Foto te 3 aksidenteve

Kronikë
Tirana

Ekskluzive, pamjet e 3 aksidenteve të rënda në Tiranë, 2 me vdekje! Këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit në rrugë, problematikë kryesore

6 Tetor 2021, 11:09| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 12:26

  • Share

Pamje të tilla të rënda si këto të e siguruara nga Report Tv fatkeqësisht i shohim shpesh në akset rrugore të Shqipërisë. Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore vazhdon të përgjakë rrugët e vendit.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht pamjet e 3 aksidenteve tragjike të ndodhura në muajin korrik dhe shtator, ku dy qytetarë kanë humbur jetën dhe një i tretë ka pësuar dëmtime. Pamjet i përkasin aksidenteve në kryqëzimin e kombinatit pranë fabrikës së miellit, rrugën dytësore Tiranë-Durrës dhe një aksi tjetër.

Në dy aksidentet fatale kamionë të tonazhit të rëndë kanë shtypur një drejtues biçiklete dhe një këmbësore, ndërsa në aksidentin e tretë është në Kamëz, një veturë që merr përpara një zonjë teksa kalon në mes të rrugës.

Në hetimet ne kryera ka rezultuar se pasoja fatale ka ardhur si pasojë e mos respektimit të kalimit të rrugës duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve dhe jo tek vijat e bardha.

Prej muajsh policia rrugore ka nisur aksion masiv për ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikën për shpejtësinë, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Por akset brenda qyteteve siç dhe tregojnë këto pamje kanë prodhuar një bilanc tragjik edhe pse mjetet kanë qenë brenda normave të shpejtësisë. Shkak është kalimi i rrugës dhe dalja përpara mjeteve duke rrezikuar jetën e vetë kalimtarëve.

Report Tv mëson nga burime pranë Policisë Rrugore se brenda pak ditësh me futjen edhe të mjeteve të teknologjisë për identifikimin e shkelësve fokus do të jetë respektimi i vijave të bardha. Ndërkohë do të aplikohen edhe masat ndëshkuese për këmbësorët pasi sipas kodit rrugorë edhe këmbësorët duhet të respektojnë semaforin dhe nuk duhet të kalojnë rrugën aty ku mungojnë vijëzimet dhe kalimet e kontrolluara.

Shifrat nga aksidentet vetëm në shtator 2021

7 të vdekur (2 nga viktimat janë të kamionëve)

21 të plagosur rëndë

113 të plagosur lehtë

 

Shifrat nga aksidentet në 9-mujorin e parë të 2021-it

1024 aksidente

151 të vrarë

168 të plagosur rëndë

1072 të plagosur lehtë

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?