Fati shpëtoi makinën e Suad Licit, tritoli nuk shpërtheu se u fik fitili (Detajet)

16 Shkurt 2020, 12:35| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 13:33

  • Share

Atentati me eksploziv kundër administratorit të Vllaznisë Suad Lici dështoi se u fik fitili. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që e kanë vendosur autorët, por është djegur vetëm një pjesë e tij dhe është fikur duke bërë që zjarri të mos arrijë deri te kapsolla për të shpërthyer eksplozivin rreth 200 gr C4 që ishte mbështjellë me natriban. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, ndërsa administratori e konstatoi pakon vetëm në mëngjes kur doli nga shtëpia për të hipur në 'Benz'. Ekspertët e xhenios rreth orës 12:00 mbërritën në vendin e ngjarjes në Shkodër për të kontrolluar pakon. Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja theksoi se nuk u krye në vendin e ngjarjes shpërthimi i kontrolluar i pakos nga ekspertët e xhenios, pasi do të analizohet në laborator, ndërsa po hetohet për gjurmët e mundshme të gishtave të autorëve. 


Lajmi kryesor:

Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?