Në vitin 1963, kur poeti Trifon Xhagjika pushkatohet në moshën 31-vjeçare nga diktatura, Dritëro Agolli, miku i tij dhe mik i ngushtë i të vëllait Ylli Xhagjikës, nuk i zhduku librat e atij nga biblioteka.
Askush nuk do të guxonte t’i mbante në atë kohë reliket e një të pushkatuari nga diktatura, madje që kishte edhe një vëlla të burgosur politik. Por ato kanë qëndruar pa e ditur njeri, plot 56 vjet në shtëpinë e Dritëro Agollit. Bëhet fjalë pikërisht për librat për të cilat u dënua Trifon Xhagjika, të shkruara në vitin 1959, “Gjurma” dhe “Atdheu është lakuriq”, libri për të cilin iu bë edhe gjyqi.
“Vëllezër-
Po e kërkuat Atdheun, e kam unë.
Ndihmomëni të qesh.
Ndihmomëni të gëzoj.
Atdheu është lakuriq!”
Këto janë disa nga vargjet-shprehje e plotë e disidencës kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri- që i shkruante në vitet ’60 poeti Trifon Xhagjika.
Elona Agolli, e bija e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, pas vdekjes së tij, zbulon bashkë me librat e fshehur në biliotekë edhe një dorëshkrim të panjohur të vitit 2002, të cilën Dritëro Agolli në atë kohë i sëmurë, e ka shkruar me dorën që i dridhet.
Përmes këtij dorëshkrimi që botohet për herë të parë në “Shqiptarja.com” zbulohen sekretet e rrezikshme për kohën e diktaturës dhe arsyet se pse shkrimtari më i madh i vendit që zbatonte parimet e sistemit komunist, i ruajti gjatë gjithë jetës librat e Trifon Xhagjikës dhe kujtimet për të dhe të vëllain Ylli Xhagjika, që e kishte edhe mjek të familjes. Ylli Xhagjika, vëllai i Trifonit, i diplomuar për doktor Shkencash në Mjekësi, është arrestuar vetëm disa orë para pushkatimit të të vëllait. Dëshmitarët e kohës kanë treguar se ndërsa gjyqi mbaroi dhe Trifoni po përcillej në makinë, i lidhur për t’u pushkatuar, ky mjek hoqi kapelen dhe e përshëndeti vëllain, duke i kërkuar të ngrejë kokën lart. Këtë shpreheje të madhe të guximit të Ylli Xhagjikës, e përmend mes të tjerash edhe vetë Dritëro Agolli në dorëshkrimin e tij.
“Libri i poetit të talentuar Trifon Xhagjika “Gjurma” , mbahej me kujdes në bibliotekën tonë . Kishte një nënshkrim të vitit 1959 , për babin dhe Ninën, e si gjithçka që lidhej me vitet studentore dhe të martesës së parë të tim eti, ato zinin vend të veçantë e ruheshin me përkujdesje. Ishim shtëpi përgjithësisht pa sekrete e folje nën zë. Këto ditë ju riktheva atij libri, por edhe një përmbledhjeje të dytë botuar në vitin 1994, këtë herë me autografin e vëllait të autorit, Ylli Xhagjika. Në një shkrim të gjatë të vitit 2002, Dritëroi rrëfen sa e sa të pathëna, qetazi, natyrshëm e fisnikërisht”, shprehet Elona, vajza e Dritëro Agollit. Më poshtë po botojmë të plotë dorëshkrimin e plotë të Dritëro Agollit, në të cilin siç shprehet e bija “rrëfen sa e sa të pathëna”...
Dorëshkrimi
Qytetari dhe poeti Trifon Xhagjika
Nga Dritëro Agolli
Më ka ndodhur një përkim i habitshëm me të dy librat e Trifon Xhagjikës. Të parin “Gjurma” të botuar më 1959-n, e kam lexuar që në dorëshkrim; edhe të dytin “Atdheu është lakuriq”, botuar më 1994, e solli koha ta lexoja po në dorëshkrim. Veçse të parin e mora nga vetë dora e poetit, ndërsa të dytin nga dora e të vëllait të tij. Edhe të botuara këto libra kanë dy autografë; njëri autograf është i poetit dhe tjetri i të vëllait. Në fletën e parë të të parit, nën titullin “Gjurma”, shkruhet më dorë: “Dritëroit dhe Ninës me respect. Autori Trifon Xhagjika, 2.9.59”. Kurse në fletën e parë të dytit, nën titullin “Atdheu im është lakuriq” shkruhet gjithashtu me dorë: Poetit Dritëro miqësisht nga vëllai I poetit Ylli Xhagjika, 21.V.94”. Në mes të këtyre dy epigrafëve qëndrojnë 35 vjet, ku shumë njerëz lindën dhe vdiqën nga vdekje të zakonshme dhe nga vdekje të pazakonshme, vdekje të qeta dhe vdekje të dhunshme. Por tani le të mos e largojmë vëmendjen nga poeti, librat dhe poezia.
