EKSKLUZIVE/ Zbulohet baza në Tiranë, kodonin celularë të pagjurmueshëm, përdoren nga trafikantë! Sekuestrohet serveri, filmohen disa prej klientëve

16 Prill 2022, 17:26| Përditesimi: 16 Prill 2022, 18:42

  • Share

Një operacion i policisë së shtetit dhe departamentit kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar ka bllokuar një server në kryeqytet në një bazë e cila kodonte telefonat celularë për komunikime të pa gjurmueshme. Report Tv mëson ekskluzivisht se baza e gjetur në Tiranë është në rruga "Mahmut Fortuzi" dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Qindra telefonë janë sekuestruar nga policia. Operacioni është në vijim. 

Policia e shtetit ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis.  Me anë të këtyre telefonave dhe aplikacioneve të koduara kryhet trafik droge e trafik armesh. Në hetim është një teknik 35 vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda. Aplikacionet e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etc. Telefona të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM.

Çfarë është EncroChat dhe aplikacionet e tjera

EncroChat është një rrjet komunikimi dhe ofrues shërbimi me bazë në Evropë, i përdorur kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale. Kjo u zbulua nga Europol gjatë një operacionit të zhvilluar gjatë muajve mars dhe qershor.

Natën e 12–13 qershorit 2020 kompania njoftoi se do të pushonte së funksionuari për shkak të operacionit policor.

Shërbimi kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Si rezultat i aftësisë së policisë për të lexuar mesazhe të koduara në EncroChat, të paktën 1000 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 22 dhjetori 2020. EncroChat u përdor nga grupet kriminale. EncroChat së pari erdhi në vëmendjen e mediave kur u zbulua se kriminelët e profilit të lartë si Mark Felloës dhe Steven Boyle kishin përdorur pajisjet e koduara për të komunikuar gjatë vrasjes së John Kinsella në Rainhill në maj të vitit 2018 .

Shërbimi u rishfaq në media gjatë verës së 2020 pasi organet e zbatimit të ligjit njoftuan se ata kishin depërtuar në rrjetin e koduar.

Rrjeti i komunikimit EncroChat është përdorur gjerësisht edhe nga kriminelët shqiptarë. Një rast i tillë është i shqiptarit me emrin Fatjon Kurti, i cili përdorte këtë platformë komunikimi për të shitur drogën e klasit A​.

Në bisedat e përgjuara Kurti mburrej se “biznesi i tij ishte  kokaina” gjatë marrëveshjeve. Sipas zëdhënësit të NCA-së, ata mundën të bënin lidhjen e shqiptarit Kurti për makinat që kishte marrë me qira dhe të dhënat e gjetur në celularin e tij.

Komento

Komente

  • doni: 17/04/2022 13:14

    policia duhet te kerkoje asistence tek ekspertet ne fakultete si ne gjithe boten

    Përgjigju
  • Baba: 17/04/2022 10:14

    Polici leshi. Si puna e atyre qe u arrestuan per kontrabande. Qeshnin ne salle te gjygjit. ???????????? perveç se te pa afte jane dhe te krimbur ne korrupsion.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 17/04/2022 07:33

    Po' ,more adash,a na i jep Ca' emra te PS te lidhur me krimin.Prokuroria thote se Jane te PD dhe rreth Saliut,psh njefare zenit,Gita.Ja une ti dhashe dy emra.Jepi dhe ti dy...

    Përgjigju
    • Shiko: 17/04/2022 08:07

      Po cfare ligji ka shkelur ky zoteria / zonja qe kodon telefona qe mos pergjohen?! Kte merreni ne rradhet e policise tju tregoje se sa te paafte jeni! Sdq rilindasit dhe paraardhesit nga krahet e tjera e kane treguar se nuk i duan njerezit e zgjuar ne rradhet e tyre, mjaftojne budallenje qe te papagallojne.

  • Nasi: 16/04/2022 23:07

    Te pakten falenderoni Berishen qe raportoi i pari perdorimin e ketyre telefonave nga elemente te PS antare te krimit te organizuar .

    Përgjigju
  • Scutari: 16/04/2022 18:24

    Për cilin nen të kodit penal shqiptar është proceduar ky gjeniu?! Për asnjë nen!! Të gjithë kanë drejtë të mbrohen nga ndëshkimi i ligjit, varet nga forma. Po pse more policia e keni qafën kaq të shkurtër dhe nuk duroni dot por direkt e në ndërprerje?!! Lëre more çunin të punojë, bile të punojë mirë që më vonë t'a rekrutoni në njësinë tuaj "C" që të dekriptojë ato që do të kriptojnë të tjerët! Ndërtoni punën me ata që e frekuentojnë se siç e dini përgjimi i telekomunikimeve nuk është provë por indicie! Apo keni frikë se do të dalë ndonjë klient i njohur dhe se kush e di se kujt i del emri?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?