Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, është pozicionuar kundër lejimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të përjashtuar nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, që të ushtrojnë profesionin e avokatit.
EURALIUS i ka kërkuar Kuvendit që të ndalojë me ligj gjyqtarët dhe prokurorët e ‘djegur’ nga Vetingu, për t’u kthyer në gjykata, tashmë si avokatë. Propozimi i EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit të Ligjeve për projektligjin për profesionin e avokatit. Fillimisht, Komisioni i Ligjeve e pranoi një propozim të tillë, por befas, ndryshoi mendje disa ditë më pas, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor.
"Një çështje tjetër e diskutuar në Komision lidhet me faktin nëse si kriter për fitimin e titullit profesional të avokatit do të përfshihej sugjerimi i misionit EURALIUS, sipas të cilit kandidati për fitimin e titullit avokat nuk duhet të jetë shkarkuar nga një funksion publik me vendim të organit disiplinor kompetent”, thuhet në raport. Më tej, në raport sqarohet qëndrimi kundër i Dhomës së Avokatisë dhe të formulimin e neneve nga Komisioni i Ligjeve, i cili hedh poshtë propozimin e EURALIUS.
“Lidhur me këtë sugjerim, Dhoma e Avokatisë u shpreh me rezerva ndaj këtij propozimi, pasi profesioni i avokatit është një profesion i lirë, i vetërregulluar në ushtrimin e të cilit nuk mund të përjashtohen personat e larguar nga ushtrimi i funksionit me vendim të një organi administrativ, duke sjellë në vëmendje se është gjykata që në vendimin e formës së prerë mund të japë si dënim plotësues, heqjen e të drejtës për ushtrimin e një veprimtarie, si dhe faktin që masa displinore i nënshtrohet afateve të parashkrimit.
Komisioni lidhur me këtë çështje, vendosi që formulimi të jetë sipas draftit integral të rakorduar ndërmjet relatorit dhe propozuesit, sipas të cilit kandidatët për avokat nuk duhet të jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale sipas rasteve të përcaktuara nga pikat “i” deri “iii” të germës “dh” të nenit 13”, thuhet në raport.
(Kliko këtu) për raportin e plotë të misionit të EURALIUS për të djegurit e Vettingut
Kriteret ndaluese
Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, ka propozuar edhe disa kritere të tjera ndaluese, të cilat janë pranuar si dhe janë reflektuar në nenin 13 të projektligjit për profesionin e avokatit. Kështu për të fituar titullin ‘avokat’, shtetasi nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar; për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që cenon figurën dhe integritetin e profesionit si dhe për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën është rehabilituar, por vepra penale cenon figurën dhe integritetin e profesionit të avokatit. Gjithashtu shtetasi nuk duhet të ketë marrë masën disiplinore të heqjes së titullit të avokatit me vendim të Komitetit Disiplinor, me përjashtim të rastit kur kjo masë disiplinore është shuar.
Kështu do bëhet kjo Reforma e Leshit e Drejtësisë së Preshit ???!!! HAJDUTËT e Gjyqësorit i nxorët nga Dera , dhe i Futët nga Dritarja !! I Pushuan nga puna si Gjykatës dhe Prokurorë , që duhet dhe të shkojnë në BURG dhe tju SEKUESTROHEN të gjitha PARATË dhe PASURITË e Patundshme , kurse këta FUNDËRRINA POLITIKANË i fusin përsëri në SISTEM !!!??! VDEKSHI që të gjithë ISHALLA O ZOT ! I bëfshi ILAÇE KANCERI për FAMILJET tuaja dhe Fëmijët tuaj LEKËT që ju keni VJEDHUR dhe GRABITUR Shqiptarëve , të gjithë juve Plehrat e GJYQSORIT dhe POLITIKËS bashkë.
PërgjigjuDrejte kane misioneret e bashkimit europian qe mos te aktivizohen ne sistemit te drejtesise,qe dote thote nga hajdut te bohet sekser hajdut ,perseri njata fytyra jane perseri lum e lum qe u bo vetinge .
PërgjigjuNderhyrja e Amerikes dhe Europes eshte shpresa e vetme per shqiptaret qe te behet pastrimi i organeve te drejtesise. Vetingu po degjeneron, kjo duket sheshit kur gjyqtare qe deklarojne 8-fishimin e pasurise ne vetem 8-10 vjet na dalin te paster sipas komisioneve te vetingut te mbushura me ca spurdhjacka qe per nga pamja te ngjajne njesoj me ato qe po gjykojne. Nese nuk do nderhyjne fuqishem nderkombetaret deshtimi i vetingut ka per te qene deshtimi me gjigand i gjithe politikes amerikane dhe europiane per Shqiperine.
