Eksperimentet e UEFA-s me Air Albania, tifozët mbesin jashtë për derbin Tirana-Vllaznia

15 Janar 2022, 19:50| Përditesimi: 15 Janar 2022, 19:53

  • Share

Masat e sigurisë të shtuara janë bërë pengesë qe shumë tifozë të humbasin ndeshjen derbi Tirana-Vllaznia këtë të shtunë në Air Albania.

Për shkak se ekspertët e UEFA-s po bëjnë prova për Conference League, finalja e së cilës do luhet në maj në Air Albania, tifozëve u është kërkuar në momentin e fundit karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për tu futur në stadium.

Për rrjedhojë klubi i Tiranës shpërndau edhe një njoftim për mediat ku thuhet:

"Pershendetje!  Ne prag te ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia klubi njofton te gjitha mediat se kordoni policor nuk lejon tifozerine per tu futur ne stadium. Thirrje qe i behet te gjitha mediave per komunikimin dhe mbulimin e ketij rasti."

UEFA po mban nën monitorim stadiumin duke bërë prova që të jetë gati për në maj për finalen europiane.


Lajmi kryesor:

Dhunë në ndeshjen Tirana- Vllaznia, VIDEO nga momenti kur tifozët marrin fikëset e zjarrit, sulmojnë njëri-tjetrin në Air Albania, ndërhynë FNSH! FSHF dështon para syve të UEFA-s


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?