaruar pasurinë nga fillimi edhe Agron Shehaj, aktiv në konfliktin Berisha-Basha. Agron Shehaj deklaron një pasuri me vlerë rreth 19 milionë euro, ku përfshihen apartament në Tiranë 125 mijë euro, dy apartamente dhe 3 vendparkime në Tiranë me vlerë 729 mijë euro, apartament në Itali 1 370 000 euro, llogari bankare 242 mijë euro dhe 66 mijë euro, të drejta në kompaninë ‘Sestante Holding’ me vlerë mbi 7.3 milionë euro, truall në Itali 1.1 milionë euro dhe ndërtesë dhe truall në Itali 2.9 milionë euro. 

Gjithashtu Shehaj ka në pronësi apartament, 2 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 950 mijë euro, apartament, 4 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 2.6 milionë euro, apartament në Milano të Italisë 1.9 milionë euro, të ardhura nga investimet 390 mijë euro etj. 

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili sapo ka nisur një lëvizje politike, deklaron prona me vlerë 4 milionë USD, ndërsa është marr vendimi për t’i kompensuar një pjesë tjetër pronash me vlerë 360 mijë euro. Shehi thotë se pronat e bashkëshortes së tij, Enkeleda Shehi, janë ende në proces njohje dhe gjyqesh. Shehi deklaron apartament në Orikum me vlerë 3 milionë lekë, apartament në Pogradec 20 mijë euro, apartament në Tiranë 82 m3 me vlerë 1.7 milionë lekë, apartament në Tiranë 200 m2, apartament në Tiranë 208 m2, makinë X5 etj. 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Agron Shehaj)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Dashamir Shehi)

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Edi Paloka )

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Tritan Shehut)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sala: 23/12/2021 23:48

    O me liber shpije ku ti keni. Se po na bie bretku dhe spo ja dalim.ptyyy.

    Përgjigju
  • Tritanozi: 23/12/2021 23:26

    Nga keto pisat vec tritani ka bo sakrifice per kto paret e vjedhme...so kollaj me mbajt gjithe ate pras aty ku nuk hy rrezja dillit errr.

    Përgjigju
  • Vreto: 23/12/2021 20:06

    me trego pak pasurin e Ilir metes ju lutem. pastaj vazhdo me ed ramen, sali berishen e tjere. popull ngrihune kunder ketyre feudaleve qe po ju brejne damaret e gjakut keta jetojn se 30 vjet me gjakun tuaj.

    Përgjigju
  • vjeshta: 23/12/2021 20:03

    Edhe ti Dash?!!!! O prish dynjaja, ene robt e ndershëm si ti!

    Përgjigju
  • Maratonomaku: 23/12/2021 19:17

    Vraponi o njerez nga Vermoshi ne Konispol kur ju thrrasin politikanet per proteste,pamvaresisht se jeni te varfer e nuk zotroni as biciklete aman mundohuni te shpetoni Berishen,Paloken,Shehun,e Shehin nga Amerika pamvaresisht se jeni pa pune e te varfer vetem keta qe ju kan vjedh mos tju cenohet pasuria se KUR KAN ATA KENI EDHE JU.

    Përgjigju
  • Rrema: 23/12/2021 19:15

    Ore ky maloku paloka ku i gjeti tokat ne kavaj Ky duhet te hetohet

    Përgjigju
  • Qwert: 23/12/2021 18:00

    O zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe i trajton keshtu te lutem o zot me thuaj..e rropen politikanet shqiperin e shkret pupupu

    Përgjigju
  • TURUTUTUM REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/12/2021 17:33

    Votoini o Shqiptar kto lloi tipash votoini hajdut me çizme të zhytur në mut deri në fyt e ürandaj kta luftoin me jetën e tyre për mos ta lëshuar kariken se kan frik për gjën e vjedhur. E ju popull që vuani për bukën e gojës votoini e mir ju a bëjn se i meritoni kto lloi vemjesh.

    Përgjigju
    • tani i prasit: 24/12/2021 11:43

      o robino tamam ...nuk kan faj hajduterit e politikes.fajin e ka populli qe nuk jua djeg e shkaterron pasurite e vena mbi djersen e tyre. kjo esht qe politikanet tone e dine qe kane nje popull dele qe vriten per ta e bejne pasuri te pa pame.ky paloqja cun e nip komunisti ku u be demokrat e me pasuri nga konispoli ne vermosh?tritani i preshit me 7 shtepija qe dihen e sa te tjera qe nuk ja dijne ku i gjeti? mir qe i beri po pse nuk ja bejne hallall 5 litra benzine e tja djegin?

    • Like: 24/12/2021 09:42

      O Robin Hood, nonen ti lerojne ketij populli injorante qe kane 30 vjet qe e vjedhin e shkaterrojne keta jashteqitje

    • Robin hood: 24/12/2021 06:14

      Paloka mkavaje e tmerrshme si sdoli njeri me ja u djeg farefisin ketyre monstrave ne çdo second mendojn per te vjedh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?