PërgjigjuJam avokat dhe i njoh me rrenje e dhemballe te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e Tiranes nga me i riu e deri tek ata te Gjykates se Larte. Njoh dhe mjaft nga ata te rretheve qe po kalojne ne veting.Mbi 95% e tyre jane te korruptuar deri ne palce,maskarenj,te ndyre,te pashpirt dhe te pangopur.Ne Tirane gjithe- gjithe nuk ka me shume se 6-7 gjyqtare dhe prokurore te ndershem,te paster dhe me karakter. Kur shoh se si po e kalojne vetingun me shume se gjysma e ketyre maskarenjve sic po ndodh deri me tani po bindem se vetingu eshte nje mashtrim dhe zhgenjim i madh per te gjithe ata qytetare viktima te krimeve te gjyqtareve dhe prokuroreve. Shikoni sa hapur po behet ky turp.Vendimet e komisioneve te vetingut dihen qe para se te shpallen se ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe ata qe kalojne vetingun jane ne salle kur lexohet vendimi dhe ata qe jane rrezuar nuk paraqiten. Qershia mbi torten e kesaj maskarade eshte kjo e fundit,qe plehrat te cilet me veting do perjashtohen nga gjykatat dhe prokurorite te rikthehen ne sallat e drejtesise si avokate,njesoj si une e plot te tjere qe nuk kemi pranuar te bejme sekserin e ketyre kur keta kapardiseshin me togen e gjyqtarit dhe prokurorit.
PërgjigjuDo te ishte nje skandal te beheshin kriminelet avokat.Do te ishte nje turp i vertete te rikonfirmoheshin ata per ushtrimin e profesionint te avokatit.Nuk ka vlere vetingu.Ata duhet vuajne pasojat qe u kane ngarkuar qytetareve dhe shtetit dhe te pergjigjen para ligjit duke tu thyejne edhe leket qe u kane marre padrejtesisht njerezve.
PërgjigjuDuke lexuar opinionin e Euralius, habitem per standardet qe perdor ai. Nga njera ane kerkon te penalizoje ata qe nuk e kalojne vetingun per te mos punuar si avokate, edhe pse avokate punojne gjyqtaret, prokuroret dhe hetuesit e komunizmit qe kane dhunuar te drejtat e njeriut. Nese kjo atyre iu duket histori i se kaluares po ju sjell nje shembull te freksket. A ka ndonje koment Euraliusi per faktin qe H.Ligori, prokuror i Prokurorise se Pegjithshme i shmanget vetingut dhe nuk behet avokat por as me shume e as me pak se Profesor i Shkolles se Magjistratures. Profesoreri i gjyqtareve nuk i nenshtrohet vetingut dhe per me teper ka status te njejte me gjykatesin e Apelit Tirane. Reforma ne Drejtesi eshte kthyer ne banalitet! te afermit e PS jane te mire dhe ata qe nuk e kane kete fat jane te keqinj!
PërgjigjuNese avokatet do vijne nga hajduteria e vetingut athere ju be m*** reformes.Mazhoranca e been kete se eshte e komprometuar,zoti i vrafte,jam i hbitur shume tek Olsi Manaj ai dibrani qe me esshte dukut njeri i paa komprrometuar,mesa duket nje m*** qenkan gjith dhe PS
PërgjigjuShameti sikur tha se euralius kishte propozuar te kunderten apo genjeshtrat jane dicka normale per deputetet
PërgjigjuO shamet o bashkfshatari im hiqe dore se do te futet nje hendek mos e vrini kete popull gjithmon e perher
PërgjigjuShameti eshte njeriu me me mend ne ate komision!
Vetem per keto gjera duhet Europa;turp per ata pjestare te mazhorances qe vazhdojne avazin e vjetet e te mbrojne plehrat qe suallen vendin ne kete dite TURP!
PërgjigjuParlamenti te pranoje sugjerimin e EURALIUS, po behet gjithe kjo lufte per te pastruat drejtesine dhe keta duan ti kthejne te korripruarit
PërgjigjuMe sa duket gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar paskan akoma fuqi te blejne kuvendin. Turp i madh PS po shperdoron angazhimin e madh per reformen
PërgjigjuShpresojme qe te miratohet kjo nisme e "euralius" nga Kuvendi i pleqve(i te urteve) te Shqiperise
PërgjigjuKritika e Euraliusit per draftin e paraqitur nga Shameti i mazhorances eshte e drejte ,dhe se lobingu eshte nje minus i madh per nazhorancen qe nuk duhet ta kishte pranuar propozimin e tij
Përgjigju