A e njohim ne Europën? Çfarë nuk dimë prej saj? Këto pyetje ngrihen në ekspozitën “Me sytë nga Europa”që ka bërë bashkë katër fotografe, të cilat në objektivin e aparatit të tyre, sjellin zhvillimet sociale të qyteteve edhe periferive. Nën kurimin e Gabi Scardit sjellin histori familjare edhe ndryshime të tjera në vende të thella të Veriut edhe Jugut të Shqipërisë, të Saksonisë-Anhalt, në Polezi të Bjellorusi dhe zonës ku gjenden minierat e qymyrit të Sardenjës.
“Në dhjetëvjeçarët e fundit zonat rurale kanë më pak banorë edhe janë bërë më pak të dukshme, ky është thelbi i temës së kësaj ekspozite, që hapim. Katër fotografet e ekspozitës “Me sytë nga Europa” vendosin në qendër të padukshmit, familjet. Janë familje, që jetojnë në zona të largëta edhe të zbrazta. Prandaj, ekspozita dëshmon veçoritë e këtyre vendeve, por edhe për sfidat ekonomike edhe sociale të këtyre familjeve”, shprehet ambasadori i gjermanisë, Peter Zingraf.
Janë rreth 80 fotografi të ekspozuara, të cilat sjellin jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në këto zona, objektet, arkitekturën edhe peizazhet.
Fotografja Jutta Benzenberg u ka dhënë zë tregimeve të jetës, së njerëzve të harruar në një fshat të vogël të Shqipërisë, fëmijëve dhe jetës së tyre të përditshme, që janë të braktisur në periferi të qytetit, ndërsa në Gjermani ajo sjell një tjetër anë të panjohur të atdheut të saj të vërtet, Bitterfeld Ëolfen dhe Halle në shtetin gjerman lindor SaksoniaAnhalt.
Andrei Liankevich ka ndalur tek jeta e të moshuarve, veçmas grave, që janë vendosur në Polesi të Bjellorusisë, dhe tek jeta e minatorëve të Sardenjës, duke ndalur veçanërisht tek lidhja e ngushtë, e familjeve, që kanë me minierat. Traditat e burrave edhe grave në këtë vend artistja i alternon edhe me traditat e këtij vendi, që vijnë të rizbuluara nga e shkuara e minatorëve sardë.
Livio Senigalliesi sjell vende të Bjellorusisë edhe Italisë, që kanë ndalur në kohë, ndërtesa industriale, objekte të braktisura, besime dhe rituale të trashëguara, edhe ish punëtorë të minierave. Këto imazhe sjellin një tjetër realitet, që ka mbetur në kohë, larg atij modernit.
Mila Teshaieva sjell kujtesën kolektive edhe atë individuale në Europë, veçmas Gjermaninë edhe Shqipërinë, ndryshmet në infrastrukturë dhe ekonomisë.
Ekspozita pas datës 18 tetor do të udhëtojë për në Minsk.