Unë para se të njihesah me Trifonin, jam njohur me të vëllanë e tij, Ylli Xhagjikën, në Leningrad, sot Sankt-Petërburg, në fillim të viteve 50-të të shekullit që sapo është larguar. Atëherë unë stdioja në Universiet të Leningradit, ndërsa Ylli Xhagjika në Akademinë Ushtarake, në Fakultetin e Mjekësisë. Në përgjigjësi në student civilë, siç thoshim në atë kohë, kishim miqësi me studentët ushtarakë. Ata ushtarakët jetonin më mirë se ne civilët, pasi stipendat rrogat I kishin dy-tri herë më të mëdha se tonat. Kështu që kur mbeteshim me xhepa të ftohtë, na ofronin duart e ngrohta ushtarakët. Një ndër ata më duar të ngrohta ishte edhe Ylli. Por ai bashkohej me ne që studionim gjuhë-letërsi, gazetari si me Petrit Mëzezin, Fuat Bogdanin, Marash Hajatin, Fadil Kokomanin dhe Vangjel Vangjel Nezhon por pra bashkohje pasi kishte nje dell prej gazetari, madje kishte botaur dhe shkrime ne gazetat e kohës. Ishte edhe një arsye tjetër mbase me kryesorja: Ylli na fliste për të vëllanë, Trifonin që shkruanet vjersha dhe kishte dëshirë t’i lexonim edhe ne diçka nga shkrimet tona.
Ai rrinte gjithmonë me rroba ushtarake dhe thoshte se edhe Trifoni këtë rrobë mbante: Ç’të bësh. Ja kështu e mbyllte fjalën Ylli. Në fjalën e tij ne ndjenim dashurinë e thellë mes dy vëllezërve. Dhe ishte kjo dashuri që kur shpërtheu në dhjetorin e vitit 1963, e la gojëhapur Tiranën. Ishte ajo ditë, kur u dënua Trifon Xhagjika me pushkatim nga gjyqi ushtarak dhe kur po i shpinin policët në makinën e zezë të burgut, Ylli thirri në mes të njerëzve: “Kokën lart vëlla!”. Sakaq ia vunë prangat edhe yllit për këtë dashuri që do ta quaja heroike dhe për këtë guxim prej një trimi të marrë, sipas shprehjes së popullit. Nejse e ndjes se përsëri u largova nga filli i përcjelljes së tregimit për vitet e Lenigradit.
Në kohën studnetore në Lenigrad, unë u martoav me një student të anglishtes me emrin Nina (prandaj në autografin e librit “Gjurma” Trifon Xhagjika shkruan “Dritëroit dhe Ninës”. Me këtë grua që kam një djalë me emrin Arjan, që sot kur shkruaj këto shënime ai është në moshën 46-vjeçare. Atëherë unë bëja shaka më Yllin. Këtij Arjanit unë ia kam gjetur doktorin këtu në brigjet e Nevës (lumë që shkon në Lenigrad)
Vërtetë kur u kthyem në shtëpi, Ylli miku im u bë edhe mjeku i shtëpisë sa herë sëmurej Arjani. Në shtëpi vinte edhe Trifoni. Ai ishte njeri i heshtur me një fytyre të zbehët prej aristokrati, që zbehtësiën ia rriste mbase edhe rroba ushtarake. Të gjitha këto më kujtonin portretin e Lermontovit, poetit të madh rus që edhe ai kishte qenë ushtarak I revoltuar.
Trifoni filloi të vinte më shpesh në shtëpinë tonë, kur Nina u emërua mësuese e anglishtes në shkollën e mesme ushtarake, pasi edhe ai e njihte atë shkollë, pasi kishte mësuar disa vjet.
Siç thashë ai fliste rrallë. Nuk i tregonte vjershat e tij dhe as shtirej se dinte shumë mençurira për poezinë. Unë lexoja ndonjë vjershë të tij në gazeta, por pak ia njihja krijimtarinë. Njëherë pas botimit të librit tim të parë “Në rrugë dola” me shumë kopraci ra fjalë mes nesh për poezinë dhe më p[remroi se do të më sillte një cikël em vjersha të daktilografuara. Ishte njeri që e mbanet fjalën. I solli që atë ditë. I la dhe iku.
