Periferi

Eksperienca e Julit si dhuratë për ata që duan të ndryshojnë

17 Shkurt 2021, 22:44| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 22:56

  • Share

“Unë jam Juli nga Shqipëria, që kam kuptuar se nuk ka rëndësi sa i pasur apo i varfër je në jetë, por sa mirë kalon”.

Julian Lala është një i ri nga Borshi, afër të 30-ve besoj, për të cilin lexova vetëm dje, në një bisedë përciptazi në FB. Më tërhoqi vëmendjen një debat ku po flitej për të e ngaqë që nuk po e kuptoja, u bëra kurioze të kërkoj dhe ta njoh. Së fundmi është pjesë e një emisioni në Top Channel për të cilin kam dëgjuar, por nuk kam pasur mundësi ta shoh; prej vitesh tashmë, Juli është i njohur për udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në botë, herë me autostop, herë në këmbë e herë me mjete të ndryshme transporti. Këto udhëtime i  publikon në kanalin e tij youtube “Aventurat e Julit”. Jeta që bën është e veçantë, vetmitare ndonjëherë, por e pasur me surprizat dhe njëhsimin me natyrën, e megjithatë nuk e bën kjo jetë të veçantë si shqiptar apo si udhëtar. Të veçantë dhe një pasuri të rrallë e bëjnë fjalët që thotë, e sidomos, perceptimi i realitetit tonë.

Ka bërë intervista të shumta nëpër studio televizive, flet rrjedhshëm, dëgjon, habitet, mbyll shpesh sytë, karakteristikë e njerëzve me energji të pashtershme, por, ajo që e dallon dhe e bën të veçantë nga shumë njerëz publikë është se: Ka çfarë të thotë dhe e thotë mençur, thjeshtë dhe bukur. Sikur të ishte një koncentrat dije dhe eksperience njerëzore, maturie plaku dhe entuziazmi dhe kurioziteti fëmije, Kritikon pa ofenduar realitetin tonë, ka pastërtinë dhe sinqeritetin e një njeriu që i ka të fituar këto karakteristika me lirinë që shijon. Përdor mass mediat për të përcjellë mesazhe, që në të vërtetë janë si mantra, sure, nuska, lutje, të cilat mund të shërbejnë si një indicie, si një pretekst a shenjë për këdo që i dëgjon dhe vendos të përmirësohet, të ndryshojë. "Si ke jetuar në shpellë?! E pyet e habitur gazetarja. "Nuk mendon ndonjëherë të flesh në një hotel me yje?" "Po sa yje mund të ketë një hotel?", përgjigjet Juli. "Ja katër, pesë. Jashtë shpellës unë jam nën mijëra yje". Apo në një publikim video të fundit, ndoshta në Malin e Dajtit, ku një vajzë me flokë të kuqe kishte frikë nga kuajt dhe një kameraman ndiqte Julin dhe vajzën. Vetëm Juli, ndali disa herë për të nënvizuar pamjen e mrekullueshme që dukej prej aty. Dy bashkëudhëtarët e tjerë, nuk e kishin mendjen. "Njërëzit ngelën në instagram", thotë, "e nuk dinë sa humbin".

Komplimentat i shkojnë edhe gazetarëve, të cilët, edhe pse me pyetjet, gjykimet dhe paragjykimet e tyre, ua “servirin” Julin shqiptarëve që kalojnë pasditet, mbrëmjet para ekraneve ashtu siç është: Një dhuratë jo të zakontë për mendjen dhe shpirtin.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dorjan: 18/02/2021 18:06

    Shkrim shume i bukur....me te vertete qe Juli eshte figure shume simpatike por ne pergjithesi vajzat so e duan bashkeshortin me X5 pavarsisht qe jane ritur me gomar dhe lope ne shtepi. Si Juli ka plot njerez ne bote qe e adhurojne kete menyre jetese dhe ne i shikojme sepse ecin dhe pershkojne shtete ne kembe me biciklete dhe flene me cadra u te munden.

    Përgjigju
  • O Njerez: 18/02/2021 17:22

    Juli eshte nje fenomen. Nje pasuri. Nje gur i çmuar ne ate pak kurore vlerash qe i ka ngelur shqiperise se ngrate. Jete te gjate o Juli Yne e te ndihmofte ZOTI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?