Gërmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaikë dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.
Arkeologu Luan Përzhita tha në interviste për Report tv dhe Shqiptarja.com se shtrësëzimet e strukturave murale deri më tani kanë zbuluar jo vetëm 3 mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskësh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.
Përpos tyre mbindërtimi i strukturave murore të godinave, nis që prej shekullit të III përpara erës sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV pas erës sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.
Arkeologu Përzhita e sheh si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të Amfiteatrit.
ju lumte.Uroj qe te publikohen ne revistat me te rendesishme te botes per arkeollogjine.
Përgjigjushyqyr qe ka ik gjushi se do e betononte brenda nates
PërgjigjuJu lumshin duart shume te bukura
Përgjigju