Gjithsej ishin nja 30 a 40 faqe. Ç’është e vërtea një pjesë e vjershave mu dukën romantike dhe me peshën e një sfungjeri, jot ë një guri siç ndodhte dhe ndosh me shumicën e të rinjve që hyjnë në poezi. Megjithatë, tek lexoja atë cikël vjershash filluan të më xixëllojnë dhe të më skuq ndonjë lulëkuq. I kini parë xixëllonjat dhe lulëkuqet në maj në një arë me grurë ende të gjelbër? Mendja më shkoi tek një vejrshë katërvargëshe pa titull:
“O krua, krua plak
Buron ti me rrëmujë,
Tu ujët t’u bë gjak,
Ne gjaku na u bë ujë”
Mendova, duke qëndruar tek këta katër vargje: “Po, po, romantic ky Trifoni, por thotë ca gjëra që sot nuk I thotë njeri!” Gjaku na u bë ujë, do të thotë: na pushtoi frika.
Duke lexuar më xixëlloi një tjetër xixëllonjë poetike, që kishte kuptimin idetë e mëdha të shtypin po nuk je I Zoti t’I vësh në jetë, t’I bëhs realitet. Dhe ky kuptim ishte shprehur në mënyrë figurative, metaforike përmes një identiteti tepër kombëtar, apo më konkretisht shqiptar:
“Një gur të madh e të ëvshtirë
Ta ngjitësh në kala
Dhe kur e ngre ki mëndjen
Me forcë e shtrëngo
Vështirë do ta kesh,
Nga maja pot ë ra
Dërrmohet copa-copa
Dhe copa s’ke ç’i do.”
Kush ishte Trifon Xhagjika?
Poeti ende pa varr, edhe pse kanë kaluar 61 vjet nga ekzekutimi i tij.
Një pasdite të ftohtë dhjetori, në kapërcyellin e vitit 1963, në Tiranë u hap lajmi se kishin pushkatuar poetin, Trifon Xhagjika…
Ajo që kishte ndodhur ishte mbështjellë me mister dhe çdo interesim për më tej mund të kushtonte rëndë. Gjithsesi, poeti nuk do të rikthehej më te lagjja e vjetër, te kolegët e gazetës “Luftëtari” dhe as te blloqet, ku kishte lënë me mijëra vargje në dorëshkrime. Vonë, shumë vonë, të tjerët do ta merrnin vesh atë që kishte ndodhur…
Motra e poetit të martirizuar, e cila sot nuk jeton më, ka rrëfyer në një intervistë të mëhershme për gazetën “Tema” për qëndrimin dinjitoz të Trifon Xhagjikës në sallën e gjyqit , “ku shpërtheu i rebeluar “Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj!” Kjo ishte dëshira e fundit e Trifon Xhagjikës përpara inkuizitorëve.” Edhe pse kanë kaluar 61 vjet nga ekzekutimi i tij, edne nuk dihet se ku prehen eshtrat e tij dhe dorëshkrimet e blloqet me vjersha që i rrëmbeu Sigurimi i Shtetit…
Trifon Xhagjika lindi në Peshtan të Tepelenës, në vitin 1932. Bashkë me familjen e tij u sistemua në qytetin e Tiranës në vitin 1941. Pasi përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, u diplomua për oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite e ushtroi profesionin në repartin 3700 në zonën e Rrapit të Treshit në Tiranë.
Në këtë kohë bëri një kurs për Gazetari e Histori dhe kërkoi të vazhdonte fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë. Qysh në vitet e para të punës bëhet i pranishëm në shtypin e kohës me krijime në fushën e poezisë. Në vijim, transferohet nga reparti i artilerisë dhe filloi punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e më vonë në redaksinë e gazetës “Luftëtari”.
Më shumë se në organet e ushtrisë, Trifon Xhagjika spikat me krijimet e tij në shtypin letrar si gazeta “Drita”, revista “Nëntori”, “Ylli” etj. Poezitë me ndjenjë dhe esetë filozofike janë krijimet më të arrira të tij. Në vitin 1959, botoi vëllimin e parë me poezi “Gjurmët”. Qysh në fillesat poetike do të tërhiqte vëmendjen për frymën rebeluese në krijimtari, e cila do të kristalizohej më vonë në një disidencë të hapur. Kjo do ta çonte në opozitë me regjimin komunist dhe shumë shpejt do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit. Në dhjetorin e vitit 1963 u pushkatua.
Vetëm në vitet e demokracisë është bërë i mundur sistemimi i krijimeve të tij dhe botimi i dy vëllimeve të tjera, “Atdheu lakuriq” dhe “Poezia”. Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet poeti pa varr, pasi akoma edhe sot nuk është gjetur vendi ku prehen eshtrat e tij. Ndërkaq, familjarët dhe miqtë e poetit të martirizuar, ende nuk kanë rënë në gjurmët e krijimeve që i rrëmbeu Sigurimi në kohën e arrestimit.
Në vitin 1994, Trifon Xhagjika është dekoruar me titullin e lartë “Martir i Demokracisë” me këtë motivacion: “Disident politik dhe letrar, kundërshtar i hapur i diktaturës komuniste, dënuar me vdekje dhe pushkatuar prej saj”.