Fatmir Mediu

Ekskluzive/Lëvizja e opozitës për lejimin e mitingjeve dhe dasmave, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së Mediut në seancë plenare

12 Janar 2021, 15:58| Përditesimi: 12 Janar 2021, 16:03

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane, në seancë plenare, për lejimin e mitingjeve elektorale dhe të gjitha llojet e grumbullimeve të njerëzve, të ndaluara nga qeveria për shkak të pandemisë COVID-19. Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

Shqiptarja.com mëson nga burime të sigurta se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim paraprak ditët e fundit në dhomë këshillimi, me një trupë prej tre anëtarësh, për të shqyrtuar këtë kërkesë në seancë plenare.  Me këtë vendim paraprak, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të vendosur, për konfirmimin ose rrëzimin e urdhrit të autoriteteve shëndetësore për ndalimin e grumbullimeve. Për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, Kushtetueses i duhen disa muaj, pra përtej zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Por, sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese, kryesisht ose me kërkesë të palës paditëse, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve sipas rastit, urdhëron pezullimin e ligjit ose të aktit deri në një vendim përfundimtar. Sipas Fatmir Mediu “vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 12/01/2021 23:14

    Doli ky dobici..

    Përgjigju
  • hajde: 12/01/2021 20:36

    Parti tjeter edhe do e kuptoja, por Mediu nuk ka njerez, as anetare. Ky 9 vete nuk mblidhte dot para 4 vjetesh.

    Përgjigju
  • like: 12/01/2021 20:12

    Sa i zgjuar qe eshte Fatmir GERDECI......

    Përgjigju
  • Kasemi: 12/01/2021 17:48

    O bekim o karri im po ke haruar ti që fatmir jevgjit mediu është kriminel e i ka duart me xhak apo ti duhet të jesh idjot e qorr që nuk e njef këtë hor jevgjitin fatmir kriminel medoun o bekim me tru si miu.

    Përgjigju
  • bekim: 12/01/2021 17:31

    nje bravo e madhe. ne vend qe te ishte edi rama ai qe do hapte jeten, ti jepte buzeqeshjen e munguar rinise dhe bizneseve te demtuara behet opozita faktor nepermjet gjykates kushtetuese. Sigurisht qe gjykata do ta pezulloje se keto ligje shkojne pertej te drejtave te njeriut, dhe gjobat e vena nga ky jane nul sepse cdo gjykate nuk del dot mbi karten e te drejtave te njeriut qe eshte kushtetuta e njerezimit. edhe njehere bravo opozita me kete levizje kaq te zgjuar dhe te drejte.

    Përgjigju
    • Te m.... Ne bekim: 12/01/2021 19:05

      Ashtu mendon ti mo idiot . Te vdesin njerezit me covid se do dalesh te kercesh ti. Ne cdo vend ka kufizime. Shko dhe merr ilace

  • O tej: 12/01/2021 16:57

    Gjykata Kushtetuese duhet te shqyrtoj ne Seance Plenare dhe ceremonine mortore te vrasesit Fatmir Mediu.

    Përgjigju
  • tosi: 12/01/2021 16:27

    Une mendoj se Fatmir Gerdeci do ta hape fushaten per zgjedhjet humbese me nje pogonishte ku ne krye te valles do jete Mehdi gerdeci pastaj gjatoshja dymetroshe Kajda gjoshe , pastaj e treta Myrvete pazaj ish drejtoresha e fameshme e Mehdiut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?